Tirana, kryeqyteti i tretë më i shtrenjtë i Evropës Qendrore e Lindore!

Shqipëria arrin të konkurrojë në Evropë të paktën në një gjë, në koston e lartë të jetesës. Informacioni vjen nga Banka e Shqipërisë, dhe bazë për këtë studim krahasues është çmimi i shtëpive. Sipas studimit Tiranës ia kalon vetëm Beogradi e Stambolli. Në Tiranë një shtëpi me 100m2 në qendër kushton sa 38.5 herë Prodhimi i Brendshëm bruto, ndërsa për të njëjtën hapësirë në qendër të Stambollit kushton sa 41.6 PBB, e në Beograd 55.8 herë sa PBB. Kryeqytetet e tjera të lindjes janë mjaft më të lira se Tirana. Për shembull në qendër të Varshavës kushton sa 34.7 herë PBB, ndërsa në qendër të Bukureshtit sa 32.6 herë PBB. Për Sofjen, Zagrebin e Budapestin, shifra vërtitet mes 20 e 23 herë PBB. Edhe Roma, është më e lirë me një kosto sa 25 e prodhimit kombëtar për frymë të Italisë.
Banka e Shqipërisë, mungon të thotë se pse kostot e shtëpive në Tiranë janë aq të larta, duke mbetur thjesht një konstatuese e fenomenit. Mbase ngaqë “vrima e lepurit” shkon shumë thellë.
k.c.
Comments
Si tha ai kur e pyeten pse
<p>Si tha ai kur e pyeten pse nuk bien kembanat e fshatit? Ka shume arsye po me kryesorja eshte qe nuk ka kembana.</p><p>Shkrimi, nuk e ka sqaruar cfare nenkupton me "38.5 herë Prodhimi i Brendshëm bruto" (ndoshta per fryme/person ?) por gjithsesi nese eshte nje mase relative me PBB nje nga arsyet eshte qe PBB e Shqiperise eshte nje nga me te ultat ne Ballkan e Evrope, ndersa tregu eshte i hapur dhe per ata qe jetojne jashte Shqiperise (emigrantet e shumte apo dhe te huajt). Arsye te tjera jane dhe pabarazia e madhe dhe perqendrimi i popullsise ne pak km katror te Tiranes qe sjellin nje mbivleresim te qendres (kjo lidhet me mungesen e infrastruktures, punesimit, arisimimi, etj ne qendra me te vogla). Nje arsye shtese eshte dhe leku i trafiqeve, korrupsionit i cili mund te kapitalizohet ne apartamente qe rrine kot (meqe shit-blerja e tyre behet akoma me leke cash ne dore). Por edhe mungesa e nje tregu financiar qe do thithte dhe kanalizonte investimet (imagjino siku te kishe ca leke te kursyera ne Tirane dhe te mos kishe asnje qejf/kohe per te hapur nje lokal, alternativa me e sigurte vazhdon te mbetet t'i ngurtesosh ne tulla e llac).</p>
Add new comment