Ministri i brendshëm gjerman: “Rumunët e bullgarët ilegalë duhet të kthehen në shtëpinë e tyre”

Postuar në 09 Qershor, 2013 15:25

Gjermanët nuk duan t’i mbajnë në vendin e tyre emigrantët ekonomikë të ardhur nga Bullgaria e Rumania. Përveç problemeve që mund të lindin me sigurinë, bullgarët e rumunët e varfër kanë sjellë dhe një problem tjetër. Ata kanë zënë të kërkojnë e gjejnë mënyra për të përfituar nga sistemi welfare i Gjermanisë, dhe kështu janë shndërruar në një barrë për financat publike. Ata vijnë aty me projektin për të hapur një biznes të tyren individual, por më pas rezulton se e gjitha është një hile. Kjo licencë për të bërë biznes është një licencë “e blerë me pará nën dorë”, dhe pas ca muajsh, janë po këta që raportojnë dështimin e biznesit të tyre. Pas kësaj, ata gëzojnë të drejtën e asistencës sociale.

Ministri i brendshëm, Hans-Peter Friedrich (shiheni në foto) ka bërë një deklaratë të ashpër me këtë rast. “Do t’i ktheejmë mbrapsht të gjithë ata që punojnë ilegalisht në Gjermani e të gjithë ata që nxjerrin pretendime false me synimin për të përfituar nga sistemi ynë welfare’, madje do t’i kthejmë pa pasur skrupuj”, citohet ai të ketë thënë të premten në Luksemburg.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Fieraku (not verified) on

<p>Duhet saktesuar meshkujt nga Rumania dhe Bullgaria se femrat e tyre kane &quot;pushtuar &quot; FKK&quot; e Gjermanise dhe jane sipermarrese shuuuume te suksesshme.Femrat rumune pastaj jane mjeshtre ne zhvatjen e klienteve tuhaf.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.