Socialistët “i nderojnë” gjyshin, por Topalli nuk e duron dot këtë “poshtërim”

Nuk dihet pse socialistët kanë vendosur që portretin e Gjon Çobës ta ekspozojnë në Konventën e tyre elektorale, por pavarësisht motivimit të tyre do duhej të shihej si një gjest i vullnetit të mirë nga ana e pinjollëve të Çobajve, kësaj familjeje shumë të rëndësishme në historinë e qytetit të Shkodrës. Por Jozefina Topallit, mbesa e Gjon Çobajt, politikanit shqiptar të viteve ’20 të shekullit të kaluar, nuk i ka rënë mirë në stomak ky gjest. Madje, ajo ka reaguar si pas një provokimi shumë fyes. Ka bërë publike një deklaratë (në facebook), ku bie në sy fraza e stilit të Berishës ‘njeriu mavi’. Ja teksti i deklaratës, ku dy fjali janë të papërfunduara (shih nënvizimet në kllapa katrore): “Gjon Çoba është gjyshi im; ka qenë kryetar i Këshillit të Lartë të Shtetit, deputet, senator në vitet 20’. Gjyshërit tanë që bënë Shqipërinë i masakroi, tentoi t’u shuante genin e ta zëvendësonte dje me “njeriun e ri” [kush i masakroi, nuk e thotë; kuptohet që e ka fjalën për regjimin komunist, por kjo gjë nuk thuhet]…Sot “njeriu mavi” ato portrete të shenjta i ekspozon nëpër tribuna përkrah “kalbsinave të vjetra” që i vranë e që sot kërkojnë shejtnim… Shqipëria ka vetëm një përgjigje për “njeriun mavi”, të njejtë, identik e të pandryshuar, atë që i dha të atit kur erdhi i veshur si “njeriu i ri” [i dha të atit???]”
Re.Pu.
Comments
Sido qofte, nxjerrja e

Sido qofte, nxjerrja e fotografise se Gjon Çobës ne fushaten eletorale te socialistve (qe rrjedhin nga njeriut te ri) mue me duket nji gja pozitive dhe nji hap pozitiv perpara, pamvarsisht nga qellimi i tyne me tentue te bajne per vehte eletoratin e PD-s ne Shkoder apo te ndonji qellimi tjeter.

Pse nuk e nxori fotografine epatriotit dhe intelektualit shkodrane Gjon Çobës turksadja Sali Berisha malcori nga Tropoja vllai i neoturkut Rexhep Taip Erdoganit, i cili kerkon tu imponoje shqiptarve falsifikimin e historise se pushtuesit turk-osman qe masakroi dhe la ne injorance popullin shqitar ?!?!

Ky rob haluçinant, exemplar i
Ky rob haluçinant, exemplar i Gestapove qe çonin njerezit ne dhoma gazi per tu treguar qe kane te drejte...
Z. Topalli ka shume te drejte

Z. Topalli ka shume te drejte te indinjoihet !

Ne rradhe te pare nuk mund te perdoresh foto te nje figurure historike pa i marre leje familjes. PS-ja nuk mund ta konsideroje vete Parti-Shtet; Parti-Komb; Parti-Histori te Shqiperise. Pluralizmi ka kuptim vetem kur i ve frena partive me prirje diktatoriale te perdorin historine e nje kombi e te nje shteti si gje e pandare dhe trup i natyreshem i X partie! Leja ka kuptim sepse behet fjale per nje figure te persekutuar nga po ajo Parti qe sot na hiqet e ndershme pa kerkuar falje per te kaluaren e saje diktatoriale. Leje sepse Rama e perdor kete foto per efekte elektorale personale. Leje sepse perdoret me dashakeqesi dhe djallezi te fshehur ne ironi. Leje sepse nuk mund te jete e ndershme te perdoresh njejte foto familjare partriotesh qe ke persekutuar me foto familjare te nje familje me backround komunist dhe gjysmake nga skizoferenite qe e karakterizon Edi Ramen.

Turpi i rradhes per nje skizofren qe perdor cdo gje dhe cdo kend per interesa te pushtetitz te tije.

sa i zgjuar qenke more...

sa i zgjuar qenke more...

Sa femijenor dhe jocivil

Sa femijenor dhe jocivil eshte ky kendveshtrimi i gjithe atyre qe nuk mbeshtesin PS dhe denigrojne cdo veprim te saj...

Figura e permendur ka qene personazh publik, me pergjegjesi administrative dhe ngarkese historike, ndaj permendja e tij nuk perben ndonje shkelje privatesie apo sekret shteteror. Nese gjate permendjes se tij i atribuohen thenie apo veprime te paverteta, do kishte kuptim edhe reagimi kundershtues. E vetmja gje qe nuk shkon ne kete histori eshte reagimi i Zj. Topalli, regim qe tregon nje mungese te theksuar qytetarie, pasi edhe pse nuk i pelqen, nuk mund te reagoje ashtu, pasi nuk i shkelet ndonje e drejte...

Bie ne sy edhe nje paragjykim skandaloz ndaj nje Partie te ligjshme dhe me perkrahje te gjere ne popull, kur nje xhest i ligjshem, edhe pse per synime te vetat, vetem pse u krye prej saj, merret si shkelje e rende...fotografia eshte zyrtare, publike...nuk e moren nga albumi privat i Xhozit, dhe nuk ju vesh ndonje gje e pavertete. Cfare situate qesharake qe krijohet kur reagoni per keto gjera, kur kryeministrin tone s'ka ligj te shkruar e norme shoqerore, qe e mban ne fre...

Anonimit qe ka frike nga

Anonimit qe ka frike nga "Ramistet" me backround komunist nderkohe qe Topalli ka kryetarin dhe idhullin e saj Salen, Komunist..keshtu qe Anonim mos u frikso shume nga nje Parti qe, e vertete ajo qe thua ti, ka ndruar emrin por mos harro disa fakte qe jane kokeshkreta ..e para kjo ka ndodhur 20 vjet me perpara, e dyta komunistet me te shquar i ke ne partia ne pushtet qe po imitojne "xhaxhin' dhe po ja kalojne si nga parate qe po bejne dhe nga tradhetite, dhe e treta grupmoshat ne te dyja partite jane shume me te reja qe ti akuzojme per "diktatore" ...ne kete moment ja vlen te te kujtoj ate qe ti e di mire se 20 vjet sa President sa Kryeminster asnje tjeter nuk ka lindur ne kete vend pervec "xhaxhit" qe te rri kaq shume ne pushtet ...dhe e fundit perpara se te shkosh te hash ca gjize me vaj ...per patriotet per heronjte e ketij vendi per figura te ndritura nuk e kam degjuar ndonjehere te marresh leje, perpara se tua zesh emrin apo edhe portretit per mire, perkudrazi njeh meritat e atyre qe kane luftuar, vuajtur dhe dhene jeten per kete vend. Tung nga Bostoni dhe mos ki frike ballelart se je Shqiptar...

Po e dini ju qe komentoni

Po e dini ju qe komentoni ketu se cili ishte fati i kesaj familjeve te nderuar te veriut nen pushtetin paraardhesve te Rames ne ate parti, per fajin e vetem qe misheronin ato vlera ? Me fjale te tjera, sikur ish partia e punes t'a ksihte respektuar Gjon Coben, jam i sigurte qe nuk do te kishte asnje reagim nga Z. Topalli. Por kur ata qe krijuan ate parti ( pra PS-ne) e kane denigurar familjen Coba, nuk mund te pretendojne sot gjasme ta ri-vleresojne ate figure per interesa te ngushta meskine. Me duket koncept fare i thjeshte.

Add new comment