Ardian Vehbiu: “Ofertat politike janë njësoj? Ok, por rotacioni është më i mirë se permanenca”

“Dyzimi votës” e ka titulluar shkrimin e vet Ardian Vehbiu, të publikuar si gjithnjë në Peizazhe të Fjalës. Dhe në shkrim merret me tezën e “votës së bardhë” që është bërë objekt diskutimesh në agorën mediatike të Tiranës. Dhe del kundër saj, duke preferuar rotacionin mes dy ofertave të njëjta në vend të permanencës së njërës prej tyre: “E kuptoj se mund të arsyetohet, se pala e Berishës dhe pala e Ramës janë të barasvlershme dhe shprehje të të njëjtave patologji prej të cilave vuan sot politika shqiptare; por kjo nuk do të thotë aspak, ipso facto, se permanenca dhe rotacioni janë gjithashtu të barasvlershme”.
Këtë ide e shpreh dhe në një formë disi algjebrike, ku ofertat politike i thërret me A e me B: “Edhe sikur A dhe B të jenë të barasvlershëm politikisht dhe moralisht, përsëri fakti që, po fitoi A do të kemi vijueshmëri të kuadrit në pushtet, ndërsa po fitoi B do të kemi, përkundrazi, një ndërrim të këtij kuadri, do të mjaftonte, si argument, për të votuar B-në; në rrethanat kur biem dakord se A-ja ka pësuar fiasko tashmë në timon, sikurse duket se mendojnë edhe përkrahësit e votës zero, votës së bardhë, votës me kryq dhe grevës së votes”.
Shkrimi i plotë mund të ndiqet në linkun http://xhaxhai.wordpress.com/2013/06/12/dyzimi-i-votes/#more-12901
Re.Pu.
Comments
NE ATO ZGJEDHJET E 1996 more

NE ATO ZGJEDHJET E 1996 more me rrethuan brenda parkut rinia ne fier tre te panjohur disa dite para zgjedhjeve me thane do votosh per saliun, ti komunist muti?i fola ca fjale ne< gjermanisht> me thane.kujt i flet ne gjuhe tehuaj ti? ne kemi listat ne xhep pse kot vijme tek ty ne.ishin jo me shume se 25 vjec.i thashe une ,ku e dini qe jam komunist une .kemi listat nga mbledhja e lagjes me thane.i them une po belulit i thashe ne nje bisede qe jam me gjermanin.e he tha kush i ha ato.legen muti familje me lapidar ne shtepi ti .voto per pd qen me thane dhe iken.kesaj i thone...... .kemi patur nje pjese teatrale ne fier ate ku luante ai sheqaraku gjergji.hajde komb hajde.megjithese frike mora shume kur "KOMUNISTI "BILAL NE NNN DHE NASHUA PO INNN SHKAKTARET AUTENKTIKE TE GERDECIT KISHIN HAPUR NE NDERMARJE KURSE PER MESIMIN E GJUHES RUSE PER GRUPIN "LAM"I IDEUAR NE BASHKEVEPRIM ME HETUESINE E FIERIT(1987)PER TE SHMANGUR NGA AJO BOTE ATA QE E KISHIN SERIOZISHT ME PUNEN ESHTETIT>ATA KISHIN PROGRAMIN NA DUHEN PARA ME CDO MENYRE>.KY GRUPI "LAM"qe sot mbetet akoma ne pritje te sqarimeve per ato letrat portokalli ben sikur nuk kupton se une skishja cti beja me shume sozise tende se sa ta sqaroja me ate menyre duke provuar me shume se sa kohe kisha qe isha shnderruar ne peng te sozise tende.DHE KY KA QENE SHKAKU I PRISHJES ME SOZINE>TE KUPTUARIT QE KISHA RENE PENG>KJO ESHTE BESNIKERIA E ATYRE QE ME PRITEN>kur mbaron lufta midis PD-PS FILLON LUFTA BRENDA LLOJIT PS-PS_PS.TURPI ISHTE I SOZISE DHE I ATIJ SHoKutT TE TIJ QE ME SOLLEN NE POLIKLINIKE TE BURGOSURIN DHE POLICIN.UNE NUK JAM DESHMITAR LEGAL OSE ILEGAL I ASNJE NGJARJE NE FIER.KETU FILLON DHE HISTORIA E PORTOKALLISE>.besoj se reshjet ne shqiperi vazhdojne

