Gjeneral Sandër Lleshi bën denoncime të rënda lidhur me atë që ndodh në Ministrinë e Mbrojtjes

Sandër Lleshi, gjenerali i sapo shkarkuar me dekret presidencial nga posti i zv. Shefit të Shtabit të përgjithshëm, ka dhënë një intervistë për Lindita Çelën e Temës, dhe duket se është në një gjendje shpërthyese. Madje, edhe pse premton që do të flasë në ditët e ardhshme, ai nuk heziton qysh tani të bëjë denoncime të forta. “Nëse një gjeneral flet me zë të lartë për të trajtuar problemet e Forcave të Armatosura të sigurisë dhe të atdheut, ai rrezikon karrierën, familjen apo dhe të ardhmen e tij. Por nëse ai hesht, rrezikon atdheun e tij. Tani përballë këtyre dy rreziqeve, unë po zgjedh të flasë.”, thotë Lleshi.
Po pse e kanë shkarkuar? Ja mendimi i tij: “Gjithçka ka lidhje me qëndrimet e mia, me profilin tim, me identitetin tim profesional në karrierën time, por kryesisht ka lidhje me qëndrimet e mia, të cilat janë artikuluar në mënyrë konstante gjatë viteve që isha në atë detyrë. Qëndrime, të cilat mund të them se jo rrallëherë, por shpeshherë, kanë rënë ndesh me qëndrimet e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Bëhet fjalë për qëndrime që trajtojnë parimet të mëdha të funksionimit dhe drejtimit të Forcave të Armatosura. Unë këto i kam thënë zyrtarisht. Gjithçka që them sot, e sidomos ato që do të them nesër publikisht, unë i kam thënë zyrtarisht.”
Në këtë intervistë ai zbulon dhe një fakt të shëmtuar. Ministria e Mbrojtjes po përdoret në fushatë elektorale. “Unë e them me trishtim, me dhimbje, që [ministria po përdoret në fushatë]. I jam drejtuar me shkrim dhe i kam kërkuar zyrtarisht ministrit Imami që të heqë dorë nga keqpërdorimi i Forcave të Armatosura jashtë funksionit të tyre. … Në fakt po ndodh e kundërta. Po përdoren asetet e parashikuara për emergjenca civile në kushte normale”, thotë ai.
Intervistën e plotë mund ta gjeni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/05/29/intervista-sander-lleshi-atdheu-eshte-ne-rrezik-nga-arben-imami/
Re.Pu.
Comments
Patjeter qe kjo Ministri

Patjeter qe kjo Ministri eshte kthyer ne Elite panVatikaniste. Kush e lexoi intervisten e Lleshit ne Prill ne gazeten Panorama do te kuptoj fare mire se Sander Lleshi eshte nje fondamentalist katolik qe kujton se Ushtria e Shqiperise eshte per t'i sherbyer kryqezatave te Vatikanit e jo popullit shqiptar apo shtetit laik te rep se Shqiperise. Lleshi kur e mori postin e tij u betua se do t'ui sherbente ketij vendi dhe jo kishes katolike. Ai e meriton shkarkimin qysh ne prill te ketij vit.

Titi qenka per psikiatri.

Titi qenka per psikiatri.

Keto denoncime tregojne se FA

Keto denoncime tregojne se FA qenkan kthyer me te vertete ne sherbime politike te Saliut dhe se demokracia liberale qe desherojme qenka e kercenuar nga Berisha, Imami & co.

S'e dija kaq keq gjendjen!

I ziu Gjeneral! Ende s'e

I ziu Gjeneral!

Ende s'e paska marre vesh ky se, tere ata qe e kane mire me Kadarene e hane nga pushtetet?!

Se, meqe nuk kane ç'i bejne Kadarese, pushtetet u bejne gropen miqve te tij!

As shokut Enver s'ja mbante ndaj Kadarese: e hanin tere ata qe kishin qene miq me Ismailin! Le ta

donin Partine e Popullin; ishte e pafalshme te nderonin disidentin.

Dhe ky mjerani Alexander Leshi, si duket, besoi se u be President sapo u propozua nga Ismailia!

Me kete ide, duket se ia paska bere nje leter te hapur Arben Imamit:

"Te kerkoj te mos dalesh ne fushate! Presidenti IK, Alekander Lleshi"...

Beni Imami, nga qe ka munguar ne zyre, se eshte ne fushate, ende s'i ka kthyer pergjigje.

Keshilltari i trete, i ndihmesit te dyte te Imamit, ka leshuar nje flete leje te pakufizuar per Lleshin,

flete leje qe opozita e quan shkarkim...!

Me 23 qershor, sigurisht qe Aleksander Lleshi do kthehet ne detyren e ...presidentit.

Dhe Ismail Kadare do lere Parizin per Tiranen e Rilindur (Mjaft-ueshem!)

Add new comment