Edi Rama në Bugajski Hour: Vëzhguesit kanë qenë spektatorë në një mort

Postuar në 15 Qershor, 2013 15:06

Edi Rama ka qenë në Bugajski Hour, dhe biseda ka shkuar tek vëzhguesit ndërkombëtarë, për të cilët Rama tha se ka “një këndvështrim të përzier”. Dhe sqaroi: “Unë i kam parë [monitoruesit] të dështojnë në vitin 2009. I kam parë ata të bëjnë një punë të jashtëzakonshme në vitin 2011. Pra, s’e di se si funksionon. S’e di përse. Por kam parë dy përvoja të ndryshme. Shpresoj se kësaj here, do të kemi një përvojë të ngjashme me 2011-n, dhe jo me 2009-n. Kam kujtime mjaft të mira me kreun e Misionit të ODIHR-it, Jonathan Stonestreet. Njeri tejet mbresëlënës, tejet objektiv, tejet i hapur, tejet i fokusuar, dhe, ç’është më e rëndësishmja, me një respekt të lartë, jo ndaj disa standardeve të caktuara, por ndaj standardeve.”

Dhe në fund ka bërë një saktësim: “Nuk besoj në monitorim në termat e nevojës për të parandaluar atë që mund të ndodhë. Sepse ajo çfarë ka ndodhur më parë ka qenë gjithnjë një fakt i kryer. Një fakt i kryer i shoqëruar me një ndjesi të tmerrshme dobësie nga ana e komunitetit ndërkombëtar përballë asaj që ka ndodhur. Pra, monitorët më duken si spektatorë në një mort.”

Biseda është, në fakt, shumë e gjatë se sa kaq, dhe me një fokusim të plotë në të gjitha argumentat e zgjedhjeve, të fushatës, të programeve, etj. Të gjithën mund ta lexoni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/06/15/intervista-edi-rama-sbesoj-ne-monitorimin-e-zgjedhjeve-ne-shqiperi-me-duken-si-spektatore-ne-nje-mort/

Re.Pu.

Comments

Submitted by LORA (not verified) on

Me ne fund duhet te ngulitet thellle ne tru qe protagonistet e mbrojtjes se votes

duhet te jene shqiptaret dhe vetem ata;sepse vezhguesit kane qene,jane e do te mbeten

spektatore morgu.Vetem duke bere me dashuri te zotin e shtepise sone,Shqiperi,nuk do

do te lejojme askend te tallet me refrenin e "zgjedhjeve me te mira se para-ardheset por

jashte standarteve te mirefillta demokratike",ose refrenin poshterues te progresit "nje hap

para e dy hapa prapa.FORCA,shqiptareve ne shumice,per kryerjen e detyres se te zotit te shtepise!

Submitted by a.n (not verified) on

M'u kujtua dhe desha ta ndajme bashke :

Dy amatore peshkatare gjuanin me grep tek liqeni, tek liqeni yne i thare.Njeri zere ndonje cironke e hidh ne nje kosh pas shpine, i beri caze. Tjetri sa here kapte ndonje e hiqte nga grepi dhe e hidhte serish ne liqen. I pari e pa disa here kete veprim dhe i thote :

-Pse i hedh peshqit ne uje ?! Une me to ushqej kalamajte.

-C'ke ti ?!...Une kenaqem vetem me proceduren; hedh grepin i kap,i heq nga grepi e i hedh perseri ne uje.

-Ti e paske ne terrezi. Une i shkreti kam tete goje qe presin nga une e nga keto cironka.

-Kaq shume i dashke kalamajte qe ke bere tete ?!

-Jo,jo xhanem...por une u kenaqa vetem me proceduren...

Submitted by davidi (not verified) on

anglishten e rames, po ta zhvishje nga theksi, dilte gati gati si e sales

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.