Shqipëria e Arben Imamit: flas me qindra qytetarë në ditë, dhe s’kanë më shumë se 5 probleme (sa gishtat e dorës)

Postuar në 25 Maj, 2013 07:00

Arben Imami ka dhënë një intervistë te Mapo. Pa koment, pjesa kur flet për Shqipërinë (e PD-së):

“Ne po flasim hapur me qytetarët për të kuptuar ato që nuk kemi mundur ti bëjmë ashtu siç duhet si dhe për të propozuar ato që ne mendojmë se duhen bërë në katër vitet e ardhshme. Kjo fushatë mëton të shkojë aty ku janë problemet dhe shqetësimet e qytetarit, fermerit, arsimtarit, sipërmarrësit, invalidit, pensionistit dhe të gjithë shtresave të shoqërisë. Unë takoj qindra qytetarë çdo ditë dhe problemet që më ngrenë numërohen me gishtat e dorës. Kjo tregon se Shqipëria është e transformuar rrënjësisht, është një vend që po ecën me ritme të shpejta. Ende shumë gjëra mbeten për tu bërë dhe ne po u propozojmë qytetarëve në këtë fushatë programin për Shqipërinë 2017 një vend i zhvilluar.”

k.c.

i plotë:

http://mapo.al/2013/05/25/imami-bashkimi-ps-lsi-ka-cliruar-s...

Comments

Submitted by lini (not verified) on

Po ti marrim me rradh o imam, i pari nje here nuk kemi buk, nuk kemi cte hajme dmth zgjohemi ne mengjes e se dime a kemi gje per mengjes apo jo, pastaj mendojm cte hame ne drek, pastaj kemi dhe darken po zakonishte nuk hame ne darke se skemi, pastaj problemi 2 eshte per nje rrug ne nje fshat ne tropoj, i eshte prishur nje nga kto dritat e rruges.Vetem keto 2 halle kemi o imam.

Submitted by gertjan (not verified) on

O Imam populli ka 1001 halle te cilat jane 1001 arsye se pse duhet te zhduket nga politika Sali Berisha,kjo monster qe nuk diti kurre te qeverise per interesat e popullit shqiptar qe e ka lene kete popull te papune e te pashprese.

Submitted by Adri (not verified) on

O zoti karagjoz, pa sa probleme duhet te jene pervec ketyre te pesteve?

1. papunesia 2.fukaralleku 3.pronat 4.shendetesia 5.sistemi i drejtesise dhe siguria

Submitted by herta (not verified) on

edhe un o imam 2 halle kam jo sa gishtat e dores vetem 2 kam, i pari eshte se kam motren semur, po e coj ne spital e sme pergjigjet njeri, sa me percjellin sa andej e sa kendej, dmth nja 2 muaj kete pune deri sa nje doktorr ma gjeti zgjidhjen dhe me tha shko ne privat ose jashte shtetit, pastaj halli dyt eshte se nuk kam lek ta coj as ne privat e as jashte shtetit.

Submitted by berti (not verified) on

po cfare doni me mor zotri?ato probleme qe juve ju duken shume te vogla per te tjere jan shume te medha.un personalisht njoh shume njerez qe me 10000 lek shtyejn muajin me 5pjestar familjar...ju duket pak ky si problem?

Submitted by gjyshja (not verified) on

Duhet te marre  fund njehere e mire kjo qeveri e Saliut boll u keqqeverisem.Jemi me te vertete ne nje situate ne te cilen po u vazhdua keshtu atehere rezikojme kolapsin. Situata po perkeqesohet dita-dites populli po humb shpresen.Papunesia lista e borxheve neper dyqane rriten me ritme galopante.E vetmja shprese e ketij populli eshte opozita me ne krye z.Rama.Ka me te vertete nje program gjithperfshires per ne shqiptaret.Le te zgjedhim nje here kabinetin e se majtes te na qeverisë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.