Braçe dhe rreth 15 të tjerë, të pasigurtë. Në lista, një pjesëtar i familjes Kokëdhima - shkruan MAPO

Postuar në 06 Maj, 2013 04:09

E përditshmja MAPO rendit sot listën e deputetëve të PS-së të cilët nuk do jenë më në lista dhe thotë se bëhet fjalë për rreth 15 të tillë. Erjon Braçe dhe Arben Malaj janë të pasigurtë, sipas MAPO-s ndërkohë që disa të tjerëve “vetë kryesocialisti Edi Rama në takime direkte me ta u ka bërë të ditur vendimin e tij ose për të mos i kandiduar fare, ose për t’i kandiduar në vende të pasigurta”. Gazeta rendit ndër ta, emrat Ilir Gjoni, Marko Bello, Agim Leka, Shegushe Ligori, Ilir Bejtja, Alfred Dalipi, Eltar Deda, Albert Çaçi, Et’hem Ruka etj.

MAPO shkruan se në lista do jetë një pjesëtar i familjes së biznesmenit Koço Kokëdhima. Shkruan MAPO: “Një dilemë që kreu socialist duhet t’i japë një zgjidhje gjatë ditës së sotme është edhe ajo për të kandiduar një nga pjesëtarët e familjes Kokëdhima. Ndërsa deri para pak ditësh ishte folur për kandidimin e mundshëm të vajzës së kësaj familjeje, këngëtares Besa Kokëdhima, dje në ambientet e selisë rozë përflitej dhe kandidimi i mundshëm i Brixhida Kokëdhimës në qarkun e Vlorës…” a.n.

Comments

Submitted by Artur 68 (not verified) on

“Shpetoni ushtarin Braçe” – quhet filmi i fundit nga selia roze. Pasi ka humbur gjithe “familjaret” e tij te ngjashem(Kaçi, Dogjani,Kadeli, Bello etj) shtabi i partise ka vendosur ne ekstremis te kurseje kete partizan i vijes se pare te frontit anti-berishe para se te humbase kordinatat dhe te gjuaje nga deshperimi duke thirrur “perpara”, ashtu si Duka, ne drejtim te focave aleate.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po pse ore sot e mesuat ju te Respublica-s? Dhe madje e paskeni lexuar tek Mapo? ...censuruar

Submitted by Bard (not verified) on

Te ben te biesh ne deshperim mundesia qe Braçe te mos kandidohet ne liste, i sigurte per te fituar. Nje eleminim i Braçes eshte nje firo kolosale qe PS nuk mund t'ia lejoje vetes, megjithese, pas 1 Prillit, te flasesh per gjera te palejuara ne kampin opozitar eshte nje blasfemi.

Submitted by bbb (not verified) on

Rlindja e 1 Prillit ka befasine brenda...dhe befasia e 1 Prillit ka shume genjshtra...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.