Sondazhi Piepoli: Koalicioni i partive të majta në nivelin e 2009-ës; FRD gërryen elektoratin e koalicionit të djathtë

Instituti Piepoli, i njohur në Itali për sondazhet që zhvillon për Televizionin RAI, publikoi sot në Vizion Plus sondazhin e 3-të për gjithë Shqipërinë, si dhe sondazhin e 2-të për Tiranën. Si edhe para dy javësh, Piepoli e zhvilloi sondazhin nëpërmjet anketimit telefonik të një kampioni prej 1000 të anketuarish në rang kombëtar dhe 1000 të anketuarish në qarkun e Tiranës. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për të dyja kampionet ishte +/-3%.
Rezultatet e të dy sondazheve (kombëtarit dhe të qarkut Tiranë) janë të ngjashme. Në rang kombëtar, koalicioni i majtë ka epërsi 51%-42.5%, ndërsa në qarkun e Tiranës ka epërsi 51.5%-42%. Partitë që sot janë në koalicionin e majtë arritën nivelin 51.4% në vitin 2009, si në rang vendi edhe në qarkun e Tiranës. Pra, janë praktikisht në të njëjtin nivel edhe sot. Ndërsa partitë që sot janë në koalicionin e djathtë arritën nivelin 48.6% në vitin 2009, si në rang vendi edhe në qarkun e Tiranës. Rënia e ndjeshme e kuotave të koalicionit të djathtë shpiegohet kryesisht me rrjedhjen e elektoratit të djathtë drejt FRD-së, e cila ka një përkrahje prej 4% në Tiranë dhe 3.5% në rang vendi.
Sidoqoftë, 10% e të anketuarve që do të marrin pjesë në zgjedhje, sipas Piepolit, janë ende të pavendosur. E përkthyer në vlerë absolute, kjo do të thotë se rreth 110 mijë votues në rang vendi dhe rreth 22 mijë në qarkun e Tiranës janë të vendosur të marrin pjesë në zgjedhje, por nuk kanë vendosur ende se për cilën parti do të votojnë.
E.Zaloshnja
Comments
kur krahason koalicionin e

kur krahason koalicionin e majte sot, dhe ne 2009, si e llogarisni LSI? do isha shume kurjoz te kuptoja. flm

"Partitë që SOT janë në
"Partitë që SOT janë në koalicionin e majtë arritën nivelin 51.4% në vitin 2009, si në rang vendi edhe në qarkun e Tiranës".
Edhe pak dite dhe vijne

Edhe pak dite dhe vijne zgjedhjet dhe do shihet, boll i dhane para Piepolit per keto sondazhet.

Keto sondazhe jane

Keto sondazhe jane thjesht p... me rigon

Add new comment