Christopher Byrd ngre lart veprën e Ismail Kadaresë

“Kundër tiranisë”. Kështu titullohet kritika letrare që “New York Times” ka botuar për romanin e Ismail Kadaresë “Darka e gabuar” (Titulli në anglisht është ndryshuar në: Rënia e qytetit të gurtë). Christopher Byrd, një kritik që shkruan edhe në “The Guardian”, e ka vlerësuar pozitivisht veprën e shkrimtarit tonë, raporton INA.
Sipas tij, ajo që është më interesante pavarësisht nga përpos faktit që Kadare ndërthur në vepra përrallat popullore dhe ëndrrat, është edhe lloji i politikës. Burd, e sheh si absurd faktin që grave iu thirret me emrin “shoku”.
“Qyteti shqiptar i Gjirokastrës, siç përshkruhet në romanin tragjikomik të Ismail Kadaresë ‘Rënia e qytetit të gurtë’, një rivalitet mes dy mjekëve bëhet barometër për të vlerësuar shtrëngatën politike që godet Evropën Lindore gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë”, shkruan Byrd në “New York Times”, transmeton Gazeta Shqiptare. Dr. Gurametoja i madh dhe Dr. Gurametoja i vogël, kanë të njëjtin mbiemër, por vijnë nga familje të ndryshme. I pari ka studiuar në Gjermani e i dyti në Itali. Duke pasur parasysh se Shqipëria kaloi nga pushtimi italian në atë gjerman nën qeveritë e Musolinit dhe Hitlerit, thashethemexhinjtë në rrugë shikojnë sa njërin sa tjetrin për të kuptuar situatën mbizotëruese. Christopher Byrd, pasi jep sinopsin e romanit me pak fjali, vëren se vepra hidhet edhe në vitet e pasluftës së Dytë Botërore, në një kohë jostabiliteti. Një investigim i filluar në Rusi, është hedhur në të ashtuquajturin “komplot doktorësh” (Stalini besonte se një bashkim ndërkombëtar mjekësh hebrenj donte të vriste liderët komunistë). Doktorët merren në pyetje pafund dhe Dr. Gurameton e madh e pyesin se çfarë ndodhi në atë darkë të famshme - praktikisht, si ai ia doli mbanë të lironte 80 pengje që gjermanët kishin planifikuar t’i ekzekutonin...
“Si një frojdian i parikonstruktuar, Kadare është i magjepsur nga mënyra se si njerëzit i përdorin strukturat ideologjike si mekanizma për të mbështetur maskilizmin e tyre dhe njëherazi këtë e bëjnë edhe për të sunduar mbi të tjerët. Por, aftësia e Kadaresë si tregimtar, është e tillë që e paraqet urtësinë konvencionale me forcën e një traume fëmijërie”, shkruan Christopher Byrd.
k.c.
Comments
"Burd, e sheh si absurd

"Burd, e sheh si absurd faktin që grave iu thirret me emrin “shoku”."? Ato ne liber quhen "shoqe" prej vajzave dhe grave komuniste kur komunistet marrin pushtetin (shoqe ne sensin komunist, "kamarade"). Ky Kristofori quhet Byrd si ne titull apo Burd si tek kjo fjalia? Ndoshta Berd?

Kadaren e njohim ma mire na

Kadaren e njohim ma mire na qe vuejtem nen kohen e komunizmit se sa "imperialisti amerikan" !

Mos na tregoni neve perrallat

Mos na tregoni neve perrallat e keti Byrd-it por nisjani nje email Byrd-it ne lidhje me lidhjet e Kadarese me Enverin si dhe bemat e tij.

Sa budallenj jane keta te

Sa budallenj jane keta te huajt!!

Te vijne te na pyesin neve. Kujt po i plas se ai eshte shkrimtari me i madh qe kemi nxjerre dhe figura me e madhe perfaqesuese aktuale e kombit. E rendesishme eshte qe te gjurmojme ndonje cen te tij, te zbulojme ndonje lidhje me regjimin e meparshem apo ndonje perfitim personal gjate asaj kohe (Se ne nuk do ta benim kurre!!!) dhe t'i çojme letra Akademise Mbreterore Suedeze per t'i mbushur mendjen pse NUK duhet t'ia japin çmimin Nobel.

Edhe ai qe ka thene qe armiku me i madh i shqiptarit eshte vete shqiptari, edhe ai ishte budalla.

Duhet te kalojne breza qe te sherohemi nga ky mjerim shpirteror ku kemi mbetur.

byrdit si duket qeka fans i

byrdit si duket qeka fans i procesverbaleve kriminalistike. edhe une s'eshte se i kam inat procesrvebalet, por nuk shkoj t'i kerkoj neper librari! palo shkrimtari

Add new comment