Zogaj: “Antiberishizmin”, nuk e quaj as ideologji, as doktrinë, por gjendje psikologjike. Ngjela Ministër? Ndoshta “jo”, prej xhelozisë së disa deputetëve!

Postuar në 08 Qershor, 2013 04:55

Në një intervistë te MAPO, Zogaj është pyetur për shumëçka, ndër to edhe për “Ngjelën e djathtë”, ministër i konsideruar nga Rama për qeverinë e vet të majtë

Ai e quan që deklarimi i zotit Rama, “ishte mjaftueshëm korrekt dhe gjithashtu mjaftueshëm evaziv dhe i paqartë në ato që tha”.

Por Zogaj, pa e vënë në dyshim që Ngjela do të jetë pjesë e administrimit të fitores, pse jo e ekzekutivit për çfarë ka bërë, po bën e do të bëjë deri në zgjedhje, ai e konsideron si pjesë të marrëveshjes që Rama e ka me gjithë aleatët e tij. Por Zogaj ka frikë se “kur të numërohen votat, nëse e majta e bashkuar del fituese dhe nëse PLD merr më pak vota se PSD, PDS apo PBDNJ, mikut tim do t’i njoftohet me keqardhje se në etapën e sprovës finale, në atë të mbledhjes së votave, nuk u ngjit dot në lartësinë e etapës së opozitarizmit parazgjedhor dhe për këtë arsye është shumë i mirëpritur në administrimin e fitores, por nuk shohim hapësira në ekzekutiv. Kjo jo vetëm për shkak të aleatëve që kanë plotësuar kriterin e numrit të votave, por edhe për shkak të disa deputetëve xhelozë që kërcënojnë të mos votojnë qeverinë vetëm që t’u ecë e tyrja.”

Ai i kërkon ndjesë Ngjelës për këtë profeci, dhe duke qenë se i njeh të dy palët, i lejon vetes të thotë se “fitorja eventuale e PS-së nuk do të jetë në asnjë pikë fitorja e libertarit të vjetër Spartak Ngjela. Me përjashtim të antiberishizmit, që unë personalisht nuk e quaj as ideologji, as doktrinë, por gjendje psikologjike”

k.c.

e plotë:

http://mapo.al/2013/06/08/ngjela-minister-rama-mjaftueshem-korrekt-dhe-mjaftueshem-i-paqarte/

Comments

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Jam dakord me ty, Preç. Berishizmi nuk eshte as doktrine as praktike qeverisese. Eshte vetem nje perjetim psikologjik i  nje mjeku politikan i rastesishem dhe kokoroçi malesor i Makiavelizmit, Nazizmit, Komunizmit dhe Maocedunizmit. Nuk eshte me shume se nje kopje e shemtuar e groteske e Lui Napolonit.

Submitted by a n (not verified) on

Z.Zogaj, jeni me eksperience ne lamin e letrave, te politikes, te administrimit (si minister ne mos gaboj), si analist dhe si kontribues ne te dy kahet e politikes e tanime i 'istikamizuar' me pushtetin e te tjera qe mbase i harroj, dua t'ju bej nja dy-tre  pyetje:

C'thote kampi juaj tani dhe si do ta ndjeje veten Berisha kur deputetet e garantuar te listave te partive aleate te mos futin ne thesin e votave pritmerite sipas shperblimeve ?!

Si eshte me mire te vazhdojme me monokraci si m'ahere e te zbukuruar me ornamente ne kornize te partickave ?!

Cfare ndodh tek njeriu psikologjikisht kur nderron jo fe, jo seks, por ideologji politike e kah politik , madje duke u hedhur ne preher te atij qe ball gjithe shqiptareve te 'ul breket' e moralit ?!

Pse po te 'hapet' barku kaq shume per opoziten kur ti je i istikamizuar dhe e do kundershtarin te dobet ?!

Po me ktheve pergjigje do te replikoj me pas...

Prec...mbec more shoke mbec, tej ures se Qabese !

