Rama jep një shpjegim të termit “Shpellarë” (me origjinë Berishën)

Rama i është rikthyer sot termit ‘shpellar’, ndoshta i motivuar dhe nga tema që i ka mbledhur socialistët sot në Pallatin e Kongreseve, “Tirana të gjithëve”.
Në këtë “Kënd Fjale” (por me 2 mijë të pranishëm) Rama përveçse e quajti gënjeshtar Berishën (për punën e “shpellarëve”), por e akuzoi edhe se ai vetë do t’i bëjë të ndjehen si të izoluar, që t’i mbajë në “luftë” me vendalinjtë.
Ai shtoi edhe se, “largohem nga Shqipëria dhe ju kërkoj ndjesë të gjithë shqiptarëve dhe ju zotohem se nuk kthehem më nëse e kam thënë.”
“Të gjithë ardhurit në Tiranë me qeverisjen tonë do të ndihen për herë të parë në vendin e tyre, dhe jo si të huaj, sepse është ai që ju do që të ndiheni si të huaj, që të urreheni me ata që janë këtu. Do t’ju kundërvejë me ata të tjerët, që në fakt ju kanë hapur derën dhe ju kanë mirëpritur. Historia e Tiranës nuk ka filluar në 90, po kështu ka qenë denbabaden, ka pasur shkodran, dibranë, etj., ka pasur të ardhur, është historia e Tiranës autoktone, këtë histori ne e njohim mirë, por Saliu s’ka si ta njohë”- ishte pjesë e fjalës së Ramës në takimin që pritet të vazhdojë deri pasdite.
Ja.Se.
Comments
ik ore i mbaruar

ik ore i mbaruar

do kete thene"jane te

do kete thene"jane te shplare",jo shpellare,ngaqe ai shoku i Saliut tha"kokepalare".

Të gjithë do t’i kënaqë me

Të gjithë do t’i kënaqë me gënjeshtra Edi Rama, mjafton që t’u marrë votat.

Te nderuar cecene, nuk ju kam

Te nderuar cecene, nuk ju kam thene se jeni shpellare...

Tani qe i duhet vota e
Tani qe i duhet vota e shpellareve, malokeve, bathoristeve, ceceneve kerkon te fshehe pak ate superioritetin prej "qytetaresh" qe propagandojne shume tifoze te PS-se.
Nick name yt eshte shpend

Nick name yt eshte shpend grabitqar qe kendon naten si kukuvajke.

Une nuk e di se nga e

Une nuk e di se nga e nxore kete por po te sqaroj se ky nuk eshte nickname por emri im dhe se dyti domethenia e emrit tim eshte shume larg kesaj qe thua zotrote. Provo te perdoresh google dhe do t'a zbulosh vete.

Sa per shpend grabitqare e kukuvajka i je drejtuar personit te gabuar.

Add new comment