Zheji u shkruan atyre që sulmojnë Ilir Metën se “lodhen kot”

Postuar në 10 Qershor, 2013 06:38

Artur Zheji ka shkruar sot te Panorama një shkrim të titulluar “Sulmet e kota kundër Ilir Metës”, ku parashtron në fillim vështirësitë politike të një force si LSI, pasi “Meta, si pakkush në politikë, i paguan deri në këstin e fundit faturat dhe pasojat e akteve të tija politike, qofshin këto të nxituara apo qofshin të mirëmenduara, qofshin pro apo kundër rrymës.”

Për Zhejin, në këtë “xhungël të ashpër dhe cinike të politikës shqiptare, ai, Ilir Meta pra, ka çarë pothuajse i vetëm shtegun e tij politik.” Preokupimi i Zhejit fillon me ato që ai i quan “insinuata aspak dashamirëse rreth Metës dhe partisë së tij,” ku rreshton: “ca mesazhe misterioze që zënë fill ... nga kupola e selisë rozë, e deri te sulmet e personalizuara të Gjinushit dhe të tjerëve, me ftesë të hapur për mosvotim të LSI. Sulme që sa vijnë e intensifikohen dhe pasurohen edhe me goditje mediatike të porositura dhe të mirëndërtuara kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe strategjisë së saj elektorale apo post elektorale.”

Për Zhejin “nuk është e lehtë ta trembësh apo ta sugjestionosh LSI, sepse në disa sprova elektorale, që nga viti 2005, u ka mbijetuar jo vetëm negociatave për blerje të lirë të kapitalit të vet politik, por edhe kurtheve, atentateve politike e ligjore, helmeve, shantazheve dhe intrigave.”

Sulmet kundër Metës duan t’i heqin atij vota, meqë “e vetmja pikë e dobët e Metës nuk janë fjalët mbarsur me kutërbime erëkëqija apo sulmet e drejtpërdrejta, me ose pa baza, e vetmja pikë e dobët e Metës, nëse ka një të tillë, janë numrat elektoralë në terren.” Gjasat për këtë janë shumë të vogla për Zhejin, sepse Meta është më i mirëorganizuar se më 2009 dhe më i fortë (dhe me numra).

“Në këtë optikë, të shohësh shtrembër Metën sepse ai është maksimalist në kërkesat e veta politike, do të thotë të mos kesh kuptuar qenien e tij politike” shkruan Zheji.

k.c.

i plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/06/10/sulmet-e-kota-kunder-ilir-metes/

Comments

Submitted by Psikoanalisti (not verified) on

Meta, ai i videos? Oh, jo, s ka asnje pike te dobet. Ckemi Turo si po vete tapeti i gjelber i kazinose, futja nje dore poker me mire.

Submitted by Petro (not verified) on

Sulme te hapura e dhunshme mediatike, jane ato qe po ben Panorama e Metes, kunder Rames, me sulmet ndaj te cilit qorri nga Maliqi hap gazeten cdo dite.

Submitted by Anonim (not verified) on

E vetmja e mete e Metes mund te jete qe eshte i korruptuar ne menyre spektakolare(thene kjo nga goja dashakeqe e Withers, zbuluar ne Wikileaks). Apo kjo nuk quhet?

Submitted by Bashkimi (not verified) on

Bash te metat e Metes te bejne te forte ne nje ambient elektoral si ky i Shqiperise . Fatkeqesi por e vertete.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

" Apologji " bajate per I. Meten ; te njejten gje beri ndonje muaj me pare edhe per shume te shquarin A. Imami . C' keni pse e sulmoni - bente thirrje analisti Zheji . Zheji ben fjale per mesazhe misterioze ; ne fakt e ilustron me fakte te njohura publikisht te Gjinushit, apo me ato qe gatuajne bashkerisht me A. Canin dhe gazeten Panorama .... Harron analisti Zheji te na thote ne se ka zbuluar ndonje mesazh nga krahu tjeter , ai i pushtetit ... Shembull i perdorimit te intelektualit nga pushteti parase ...I nderuari P. Zheji ishte me trim dhe kurajoz se djali i tij edhe ne ate kohe qe per nje fjale te kalbnin ne burg !