pasi vendosa qe te kthehesha

pasi vendosa qe te kthehesha takoj rastesisht nje doktor nga qyteti i origjines tende fisi i kengetarit .i kam lare corapet ne hotel ne kembim te qendrimit nje nate ne dhomen e tij te hotelit pasi ishte i ftohte teper i madh jashte nuk mund te qendroje dot, ejo me te punoje.pyete pak te lutem.mbasi isha ne pritje te biletes se kthimit me ne fund u ktheva ne shqiperi dhe marr vesh qe po ajo kompani transporti qe me kishte sjelle kallepet per te punuar po ajo solli vetem ne 1991 vetem 6 metra larg shtepise sime LETRAT E GRISURA PORTOKALLI(OSE HISTORINE E TYRE) DHE ELEKTRO SHTEPIAKE tek njeri nga furrat e mundshem ku mund te me kremonte grupi LAM.ne shkurt1992 mbrita ne shtepine time.ne korrik 1992 u largova ne greqi ku sic te thashe kishte mbritur historia e letrave.(edhe ne greqi). ne greqi gjeta po ate lloj kenge DHIMOTIKO MUSIQI APO TIN KRISTO PAPAS(KRISHI AVGJI),DHE KENGEN E RUSHAN_HEQIMIT PO FOLE ""PATOMUSHTA" NE TA BEJME BAM_BAM ME GRUSHTA>(EFEKTE ANESORE TE LETRAVE PORTOKALLI).KY BIZNESMENI I FIERIT MBANTE ME INFORMACION NASHON NR2 -NASHO n e greqise.NASHUA NR1 AI I zaho kokes bilali, biznesmeni dhe bashke me ta PASKALINA furnizonin me informacion LAMPSAKOSIN.u ktheva ne 1994.dhe po shikoja c'mund te beja te filloja pune.kenget o komunist do t'ju bejme shurren ne koke te gjithe juve te lagjes 1maj(SINDRO etj vazhdonin.ne 2003 vjen nje grup nga vendi ku une kisha qene ne 1991,dhe kerkonte te hapte ne fier nje biznes dembelesh.rruget e bashkise doti benin parking.keta perfaqesonin hapjen zyrtare te "SEZONIT FIKS_FARE PORTOKALLI'bashke me ta dhe SHTABI-MASSTAB-I anonim (SHUMICA E ELEMENTEVE TE TE CILIT ISHIN ANETARE TE HESHTUR TE PA DEKLARUAR TE GRUPIT LAM PASI KISHIN QENE NE PERFITIME DIREKTE NGA AKTIVITETI I GRUPITLAM)(GRUPI I KISHTE ELEMENTET NGA FIERI NE DURRES) po hapnin letrat.nuk e di ne se te kujtohet SAIMIRI I FIKSIT QE BERTISTE NICHT GEFUNDEN,NICHT GEFUNDEN.(LETRAT U GJETEN LEGEN ,SPIUN NE NUK JEMI HAJDUTET0pastaj kenga E gentit te fiksit TEK SHESHI TEK SHESHI E HODHEM QELBESIREN.

arkitekti ishte shume aktiv

Shume dakort pra, pervecse

Shume dakort pra, pervecse nje rotacion per hir te rotacionit nuk ka argument tjeter Rama me ardh ne pushtet. Kete po themi dhe ne.

