PD e Përrenjasit i “uron” një aksident të pandodhur Taulant Ballës (dhe nuk i uron as “shërim të shpejtë”)

“Çmendet PD në Prrenjas. Gënjen popullin se deputeti Taulant Balla ka bërë aksident të rëndë automobilistik dhe është dërguar në spital. Për këtë shkak anulohen takimet e tij!” Këtë ka shkruar deputeti Balla në “Facebook”, ku edhe sqaron se FRESSH Prrenjas kishte lajmëruar për sot në orën 15:00 një takim me votuesit e Përrenjasit, por Partia Demokratike, në fund të një takimi që ka organizuar në orën 10:00 të paradites, ka thënë se takimi është anuluar për shkak se Ballës i ka ndodhur një aksident i rëndë dhe është në spital (!!)
Se pse duhet bërë ky njoftim në një event të PD-së, nuk dihet, dhe duket e tepërt që Balla të presë ndonjë urim për “shërim të shpejtë”. Në të kundërt, ai e konsideron mashtrim sabotues:
“Sa turp për këtë parti të kalbur tashmë, që përdorin këto lloj gënjeshtrash. Ju them të gjithëve se jam çdo moment me popullin tim të dashur të Prrenjasit dhe të Librazhdit në takime në çdo lagje dhe shtëpi. I kërkoj PD Librazhd të kërkojë ndjesë për këtë akt të turpshëm.Unë e di që ju tërboheni nga pjesëmarrja e madhe e njerëzve në takimet e mia, por harrojeni se mund t’i pakësoni me presione apo me gënjeshtra të këtij lloji”, shkruan Balla në Facebook.
Ja.Se.
Comments
Nga PD mund te presesh
<p>Nga PD mund te presesh gjithçka...edhe me keq. Kujdes POPULL! JI VIGJILENT!</p>
Add new comment