Lajmi që po trondit botën: NSA-ja di çdo gjë lidhur me ata që përdorin yahoo, youtube, facebook, google, skype, etj

Diku në Utah, pranë bazës ushtarake Williams, në një sipërfaqe prej 100 mijë metra katrorësh, Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare (në foto, qendra e saj në Maryland) po ndërton ndërtesa të mëdha, brenda të cilave do të instalohen kompjutera super të shpejtë. Projekti kushton 2 miliardë dollarë, dhe kompjuterat do të jenë në gjendje të magazinojnë një volum kolosal të dhënash, të paktën 5 miliardë gigabyte. Vetëm sistemi energjitik që do nevojitet për të ushqyer sistemin e ftohjes për serverat do të kushtojë 40 milionë dollarë për çdo vit. Serverat janë aq të mëdhenj, thotë një ish punonjës i kësaj agjencie (Thomas Drake) për Spiegel-in, saqë mund të magazinojnë tërë komunikimin elektronik botëror për 100 vitet e ardhshme.
Çfarë janë këto të dhëna që merren e magazinohen? Janë të dhëna personale mbi njerëzit në të gjithë botën, dhe këtu përfshihen emaila, biseda në skype, kërkimet në google, video Youtube, postime në facebook, transferta bankare, etj. Kjo është e mundur në sajë të aksesit që kjo agjenci ka tek serverat që u përkasin kompanive amerikane të Internetit qysh nga viti 2007. Të gjitha kompanitë kanë bashkëpunuar, në fillim ka qenë Microsoft-i. Pastaj “u fut në grackë” Yahoo-ja, e pastaj me radhë Google, Facebook, PalTalk, Youtube, Skype, dhe AOL. E fundit që deklaroi gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar ishte Apple (2012). Të paktën, sipas Spiegel-it.
Sikur kjo të jetë e vërtetë (kompanitë në fjalë e kanë mohuar një gjë të tillë hë për hë), atëherë kjo agjenci amerikane ka mundësinë të dijë se çfarë është duke bërë çdo person (që përdor shërbimet e këtyre kompanive) në këtë botë në një moment të caktuar. E frikshme!
Re.Pu.
Comments
Ore lereni se cfare ben NSA

Ore lereni se cfare ben NSA po shikoni se cfare behet ne Shqiperi. Ke nje kompani private direkt e lidhur me Argita Berishen qe perpiqet te marre "eskluzivitetin e internetit" ne Shqiperi. Mendojeni pastaj mire se cfare na pret.

P.S. Pronari ne dukje i kesaj kompanie eshte edhe mik i vjeter lejesh ndertimi ne Tirane i Edi Rames.

Obobo si beni sikur kjo nuk

Obobo si beni sikur kjo nuk dihet...kjo eshte me e pakta qe behet..

Ska Sali ne Amerike ndaj

Ska Sali ne Amerike ndaj behen keto paudhesira...

Ky eshte lajmi me banal qe

Ky eshte lajmi me banal qe eshte shkruar persa i perket asaj qe ne e quajme privacy.

Rregullat/protokellet e komunikimit nuk ta bejne te mundur nqs keto te dhena nuk kalojne me pare ne bazen qendrore te operatori qe te ofron sherbimin. Prandaj nuk ka asgje per t'u habitur.

Add new comment