Axhendë e ngjeshur mediatike e Berishës...edhe në Top Chanel, megjithëse ishte betuar se nuk do të shkelte kurrë aty

Postuar në 17 Qershor, 2013 10:50

Krahas axhendës së ngjeshur të mitingjeve përmbyllës të fushatës elektorale, në ditët e pakta që kanë ngelur deri në heshtjen zgjedhore, Kryeministri Sali Berisha ka hartuar edhe një axhendë tjetër të ngjeshur, atë mediatike. Lajmi bëhet i ditur nga Noa.al.

Pas “Zonës së Lirë” dhe “Apartamentit 2XL” , ai me datën 20 do të shkelë betimin që kishte  bërë për të mos vënë këmbë në Top Chanel dhe do të jetë përballë gazetarit Sokol Balla në emisionin “Top Story” të këtij televizioni. Më pas, të premten, pas mitingut përmbyllës në Tiranë, në orën 21.00 të 21 qershorit, Berisha do të jetë në një emision special te “Opinion”, i ftuar i gazetarit Blendi Fevziu, për të përmbyllur kështu pak orë para heshtjes elektorale, që nis në orën 00 të datës 22 qershor, fushatën tejet të ngjeshur për zgjedhjet e 23 qershorit.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

... dhe ne daten 24 Qershor ne Sharre, per intervisten e fundit, para te plotfuqishmit!

Submitted by ID (not verified) on

Epo normal qe do jete tani se i duhen votat dhe do shkoje te flase kudo te mundet. Vetem shpresoj qe Sokol Balla mos te ekzaltohet shume nga ardhja e Berishe aty dhe te beje pyetje te rendesishme dhe qe lidhen me ceshtje si Gerdeci, 21-janari etj.

Submitted by Lymi (not verified) on

Do i sygjeroja Kol Balles te shikonte edhe nje here emisionin e Fevziut javen e kaluar me Edi Ramen dhe hijenat e Saliut javen e kaluar. Ose emisionin koreanoverior te Artur Canit me vicidolasin. Dhe pastaj, po te doje, te vendose per fairness dhe standarte gazetarie...

Submitted by Mali i Zi (not verified) on

a na that qe jane prishur keq me fevziun ...hahha sa te medhej qe jeni,po tju besoj njeriu ju hahah

Submitted by ID (not verified) on

Nuk eshte prishur perfundimisht me Fevziun, po ka nje thyerje midis raporteve te tyre dhe nuk me eshte me gazetari i preferuar i Saliut. Fevzo eshte afruar me Ramen kohet e fundit, prandaj Saliun e ka kap inati, qe te"darka e gabuar", e mban mend?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.