Submitted by Olti (not verified) on

Po poet je ti o zoti Prec e ske si i kupton ca gjera.
Kalimi jot majtas e djathtas nuk eshte ideologjik por Anti-berishizmi, anti-enverizmi, anti-autoritarizmi jane Ideologji.
Merret filozofi Nard Ndoka me Filozofi merret edhe Preci se ja hap llogoren Klani nkrah te Shkullakut e Lubonjes kur sulmohet Edvini nga te pavarurit.
Se kupton Preci se mbas 22 vjetesh Pe-Deja ka nevoje per spastrim te praktikave naziste per faktin e thjeshte se nuk e ka keq personalisht me Saliun.
REspect!

Submitted by bbb (not verified) on

Me fjale te tjera Zogaj thote se me te fituar Rama, Ngjeles ka per ti futur gishtin dmth do ta menjanoje sic menjanoi paraprakisht para zgjedhjeve Gjinushin, Milon dhe Kocin qe kane zero mundesi te zgjidhen deputete. Zogaj naturisht nuk ja fal Rames talljen qe ai i ka bere opozite se bashkuar te para 1 Prillit, dhe paralajmron dite te veshtira per Ngjelen, sepse karta e antiBerishizmit Rames i ra me 1 prill kur hodhi ne kosh opoziten e 21 janarit, dhe ofroi aleance paterices se Berishes LSI

Submitted by Olti (not verified) on

Po jo o Bbbb se isha i bute me Precin. Nuk ka rendesi se ke ben Rama minister apo kujt i fut gishtin.
E rendesishme eshte qe Balozi po aktivizon si gjithmone ne fund ata qe kane honger nje luge corbe te prishur per te bo ndonje kthese elektorale.
Preci nuk duhet te ndihet mire brenda vedit se ata te 4 qe u pushkatuan ne boulevard, ato 1500 plumba luftarak qe shkaktuan dhjetera te plagosur ne Tirane, ato viktima qe u hodhen ne ere nga i biri i qenefit ne Gerdec nuk ishin emocionale apo surreale. Nuk du ti uroj Precit ti ndodhe dicka qe e nda emocionalen nga realja, po me pak fjal Preci per turp te vet u shit, sic u shit edhe Neritan Ceka e Genc Pollo apo qofte Ben Struga.
Thjesht desha ti kujtoje Precit qe Berisho-Mallkimi eshte real e jo emocional. Sa per shitjen e meneres, nje post per cunin ne ambasade, nje doppio raki a tas groshe Jane te gjitha relative.
Shqiotaret shiten.
REspect!

Submitted by Dosjet qe hapen... (not verified) on

Olti,

dicka mbetet prej ligjerates tende, por nuk bashkohem dot me etiketen 'shitje" te Preçit, per ikjen e tij te mbrame djathtas!

As ikja e Ngjeles Junior, nuk eshte dot shitje; se Ngjelet Majtas do mbeten edhe kete brez e nje brez tjeter. Po te kishte mbetur Linci (ndjese paste vellai i tij me i vogel por me i mencur) mbase do ishte kapercyer nje hallke.

As burgu i gjate dhe dinjitoz, nuk e shperlau dot ate qe Ngjelet e meparshem i ben vetes, duke iu dorezuar komunizmit dikur! Kiçua i shkrete tundte koken ne pjesen e burgut qe sherbente per te ardhurit nga Blloku, por floket e Spartakut thinjeshin...

Prape, e megjithate, Taku edhe duke predikuar Djathtas, s'mundi te mos zhvendosej Majtas!

Pse?! Sepse majtas eshte kudo ne nje vend te permbytur nga ai lloj komunizmi qe akoma s'e ka kthyer pronen tek i Zoti...Edhe Rama edhe Berisha 23 vjet pas gjoja renies se Komunizmes, premtoj t'ja japin token atij qe...e punon!!!

Ngjela ndjehet ngushte teoirikisht, por praktikisht kalon majtas, per te bartur deri ne fund mallkimin e Atit...

Kurse Preçi, Preçi s'mund te mos mendohet dot pa keto levizjet e tij!

"Une jam ne lufte me Berishen per demokraci", vazhdon ende te thote ai bisedave televizive!

Pra jo aq ndryshe nga Ngjela qe ende ben sikur beson se "Me Ramen kam bere marreveshjen per te bere Shtet!"

Kur eshte krejt e udhes te pyetet: A thua Berisha beri shtet, qe Preçi ve re vetem mungesen e demokracise?!

A thua Rama premton vertete te behet Shtet?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.