Shënim: Kush janë ata që i konsiderojnë zgjedhjet si një çështje “për jetë a vdekje”?

“E kanë kërcënuar në shtëpi para dy javëve, na kanë ardhur në shtëpi. Më thanë që do ta vrasin mos të vijë më në fshat, punë partie. Kandidonte në Roskovec”, kjo është dëshmia e bashkëshortes së Mit’hat Hoxhës, kandidatit të FRD të dhunuar në Roskovec.
Pra, për dikë apo për disa këto zgjedhje janë një çështje për “jetë a vdekje”. Dh kjo është një frymë që nis nga maja e shkon deri në bazë. Nuk bëhet fjalë më thjesht për “polarizim”, bëhet fjalë për asgjësim. Çfarë do i sjellë kjo fushatës? Foto si kjo e kandidatit të FRD në Roskovec, Mit’hat Hoxha. Çfarë do sjellë kjo pas zgjedhjeve? Një grup që pasi e ka marrë pushtetin me metoda të ngjashme (duke rrahur për vdekje ose duke u rrahur për vdekje), kur të vijë radha për ta lëshuar pas 4 vjetësh, nuk do dojë ta lëshojë.
Deri tani media është marrë me të ashtuquajturën “frikë të Kryeministrit” për të lënë pushtetin, dhe ka neglizhuar faktin që kjo frymë është një bosht që shkon deri në bazë. Ndoshta, më shumë në bazë.
k.c.
Comments
Po Koloreto ,per (deleted) e
<p>Po Koloreto ,per (deleted) e historise dhe per partine e tij bandite</p><p>keto zgjedhje jane ceshtje per "jete a vdekje".Le ta marre vesh mire dhe B.Topi</p><p>qe flet me heshtjen e tij.</p>
e ka organizuar topi dhe ish
<p>e ka organizuar topi dhe ish drejtori i nb roskovec</p>
Add new comment