Grillo më në fund, hedh shikimin nga vetja dhe i drejtohet rrjetit: “më thoni nëse jam unë problemi”

Postuar në 12 Qershor, 2013 06:22

Pas dështimit elektoral në zgjedhjet lokale, plas konflikti brenda lëvizjes M5S, të Grillos. Fitilin e kanë ndezur deklaratat e lëshuara nga senatorja Adele Gambaro në SkyTg24: "Dy komuna të fituara nuk janë sukses. Kemi përqindje shumë të ulëta. Ne po paguajmë – tha ajo - tonet e komunikimit të Beppe Grillos, mesazhet e tij kërcënuese. Pyes veten se si mund të flasë keq për  Parlamentin në qoftë se ne këtu nuk e kemi parë kurrë. Unë e ftoj për të shkruar më pak dhe për të vëzhguar më shumë. Problemi i Lëvizjes është Beppe Grillo! Na ka vënë në siklet ".

Përgjigja e Grillos nuk vonoi gjatë. Në fillim e përjashtoi senatoren nga lëvizja, duke e ftuar të ikte: “via subito”. Më vonë, pas postimin në blogun e vet të fjalëve të senatores Gambaro, lideri i M5S hapi një lloj referendumi virtual për veten: "Unë do të doja të di se çfarë mendoni, nëse unë jam problemi." Përgjigjet e mbështetën Grillon, edhe pse pati zëra që i thanë se ai nuk mund të vazhdojë ët përjashtojë kë i del kundër. Përndryshe, s’do mbetet më njeri për të përjashtuar.

k.c.

 

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

Shuplaka qe mori ne zgjedhjet e fundit lokale eshte pergjigja me e mire per Grillo-n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.