Update: protestuesit nuk e lëshojnë Parkun Gezi pavarësisht premtimeve të Erdogan

Postuar në 15 Qershor, 2013 08:32

Protestuesit turq kanë refuzuar ta lirojnë Parkun Gezi të Stambollit edhe përkundër lëshimit nga ana e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan.

Sot, protestuesit vendosën të mos lëshojnë pe, edhe pse Erdogan premtoi që do të zhvillohet një referendum mbi parkun. Vendimi i së shtunës mund të bëjë që përsëri policia të ndërhyjë në atë që tashmë është një përballje e madhe mes protestuesve dhe qeverisë."Ne do të vazhdojmë rezistencën tonë përballë çdo padrejtësie që po ndodh në vendin tonë," tha grupi i Solidaritetit të Taksimit, që shihet si grupi përfaqësues për shumicën e protestuesve.

Vendimi i tyre erdhi një ditë pasi Erdogan u takua me grupin, së bashku me artistë dhe aktorë. Erdogan kishte pranuar të vonojë rizhvillimin e Gezi Park në pritje të një vendimi të gjykatës mbi ligjshmërinë e saj. Ai tha gjithashtu se një referendum do të mbahet për të përcaktuar fatin e parkut, edhe nëse gjykata vendosi në favor të rizhvillimit. Po sot, Abdullah Gul, presidenti i Turqisë, shkroi në Twitter se "çdokush tani duhet të kthehen në shtëpi", duke këmbëngulur se "kanale për diskutim dhe dialog", janë hapur tashmë.

Ne.Su.

Comments

Submitted by Ekonomisti (not verified) on

Eshte mese e qarte, qe gjithcka kunder Erdogan e Turqise, eshte e organizuar dhe mbeshtetur nga KRIMINELET BANKARE NDERKOMBETARE QE SUNDOJNE CDO KOMB PERMES KREDIVE SHTYPESE TE TYRE;
menjehere sapo Turqia shleu 100% te Borxhit te Jashtem ne Prill 2013.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Shlyu o nuk shlyu borxhin Turqia e Erdoganit, kjo Turqia e Erdoganit shkele te Drejtat e Njeriut.

Njeriu se pari kerkon LIRINE DHE TE DREJTAT   e veta.

Pa LIRI njeriu asht nji kafsh, te cilen mund ta ushqesh ose mund ta mos e ushqesh.

Submitted by L, (not verified) on

Erdogani beri ne 10 vjet ate qe Turqia s'e beri per 50 vjet. Shteti turk eshte drejtuar nga nje kaste gjeneralesh te korruptuar, te cilet kane shkelur te drejta njeriu me te dyja kembet. Dhe Europes nuk eshte se iu be shume vone per kete. Ne vitet '80 - '90 ka perdorur policia dhune mbi protestueset femra sa me s'behet, po nuk kemi pare te kishte atehere ndonje sensibilizim nga shtetet perendimore apo gazetat kryesore, si tani.

Nese Turqia ka shlyer borxhin e FMN kokerr me kokerr, kjo perben problem per te (FMN) qe i mban shtetet te lidhura mbas kularit te borxhit. Dhe Turqia po i del nga vatha dhe hapin keto historira me te drejta njeriu, per te cilat as qe iu behet vone as Europes dhe as Amerikes, perderisa me vite me rradhe kane perkrahur e kane bere marreveshje me diktatore, sa kane dashur. Nese ne Turqi ka shkelje te drejtash njeriu, turqit do te dine t'i kthejne vete ne vend, sepse eshte nje shtet qe voton dhe ate qeveri e ka ne krye prej votave te veta. Gazeta The Economist shkruan se sikur te beheshin zgjedhjet perseri, Erdogan fiton prape.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.