Në Turqi dënohen me burg intelektualët me akuzën për blasfemi

“Të përqeshësh një udhëheqës arab [është fjala për Muhametin, profetin e myslimanëve. Re.Pu.], që qindra vjet më parë ka pretenduar se ka kontaktuar privatisht me Allahun, dhe se prej këtyre kontakteve ai ka patur përfitime politike, financiare e seksuale nuk është një diskurs që ka të bëjë me urrejtjen. Përkundrazi, është një test i lirisë së shprehjes që duhet bërë në shkollat fillore”.
Këtë tekst e ka shkruar në blogun e vet gazetari turk me origjinë armene, Sevan Nisanyan, dhe për këtë shkak është dënuar me një vit burg. Akuza: “Ka krye blasfemí; ka fyer publikisht vlerat fetare të një pjese të popullsisë”.
Pak javë më parë e njëjta gjë ndodhi me pianistin turk me famë botërore, Fazil Say, të cilin në Gjermani e konsiderojnë si Mozartin turk (shiheni në foto). Ai ka bërë ironi me fenë myslimane në profilin e tij në twitter. Në një tweet ndihet i frymëzuar nga poeti persian i shekullit të XI-XII, Omar Kajam. Dhe shkruan: “Në parajsë do të kemi lumenj me verë? Dhe virgjëresha? Po pse, ç’është parajsa? Një mejhane qiellore? Apo një bordello qiellore?”
E kanë dënuar me dhjetë muaj. Kohë të vështira për intelektualët laikë që nuk mbështesin partinë e Erdoganit në Turqi.
Re.Pu.
Comments
Hhhaaa edhe mua ka koh qe me

Hhhaaa edhe mua ka koh qe me mundon kjo pyetje... -po keta te krishteret,- thoja me vete- pse spremtojne ca virgjeresha (deleted) edhe ne fene e tyre apo keta sdi gje nga sexi???

"Muhameti, profetin e

"Muhameti, profetin e myslimanëve, qindra vjet më parë ka pretenduar se ka kontaktuar privatisht me Allahun, dhe se prej këtyre kontakteve ai ka patur përfitime politike, financiare e seksuale nuk është një diskurs që ka të bëjë me urrejtjen. Përkundrazi, është një test i lirisë së shprehjes që duhet bërë në shkollat fillore !!!!!"

“Në parajsë do të kemi lumenj me verë? Dhe virgjëresha? Po pse, ç’është parajsa? Një mejhane qiellore? Apo një bordello qiellore?”

Per O Khajamin pale,po sikur

Per O Khajamin pale,po sikur te ishte dikush tjeter nga keta te sotmit,apo nga ata te qitapit . Ohmari ashtu ka qene dhe veres i ka thurur lavde me shume se gjauret.Vajha dhi ,sikur te ishte ndonje nga sekretaret e partise se fese.

Add new comment