Kastriot Islami shpjegon tymnajën mbi “kryeministrin” e LSI-së

Postuar në 22 Maj, 2013 08:28

Në një shkrim të sotëm te Gazeta Shqiptare (editorial, madje) Kastriot Islami analizon çështjen “kryeministrore” të aleancës opozitare. Pasi deklaron se “Rama më së koti përpiqet të mbyllë debatin me terma pa kuptim”, Islami vlerëson se e tërë kjo tymnajë bëhet për të tërhequr më shumë vota të majta kah vetja, duke supozuar se publiku i majtë ka tendencë të votojë brenda koalicionit partinë e kryeministrit të ardhshëm.

Shkruan Islami:

“Meta përmes Nasip Naços deklaron për të njëjtat arsye si edhe Rama, pra 1. për të ndikuar te votuesit e majtë të votojnë LSI; 2. për të vendosur balancën e dëshiruar të pushtetit relativ midis PS e LSI dhe 3. për t’i dhënë një mesazh të qartë Ramës e kujtuar se kjo çështje nuk është kaq e lehtë e do të zgjidhet sipas rrethanave. Për ta bërë të besueshëm këtë qëndrim, Meta në konferencën për shtyp iu shmang pyetjes, duke mos e mohuar deklaratën e deputetit Naço, i cili më vonë insistoi në deklarimin e tij. Këto deklarata vetëm e mbajnë të hapur debatin, gjë që i intereson më shumë LSI-së dhe Metës.

 

k.c.

I plotë:

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=133171

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.