Shqiptarët e Kosovës festojnë Shën Gjergjin; duke shkuar nëpër tyrbe!!!

Gazetat e Prishtinës raportojnë mbi festimet e një dite të quajtur si e Shën Gjergjit, e që i bie gjithmonë më 6 maj. Përmbajtja e saj është qartazi me një konotacion të krishterë, por ka disa interpretime që e kërkojnë origjinën e saj në kohë pagane parakristiane, dhe e lidhin me ardhjen e pranverës. Krishtërimi, sipas këtyre interpretimeve, e ka shfrytëzuar këtë gjë, dhe e ka bërë festë të vetën këtë traditë ‘iliro-shqiptare’. Në fakt, ka ende mjegull mbi këtë festë, ashtu siç ka dhe mbi faktin tjetër, që festa ka marrë një natyrë popullore e përtej fetare. E festojnë (pothuaj) të gjithë me rite të improvizuara (romët e Kosovës e festojnë me therje qëngjash, ndërsa shqiptarët vetë me vizita nëpër tyrbe, thuhet në Zërin e sotëm). Duket si një fe e re sinkretike mes shqiptarësh!!!!
Është po e përditshmja Zëri, që flet për një grua me emrin Hysnije Gashi, e cila “ka marrë rrugën nga shtëpia e saj në fshatin Mramor i Prishtinës për në Mazgit të Obiliqit. Në Mazgit, jo se Hysnija kishte ndonjë të afërm, por qëllimi i kësaj gruaje në moshë, është që 6 majin, që në popull njihet si Dita e Shën Gjergjit, ta kalojë afër tyrbes së Sulltan Muratit. E kësaj radhe, përveçse për shëndet dhe mbarësi, Hysnija kishte edhe një qëllim tjetër madhor. Shpresonte që pas lutjeve në këtë ditë, djali i saj i cili i ka mbushur 30 vjet, t’i prijë fati në fejesë. ‘Djali mi ka ba 30 vjet e s’po muj me i gjet nuse askund. E mora sot këtu e erdha me të, ndoshta i del kismeti najkud’, thotë Hysnija për Express.”
Re.Pu.
Comments
Ju dhjefsha tyrben e

Ju dhjefsha tyrben e sulltanit o bageti me dy kambe !

Hajt ishalla kismet moj

Hajt ishalla kismet moj Hysnije.

Une jam nga Mati dhe ne Mat

Une jam nga Mati dhe ne Mat festohet jashtzakonisht shume kjo feste, dhe kjo feste festohet thuajse sa viti i ri ne qytetin time, dhe ne menyre apsolute nuk ka te bej fare me fene, as fen e krishter e aq me pak fen muslimane, eshte totalisht feste pagane, pak a shume si dita e veres qe e kan Elbasanllinjte, jam interesuar tek te vjetrit se nga e ka prejardhjen kjo feste dhe thuhet se eshte shume e lashte dhe gjithmone eshte festuar.

Po mire o Respublica, ju nga

Po mire o Respublica, ju nga Hena vini qe nuk e dini festen e Shen Gjergjit?

Shen Gjergjin ne Shqiperi e

Shen Gjergjin ne Shqiperi e festojne komuniteti egjyptian dhe rom, thuhet se shen Gjergji ka shpetuar shume jete nga keto komunitete!

Keto jetet Shen Gjergji i

Keto jetet Shen Gjergji i pat shpetu para a mbrapa vrasjes se dragoit te perbindshem?

Me e bukura eshte se meqe

Me e bukura eshte se meqe shumica e shqiptareve ne Kosove jane muslimane, kjo feste koti apo pagane ka marre emer kaurresh, pallosh Shën Gjergji... Feste koti, futja kot!

Me e bukura eshte se meqe

Me e bukura eshte se meqe shumica e shqiptareve ne Kosove jane muslimane, kjo feste koti apo pagane ka marre emer kaurresh, pallosh Shën Gjergji... Feste koti, futja kot!

Shumica e kosovareve jane

Shumica e kosovareve jane turq e kjo feste ka emer kaurresh !

keshtu tingellon me bukur!

Shqiptaret musliman me gjak

Shqiptaret musliman me gjak shqiptar ne Kosove ( sepse aty ka edhe shume turq e rropullina te tjera) e festojne Shen Gjergjin tradicionalisht, sepse ato dojshin te festojshin heroin kombetar Gjergj Gjon Kastriotin nen pushtimin turk demek si dite e pranveres. Bravo kosovarve.

shen gjergji seshte kurgja ,

shen gjergji seshte kurgja , sna takone neve ta festojem nje fets till , jo qe te ndihmojne tyrbet po perkundrazi te shtijen ne rug te gabuara , ku All-llhun e indhon me keto gjeste qe i bejn dhe e fiton xhehnemi nese shkon neper tyrbe me kerku ndihme

Add new comment