M. Nano: "KQZ-ja mund të çmendet vetë, por nuk mund të çmendë dynjanë." Dhe i shtie ndër mend Lefteri LLeshit një ide për një ligj tjetër absurd...

Postuar në 09 Qershor, 2013 06:35

Në shkrimin e tij “Nuk ka ligj që i detyron televizionet të pranojnë kasetat e partive” tek Shqip i sotëm, Mustafa Nano artikulon edhe një herë problemin e madh të manipulimit të informacionit tek votuesi përmes kasetave të para-montuara nga shtabet e partive.

Pasi analizon “ligjin” që nuk është ligj, Nano hedh dyshimin se disa medieve u vjen për mbarë të mbulohen pas kësaj gjetheje fiku për atë që po bëjnë, nënshtrimin ndaj vullnetit të partive. Shkruan Nano:

“Kam përshtypjen se televizionet që vënë në transmetim kasetat e partive e kanë thjesht si alibi vendimin e KQZ-së, ngaqë në të vërtetë janë ato vetë që, për hesape të tyret, duan ta bëjnë këtë lojë. Vendimi në fjalë i KQZ-së nuk është detyrues. KQZ-ja e ka bërë për të qenë detyrues, por nuk ka se si të jetë detyrues, pasi KQZ-ja nuk mund të urdhërojë televizionet se si të bëhen lajmet, nuk mund të ndalojë gazetarët të futen në mes të një tubimi elektoral e të shohë çfarë organizatorët nuk do donin që të shihej, nuk mund të ndalojë gazetarët të mos informojnë lidhur me një tubim, nëse në atë tubim nuk thuhet asgjë me interes për publikun, nuk mund të ndalojë gazetarët që të bëjnë një raportim me logjikë të plotë gazetareske etj., etj. KQZ-ja mund të kontrollojë televizionet se si e shpërndajnë kohën e edicioneve informative, por asgjë më shumë se kaq. Nëse KQZ-së ia jep truri të bëjë gjëra që s’i ka për tagër, le t’ia japë. KQZ-ja mund të çmendet vetë, por nuk mund të çmendë dynjanë. Aq më pak, gazetarët.

Më pas, si me të qeshur, argumenton që ligje ët tilla absurde mund të bëhen plot, si p.sh.: “...kandidatët për deputetë duhet të paraqiten çdo mëngjes para KQZ-së, t’i thonë ‘mirëmëngjes’ Lefteri Lleshit, ta puthin dhe në faqe, e veç pastaj të shpërndahen nëpër qarqe. Lefteria mund ta gjejë ndonjë nen, ku të kapet për ta nxjerrë një vendim të tillë...” dhe më pas shqetësohet: “Apo bëra gabim që ia shtira në mendje?”

k.c.

i plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/09/nuk-ka-ligj-qe-i-detyron-televizionet-te-pranojne-kasetat-e-partive/

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Ehhh Koloreto, shqetesimi per puthjen e faqes se Lefterise eshte i kote, pasi ashtu do t'i prishej make-up. Besoj se i ke pare ne televizor shtresat e trasha te patinimit ne te dyja faqet e saj.

Submitted by dritan (not verified) on

Eshte qesharake te degjosh debatin hiporkit te mediave te majta per kete vendim te KQZ kur te gjithe e dime se i vetmi qe nuk con kaseta eshte Berisha. Nese duan debat konkret le ta nisin se pari duke sulmuar ato qe cojne kasetat pastaj te vetorganizohen per te mos i pranuar ato, sic jane organizuar per shume gjera te tjera. Ky reagim eshte thjesht nje larje duarsh per te mos pasur reagimin e duhur ndaj ketij fenomeni.

Submitted by A (not verified) on

tano, e dimë që vdes për Salën, po që i vetmi që nuk çon kaseta qenka Sala, këtë nuk e dija. Mund të më informosh dhe mua ku e nga e dinë këta që e dinë.

Submitted by matteo (not verified) on

Ky debat shtterp, sipas meje, e ka te kollajte zgjidhjen: televizionet t'i bejne vete kronikat dhe pike. Ato parti qe pergatisin faqe te patinuara lajmesh, le t'i shfaqin ne mjediset e tyre. Pse te bejme kaq zhurme per asgje?!

Submitted by ILIRET (not verified) on

Z. Mustafa. Mendoj se ne thelb, gazetaret jane dakort me Lefterine. Keta gazetare kafenesh qe kemi ne thone, shyqyr qe u be keshtu, se kush bridhte pas partive. Pa do edhe fonde. E shikon, kush proteston? Asnje pronar televizioni, asnje gazetar terreni. Se po te duan askush nuk i ndalon te bejne lajme. Ja kaseta e partise, ja lajmi i vertete...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.