Një amerikan shan Kadarenë. Mediat hyxhym për ta publikuar!

Postuar në 12 Qershor, 2013 06:40

Publicisti amerikan, Stephen Suleyman Schwartz  (i konvertuar në islam) ka dhënë një intervistë për telegrafi.com ku thotë se ka në plan të lërë Kaliforninë për t’u zhvendosur në Kosovë. Kjo intervistë është përcjellë dhe nga mediat e tjera. Në të, bie në sy fakti që ai është kritik i Kadaresë (?!)

Për të cilin thotë se nuk do ta fitojë kurrë çmimin Nobel.

“Kadare ka shkarravitur kryesisht noveleçka që vlejnë vetëm për lexime pushimi. I pajisur me një thesar të peizazhit shqiptar, të kulturës dhe historisë, ai është i paaftë të zhvillojë karaktere apo të ndërtojë narracione imponuese. Ai ishte dhe është një therrë e ngritur në pozitë të lartë nga ana e Enver Hoxhës. Hoxha ka vepruar sikur të thoshte se ‘Shqipëria fillon me mua’, dhe Kadare ngjashëm e paraqet veten sikur thotë se “letërsia shqiptare fillon me mua”.... Kadareja është një njeri i cili pasi është i vdekur dhe i paaftë për të çuar më shumë pluhur, do të harrohet shpejtë dhe me meritë... Ai është bërë personi që një herë e kishte përshkruar: një gjeneral i ushtrisë së vdekur”, ka thënë Schwartz për Telegrafi-.com.

Po kush është Shwartz? Sipas The Guardian është “Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për pluralizmin Islam, një rrjet ndërkombëtar i klerikëve, sheikëve sufinj, intelektualësh, gazetarësh dhe studiuesve të moderuar të islamit, me grupe aktive e korrespondentë në mbi 20 vende myslimane (të moderuara). Ai ësëht shndërruar në Islam që më 1997 dhe ka botuar librin” “Two Faces of Islam: Saudi Fundamentalism and Its Role In Terrorism (2003) (Dy Fytyrat e Islamit: Fondamentalizmi Saudit dhe Roli i tij në Terrorizëm).

Duket që z. Shwartz është mëse i kualifikuar për të folur për Islamin, dhe pavarësisht njohjes së mirë me shqipen (siç thuhet në artikull) nuk dihet nëse është po aq i kualifikuar për të gjykuar një nga shkrimtarët më të vlerësuar të këtij vendi! Por, mediat ndoshta mendojnë se (meqë është i huaj...) “diçka duhet të dijë”

k. cukali

Intervista te telegrafi.com:

http://www.telegrafi.com/magazina/stephen-schwartz-perjetesisht-me-shqiptaret-19-343.html

Përcjellja te Balkanweb:

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/schwartz-kadare-si-enver-hoxha-nje-gjeneral-i-ushtrise-se-vdekur-136746.html

Comments

Submitted by Ben (not verified) on

Eshte askushi dhe nese lexon me teper neper faqe te ndryshme,ka qene  nje adhurues i flakte i komunizmit rus dhe e ka perkedhelur pa fund ate.Ne nje moment ka punuar per komunistet kubaneze.Me pas nga i majte  kthehet ne republikan te djathte,me pas peqafon fene myslimane.Keshilltar i lobeve te fuqishme te djathta amerikane dhe nje hipokrit i rafinuar i ceshtjeve te origjines se vet,mbuluar me petkun" e myslimanizmit te moderuar".

Nje medioker,qe thirret neper TV apo gazeta ,kur ceshtje islame dalin ne plan te pare.

Submitted by Rrofeshate (not verified) on

MOs na shani kadarene se te shumzojme me ero.....rrofte Res Republika otalitare....Cukali nga ti se prisja...

Submitted by Anonim (not verified) on

Dhe mediat e tjera ne "Hyxhym" per ta mbrojtur!