Submitted by bbb (not verified) on

Zheji eshte bere si Alfon Gurashi ish gazetar personal i shokut Ramiz. Eshte bere si gazetar personal i Ilir Metes. Cdo pese minuta ne emisonin e tij te shplare 360 grade. Na e nxjerr Ili Meten si " baba te kombit" qe se ze gjunmi per popullin, banden LSI si "parti te qenderes" kur vete Meta thote se eshte partie e majte...Spoti i tij FAKTORI META eshte me shume nje spot sharlatanesh ku kalohet cdo norme morali dhe etike. E  thene ndryshe avokati mediatik i hajdutit te 700 mije eurove qe sle minute pa humbur per ta nxjerre Ilir Meten baba te kombit. Ska faj i ziu Zheji. Ja ka borxh Metes se e vuri Meta drejtor te ATSH, pasi e kish vene kanditat per deputet me 2009, me parrullen BERSHA IK...Tani i eshte hedhur Gjinushit apo Dritan Priftit si qenin kur e ndersen i zoti ...Keta llloj monstrash jane turpi i medias.

Submitted by Vangjeli (not verified) on

Po ik (deleted) e Metes dhe e Nanos. ti je nje (deleted) (deleted) qe hiqesh si i zgjuar. (deleted) i padroneve te ndryshem je. Bashke me Meten do ta merrni pergjigjen sesa u vlen lekura ne 23.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Zoti Zheji, per mendimin tim eshte shume e veshtire qe te flasesh me qetesi dhe realizem , per pufka, por ti nuk e ke problem qe ta shohesh me sy shume qesharak kete situate...

Thua "Sulme që sa vijnë e intensifikohen dhe pasurohen edhe me goditje mediatike të porositura dhe të mirëndërtuara kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe strategjisë së saj elektorale apo post elektorale", dhe nderkohe "harron" ato provokimet e Nacos dhe ison qe i mban gjithe partia, perfshire edhe Meten, per ate "punen" e kryeministrit: them provokim sepse eshte maskarallek dhe provokim, ky diskutim, pasi, sic e thote Gjinushi me shume kthjelltesi, nje koalicion (me parti me peshe te provuar) hyn ne zgjedhje me nje mesazh te qarte e logjik dhe nje kryeminister pretendent...dhe batuatt e Nacos dhe shprehjet veshtullore te gjithe partise LSI, jane te ulta dhe ofenduese per inteligjencen...dhe ti ankohesh kur PS therret "votoni PS"!?

Ilir Meta eshte treguesi me i qarte i negativitetit te egzistences se partive te vogla, ne kete realitet te paqyteteruar; biles ky person , bashke me bashkepunetoret e tij te ngushte, e perkeqesoi moralin she shpresen per sistem vlerash. Si rrjedhoje , edhe cdo analize ne kete lloj mbrojtje te tij, eshte thjeshte antivlere.

Submitted by ing. (not verified) on

epo gjithkush ka dike ne media qe i mban iso nje lideri  specifikisht ilir meta qe ka edhe te paguaje mire

Submitted by Leonardo (not verified) on

E mor Artho si gjithmon një qën besnik ndaj të zotit për këtë të heqë kapelen që nuk kamë

Submitted by nono (not verified) on

ish studentet e filologjikut ,kandidatura te qeverise se ardhshme rivendikojne marrjen me dhune te pushtetit ne shqiperi dhe venien e shqiperise nen diktaturen e tyre .ne cdo rreth gjendja eshte njelloj.pjesa e kriminalizuar e ppsh-se ne aktivitet ilegal.pjesa e painkriminuar e gateshme ta beje veten therror per ta shpetuar veten e te tjeret.

Submitted by Alban (not verified) on

Ore Turi, o Tolstoji yne ...qe Meta eshte korrekt me pagesat sdyshon me njeri aq me teper kur kete e degjome dhe nga ti...Por leri llafet se eshte koha per veprim...dhe vepra ka nevoje te tregoje shume Meta nese ka pretendime politike. Boll na fole per Meten si te ishte qe tani kryetar me te drejta te plota ne PS...

Submitted by Alban (not verified) on

Po ku e gjeni guximin jer qe pas gjith ato qe pesuat te nxirni fytyren (dhe koken e lare) me gjith keto ankesa dhe pretendime me prirje qysh tani pecarese ende pa dhene as nje kontribut konkret per kauzen opozitare. Apo hiqni ndonje vize (amerikane) dhe ju duket ne te drejten e Lilit te percaje dhe sundoje si gjithmone.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.