Kadare: Otomanët na shpëtuan nga sllavët? Kjo është groteske ta thuash

Postuar në 17 Qershor, 2013 11:19

Agjencia e lajmeve Deutsche Welle në gjuhën shqipe njofton për një takim që Ismail Kadare ka patur në Këln, me lexues shqiptarë e gjermanë. Një nga argumentat e bisedës ka qenë “pushtimi otoman”, për të cilin vetë Kadare ka thënë të vetën në më shumë se një rast. Ai ka mbajtur një qëndrim publik edhe lidhur me tezën e rishikimit të historisë së marrëdhënieve të shqiptarëve me pushtimin otoman pesëqind vjeçar. Dhe aty bën ndonjë saktësim: “Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë”. Këtë ‘teori’ që ka dalë tashmë në skenën shqiptare Kadare e quajti ‘filozofi e robërisë’. Ndërsa teorinë tjetër, atë që thotë se otomanët e shpëtuan Shqipërinë nga sllavët, Kadare e cilëson “të pabesueshme nga ana logjike, nga ana psikologjike, groteske, të paimagjinueshme nga fillimi deri në fund”.

Në këtë diskutim e sipër, ai foli dhe për gjuhën e ndaluar shqipe: “Gjuha shqipe në Europë është e vetmja e ndaluar me ligj për shekuj të tërë. Nuk ka një gjuhë tjetër indo-evropiane që të ëketë qenë e ndaluar si shqipja, dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historiografia shqiptare”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

...pa diskutim IKadare eshte i madh,shume i madh ne tri dimensionet.

Ne duhet te jemi krenar per dy heronjte me te medhenj te Shqiperise,per Gjergj Kastriotin dhe Ismail Kadarene.

Submitted by Muzaka (not verified) on

Kete ligjin e ndalimit shekullore te gjuhes e permendin, po askush nuk e citon as me date as me hic. Kur ka dale ky ligji i gjuhes, ne cfare shekulli, nse ka dale ndonehere?

Pse osmanet nuk ndaluan sllavishten e shkruar, greqishten e shkruar, armenishten e shkruar e me rradhe, po ndaluan shqipen? Pergjigja eshte e thjeshte: na kishin inat. Po si mund te ndalohet te shkruhet nje gjuhe e pashkruar? Greket e sllavet jo vetem qe e shkruanin gjuhen, po edhe fisniket shqiptare ne greqisht, gjuhe latine e sllave i shkruanin dokumentet e veta. Pse Muzaka i shkroi kujtimet per femijet e vet italisht e jo shqip? Pse u ruajten Kodiket e Beratit shume me teper se 5 shekuj e nuk u ruajt nje cope leter e shkruar shqip? Kur u strehuan mbrojtesit e Shkodres ne Itali, moren edhe kembanat e ikonat me vete, po pse nuk moren nje liber shqip?

Le te flasin gjithe diten, po faktet e thjeshta historike jane se libri pare shqip i 1555 u shkrua gjate sundimit osman, jo me pare, dhe shkolla e pare shqipe u hap gjate sundimit osman, sigurisht pas shume veshtiresish e sakrificash, se ceshtja nuk ishte me kulturore, por politike  Bejtexhinjte shkruanin shqip e nuk i denoi njeri pse shkruanin shqip.

Submitted by Minella (not verified) on

More po si s'u gjet një kishë në gjithë këtë territor shqipfolës të ketë shkruar një epitaf shqip; greqisht e sllavisht ke me dhjetra, po në shqipe një të vetme s'e gjen. Pas 1555 flas, të kuptohemi, se më parë as që bëhet fjalë.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Duket ashiqare qe ti nuk e njeh fare gjuhen shqipe ! Gjuha mor ti djale , nuk eshte tingull ! Gjuha eshte psiqike ! Tinguj nxjerrin dhe degjojne edhe kafshet ! Por sic duket ti persa i perket gjuhes shqipe qenke ne nivelin e kafshes !

Te lutem mos ma merr si fyerje ....!

Submitted by Lleshi (not verified) on

Ndalimi i gjuhes shqipe nuk eshte ceshtje inati ! Ku je duke luajtur me kalamajte e lagjes ? A mundet nje individ qe arrin te shkruaje dhe kendoje te kete nje nivel inteligjence si i yti ?

Ai vendim qe kerkon ti , per ndalimin e gjuhes shqipe , eshte shume i vjeter dhe ka shume nenshkrues , perfshi Vatikanin dhe Patriarkanen brenda , edhe disa te tjere , prandaj nuk behet publik ! por ajo qe eshte kryesorja , nuk eshte se ka firmat e tyre , por shkaku perse eshte ndaluar !

Tani meqenese mendimi yt nuk arrin te kaloje mendimin e nje femije 2 vjecar , "per pune inati" , a mundet te vrasesh mendjen se "Cfare iu prishte gjuha shqipe qarqeve ndekombetare ?" "Perse u lodhen keta pushtetare gjigande te merreshin me gjuhen e nje populli te "pakulturuar" , "te padegjuar" dhe qe "nuk ka bere asgje ne histori" ? Po masakrat masive per zhdukjen fizike te ketij populli , sic nuk ka shembull tjeter ne Europe , perpos Nates se Shen Bartolomeut , si ka mundesi "nuk i ka pare" dhe "nuk i ka degjuar kush " ? Pra per cfare arsye duhej dhene kompromisi ?

Lodhe pak mendjen......

Submitted by petrit (not verified) on

Sa per info, kosova nje pjese e shqiperise veriore dhe shkupi me rrethine ishin nen mbreterine serbe 200 vite rresht deri sa erdhen osmanet dhe ndryshuan rrjedhen e historise

Submitted by Lleshi (not verified) on

Sa per info edhe ti , deri ne vitin 1912 territori shqiptar ka qene nen sundimin osmano-turk !Kur erdhi Ismail Qemali ndryshoi rrjedhen e historise , i ktheu turqit ne shqiptare .....! Ha......ha.....ha......

Si ju mban toka mer aman , po si nuk me rastisi te degjoja nje turk apo grek te mencur ! E kishte mire ai i ndjeri  babai im , kur sa here donte te vinte ne dukje budallallekun tim me thoshte :"O turceli...." . Ishte dhe musluman i ndjeri !

Submitted by Milano (not verified) on

Nje pensionist i rrjedhur nga trute qe kur la profesionit e tij te shkrimtarit duke i rene meqafe atij te historianit...

Submitted by bbb (not verified) on

Kadareja ka 100000% te drejte...Keta turkofilet e Kosoves duhet ti vene gishtin kokes. Otomanët na shpëtuan nga sllavët?  Eshte si puna e shprehjes...Per inat te sime vjehrre( sllaveve) po shkoj tek mullixhiu(turku)... E turpshme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.