Submitted by albi (not verified) on

E dine pse Kadare sulmohet kaq shume nga islamiket shqiptare? Sepse ne shqiptaret genjejme veten kur themi se duam te shkojme drejt Europes.  Hipokrizi dhe skizofreni. Kemi mbetur ne mes. Nevoja ekonomike na con drejt perendimit po zemren e kemi ne ne Anadoll. Jemi gruaja legjitime e perendimit dhe dashnorja/kurva e lindjes

Submitted by Milano (not verified) on

Pse Cukal, t'i si  dashnor i fjales se lire qe je, te pakten kshu thua t'i nuk duhej ta publikonin?

Submitted by Psikoanalisti (not verified) on

Schwarz ka jetuar gjate ne Bosnje ku ka bashkepunuar me islamike radikale, aty i ka lindur interesi per Shqiperine. Eshte adhurues i Lubonjes, lexues i Alija Izetbegovicit. Dikur ka qene komunist. Flitet se ShBA e perdor si njeri te vetin prane islamikeve radikale.

Submitted by Arben Çokaj (not verified) on

Prandaj e shan Kadarenë ti Schwarz = i zi (DE). Se je konvertuiar në islam - ok, do kënaqesh edhe me Shefqet Krasniqin, me këtë deputetin Kelmendi, mjekroshin anti-Skënderbe, dhe me Tërnavën etj. Pastaj do kthehesh prap në kristian, se kështu e kanë ba provë edhe të tjerë para teje. Por Kadarenë nuk ke pse e kritikon, pasi Kadare është objektiv, atij iu dhemb humbja e madhe e kombit tonë në zhvillim, bashkim dhe përfaqësimin ndërkombëtar, kurse ti e ke për hobby, të merresh me ne. Ky është ndryshimi!

Submitted by Saimir (not verified) on

Schwartz e ka zemerimin e tij te percjelle nga burime te tjera dhe jo direkt nga leximi dhe gjykimi i vepres se Kadarese. Ata qe e dine mire se si gazetari ne San Francisco S. Shwartz ka hyre ne marredhenje me shqiptaret dhe Gjon Sinishten qe botonte Buletinin Katolik Shqiptar, e dine se urrejtja dhe inati per Kadarene eshte me teper i percjelle pikerisht nepermjet GS dhe BKS se sa nje kritike reale dhe llogjikshme e bazuar mbi nje analize te vlefshme.
Schwartz eshte dashmires i shqiptareve, por me Kadarene ai ka probleme personale dhe eshte njeanshem (biased). Komentin e tij nuk do e merrja kurrsesi si te sakte dhe nuk e gjykoj se Schwartz eshte i kualifikuar te gjykoje ose vlesoje Kadarene. Te pakten jo si specialist.

Submitted by Doku (not verified) on

Zoti Shvarc eshte mik i shqiptareve, eshte i njohur per publikun shqiptaro-amerikan por edhe ne qarqet nacinaliste shqiptare ne Kosove dhe FYROM. Ka lobuar ne SHBA dhe kontribuar ne Ballkan, p.sh. ne krijimin e levizjes "Zgjohu!" ne Shkup ka pasur rol aktiv. Eshte armik i betuar i vehabisteve dhe urren flamurin e Ahtisarit, po aq sa eshte mik i shqiptareve dhe kembengul qe ne Kosove te ngrihet flamuri i Skenderbeut. Me sa kam lexuar, analizat e tij jane te sakta ne lidhje me raportet islam i moderuar - vehabizem midis shqiptareve, apo per statusin e shqiptareve ne Ballkan. Mbaj mend ka bere nje parashikim te sakte per rrezikun qe i kanoset Kosoves ne rastin kur Serbia  de-juro apo de-fakto, plotesisht apo pjeserisht do filloje ta njohi Kosoven, parashikim qe po vertetohet me keto negociatat famekeqe qe po fuqizojne Serbine dhe zbehin vrullin kombetar te shqiptareve.

Sa per Kadarene, se kush eshte Kadareja, me mire mos flas, secili te beje vleresimin qe do.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.