Vetem gjynah qe per ti dhene force ketij argumenti nuk mbeshtet fort dhe rrotacionin pas 3 mandates, jo dy, te Bashkise se Tiranes ne 2011 ndaj nje njeriu qe ishte kryetar partie tashme dhe me syte te kryeministria e jo te bashkia.

kjo juk eshte e vertete! Kete
kjo juk eshte e vertete! Kete e thone vetem ata qe duan Ramen e PS, jo Shqiperine! Ka edhe nje opsion tjeter me te mire qe te votohet Obama, Mickey Mouse apo Scharzeneger apo kedk aktor favorit filmi, etj. Nese te gjithe e bejm kete do te behet e mundur qe kjo klase politike te zhduket. Nuk mund te votojme per te njejten njerez e te presim duke u falur ndryshimin.
Vehbiu humb besueshmerine

Vehbiu humb besueshmerine e tij ne momentin qe ka deklaruar tendencen e tij politike, prandaj meqe tani ka dale qarte se Rama nuk ka per te sjelle "Rilindje" por ne rastin me te mire nje "Riperzierje" atehere luan, si shume mbeshtetes te tjere te majte, karten e rotacionit.

Shume drejt Albi ve ne dukje me siper se nese me te vertete flitet nga pozicione asnjanese, koncepti i rotacionit duhej te ishte vene ne dukje edhe ne zgjedhjet vendore.

Megjithse dihet se Vehbiu

Megjithse dihet se Vehbiu eshte koke e kembe i Rames, ne kete shkrim padashje i ka bere nje nder te madh Berishes dhe tezes se rrotacioni politik s'ka perse te ndodhe. Se pari Vehbiu pranon plotesisht se Rama dhe Meta s'kane moralin per te fituar. Jane moralisht njelloj, sipas Vehbiut, me Berishen. Por pa pasur nje avance morale, ne politike zor se fiton. E meqe Vehbiu nuk gjen avance morale, kerkon ate algjebrike (??). Ne fakt ketu s'hyn algjebra. Vehbiu me shume ka perdorur metafiziken. A e barabarte me B, por meqe B me e re se A (ne pushtet), atehere B me e madhe se A, e keshtu PS bashke me LSI fitojne. Koalicioni i majtet do te sjelle kuader te ri keshtu eshte me i fresket dhe prandaj duhet rrotacioni. Por kjo qe thote profesor Vehbiu mund te shihet ndryshe nga shumekush. Kuadri i ri i ujqerve qe do te vijne do te jete shume i uritur. Pse te mos mbajme kuadrin e te vjeterve te cilet te pakten duhet te jene te ngopur dhe kane shanse me shume per tu permiresuar??? Kjo ne fakt s'eshte llogjika e imja, por rrjedh nga algjebra e Vehbiut. Per mua nje pale qe te fitoje duhet te kete moralin te fitoje. Shkrimi i Vehbiut calon nga morali.

Ky është arsyetimi për rastin

Ky është arsyetimi për rastin më të keq, në vendin e atyre që mendojnë me dyshim, se po të të thoshte : "Për mua do të ishte më mirë etj.", ti si Salist që je do të thoje : "ik mër analist i njëanshëm", pavarësisht argumentit që do të jepte. Tani po e deformon arsyetimin e tij, a thua se është bindja e tij kjo.

E para qe keta ujqit e vjeter

E para qe keta ujqit e vjeter nuk kane te ngopur. E dyta, rotacioni eshte i domosdoshem per te mos perfunduar ne nje diktature de fakto.

Ta levizim rroten apo mos ta

Ta levizim rroten apo mos ta levizim? Lubonja

Rotën e shpikim nga fillimi

Rotën e shpikim nga fillimi aq hërë sa e lyp nevoja. Sot, për shembull, duhet të kujtojmë të gjithë së bashku, njëzëri dhe kurdoherë '44.

Rast i mirë për të qarë së bashku të gjithë të rënët tanë, ata me pushkë dhe ata pa pushkë.

Add new comment