Shqiptarët e Kosovës festojnë Shën Gjergjin; duke shkuar nëpër tyrbe!!!

Postuar në 07 Maj, 2012 05:12

Gazetat e Prishtinës raportojnë mbi festimet e një dite të quajtur si e Shën Gjergjit, e që i bie gjithmonë më 6 maj. Përmbajtja e saj është qartazi me një konotacion të krishterë, por ka disa interpretime që e kërkojnë origjinën e saj në kohë pagane parakristiane, dhe e lidhin me ardhjen e pranverës. Krishtërimi, sipas këtyre interpretimeve, e ka shfrytëzuar këtë gjë, dhe e ka bërë festë të vetën këtë traditë ‘iliro-shqiptare’. Në fakt, ka ende mjegull mbi këtë festë, ashtu siç ka dhe mbi faktin tjetër, që festa ka marrë një natyrë popullore e përtej fetare. E festojnë (pothuaj) të gjithë me rite të improvizuara (romët e Kosovës e festojnë me therje qëngjash, ndërsa shqiptarët vetë me vizita nëpër tyrbe, thuhet në Zërin e sotëm). Duket si një fe e re sinkretike mes shqiptarësh!!!!

Është po e përditshmja Zëri, që flet për një grua me emrin Hysnije Gashi, e cila “ka marrë rrugën nga shtëpia e saj në fshatin Mramor i Prishtinës për në Mazgit të Obiliqit. Në Mazgit, jo se Hysnija kishte ndonjë të afërm, por qëllimi i kësaj gruaje në moshë, është që 6 majin, që në popull njihet si Dita e Shën Gjergjit, ta kalojë afër tyrbes së Sulltan Muratit. E kësaj radhe, përveçse për shëndet dhe mbarësi, Hysnija kishte edhe një qëllim tjetër madhor. Shpresonte që pas lutjeve në këtë ditë, djali i saj i cili i ka mbushur 30 vjet, t’i prijë fati në fejesë. ‘Djali mi ka ba 30 vjet e s’po muj me i gjet nuse askund. E mora sot këtu e erdha me të, ndoshta i del kismeti najkud’, thotë Hysnija për Express.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by xovo (not verified) on

Ju dhjefsha tyrben e sulltanit o bageti me dy kambe !

Submitted by Anonim (not verified) on

Une jam nga Mati dhe ne Mat festohet jashtzakonisht shume kjo feste, dhe kjo feste festohet thuajse sa viti i ri ne qytetin time, dhe ne menyre apsolute nuk ka te bej fare me fene, as fen e krishter e aq me pak fen muslimane, eshte totalisht feste pagane, pak a shume si dita e veres qe e kan Elbasanllinjte, jam interesuar tek te vjetrit se nga e ka prejardhjen kjo feste dhe thuhet se eshte shume e lashte dhe gjithmone eshte festuar.

Submitted by fkpartizoni (not verified) on

Po mire o Respublica, ju nga Hena vini qe nuk e dini festen e Shen Gjergjit?

Submitted by jani (not verified) on

Shen Gjergjin ne Shqiperi e festojne komuniteti egjyptian dhe rom, thuhet se shen Gjergji ka shpetuar shume jete nga keto komunitete!

Submitted by Baku (not verified) on

Keto jetet  Shen Gjergji i pat shpetu para a mbrapa vrasjes se dragoit te perbindshem?

Submitted by Alban (not verified) on

Me e bukura eshte se meqe shumica e shqiptareve ne Kosove jane muslimane, kjo feste koti apo pagane ka marre emer kaurresh, pallosh Shën Gjergji...  Feste koti, futja kot!

Submitted by Alban (not verified) on

Me e bukura eshte se meqe shumica e shqiptareve ne Kosove jane muslimane, kjo feste koti apo pagane ka marre emer kaurresh, pallosh Shën Gjergji...  Feste koti, futja kot!

Submitted by Baku (not verified) on

Shumica e kosovareve jane turq e kjo feste ka emer kaurresh !

keshtu tingellon me bukur!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Shqiptaret musliman me gjak shqiptar ne Kosove ( sepse aty ka edhe shume turq e rropullina te tjera) e festojne Shen Gjergjin tradicionalisht, sepse ato dojshin te festojshin heroin kombetar Gjergj Gjon Kastriotin nen pushtimin turk demek si dite e pranveres. Bravo kosovarve.

Submitted by nebi (not verified) on

shen gjergji  seshte kurgja , sna takone neve ta festojem nje fets till , jo qe te ndihmojne tyrbet po perkundrazi  te  shtijen ne rug te gabuara , ku All-llhun e indhon me keto gjeste qe i bejn  dhe e fiton xhehnemi nese shkon neper tyrbe me kerku ndihme

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.