Bëhet e gjallë një kompani tjetër italiane, Euromedia Research, dhe nxjerr PD-në 5,5% para PS-së në Tiranë

Kompania IPR Marketing ka publikuar mbrëmë sondazhin e fundit të vetin para ditës së votimit. E majta, sipas kësaj kompanie që ka bërë disa sondazhe në funksion të këtyre zgjedhjeve (që të gjitha të financuara nga Ora News), vijon të ruajë një avantazh të qartë në shkallë nacionale. Koalicioni PS+LSI-parti të tjera është 6 pikë përpara (51%-45% është rezultati). Është bërë një sondazh edhe në Elbasan, nga ky rezulton se opozita merr 8 mandate kundrejt 6 mandateve të maxhorancës.
Po mbrëmë, është bërë e gjallë një kompani tjetër sondazhesh, dhe për këtë njofton Mapo e Panorama. Është gjithashtu italiane Janë tre kompanitë e përtej Adriatikut që janë përfshirë në këtë fushatë; e treta është Instituti ‘Piepoli’). Fjala është për kompaninë Euromedia Research, të drejtuar nga Alessandra Ghisleri, një person shumë i afërt me Silvio Berlusconi-n. Kjo kompani ka bërë një sondazh për Tiranën, dhe nga ky sondazh rezulton që PD-ja është rritur me 5% në kryeqytet në krahasim me vitin 2009.
Nuk thuhet se kush e financon këtë sondazh.
Re.Pu.
Comments
Kjo kompani me mire ta

Kjo kompani me mire ta ndryshoje emrin ne "Podesta d'Italia" pasi i ngjaka shume asaj te SHBA-se.

IPR Marketing e nxirrte PD-ne

IPR Marketing e nxirrte PD-ne me 14 mandate ne Tirane, kurse "Podesta d'Italia" e nxjerr me 17. E para e ka provu veten ne 2009-en kur i ra ne koke rezultatit ne Tirane dhe ne gjithe Shqiperine. Kurse "Podesta d'Italia" i ka marre te dhenat nga Gani Bobi...

Nuk e kuptoj, pse kjo

Nuk e kuptoj, pse kjo kompania Euromedia Research, e nxori rezultatin ne Tirane, 17 deputete PD dhe 15 PS. Me sa duket porositesit qe jane shqiptare, nuk e dine se ne zgjedhje mer pjese edhe LSI, PDIU, FRD, etj. Habitem gjithashtu se kush e pengoi kete kompani ta nxjerre rezultatin 30 me 2 na favot te PD...

ne tere ato statistika qe kan

ne tere ato statistika qe kan bere eshte e vetmja qe dele e thote qe PD eshte para !! po faktet flasin qe saliu ska shance ksaj rradhe te fitoj dhe kjo tregohet qarte nga atmosfera e madhe dhe e bukur qe po krijohet nga PS dhe RILINDJA e madhe !! do jete fitore e PS majeni men kjo eshte sigurt dhe ai 5.5% ndoshta do jete qe do fitojn gjithsej te PD se per te dale para sbohet llaf

Para finishit jemi dhe

Para finishit jemi dhe tifozat nga tribuna bertasin, hedhin shishe plastike, fishekzjarre, fershellima, ovacione...

Kalliri i grurit duket i plote po te shohim kur ta shijme se mos na del i mpite e s'ka peshe...

Mbase e financojne firmaet e

Mbase e financojne firmaet e ndertimit qe tashme i kontrollon Basha dhe jo Rama?

Add new comment