Kush është me të vërtet i pasur?

Postuar në 03 Maj, 2013 15:23

Sipas një raporti të Bankës Qëndrore Europiane publikuar disa javë më parë, pasuria e një familje spanjolle është mesatarisht 291 mijë euro, familjet italiane gëzojnë 275 mijë euro ndërkohë që për një familje gjermane shifra është çuditërisht 195 mijë euro.

Pra gjermanët, me një papunësi relativisht të papërfillshme (5,4%) janë më të varfër se spanjollët në rrënim e sipër ekonomik? Nëse përgjigjia është po, ç’kusur ka atëhërë Gjermania tu japi para hua shteteve që janë më në gjendje se vetja? Paradoksi ëshë thjesht aparent sepse numrat duhen lexuar drejt, në kohë dhe hapësirë. Çelësi i raportit qëndron tek pasuritë e patundshme. Familjet spanjolle kanë derdhur paratë e tyre kryesisht për blerjen e shtëpisë (88%), në përgjithësi me kredi afatgjata, ndërkohë që vetëm 46% e familjeve Gjermane vendosin të jenë pronare të shtëpive ku jetojnë.

Nëse shtojmë faktin se dy vitet e fundit, falë rënies drastike të fuqisë blerëse, në Spanjë pasuritë e patundshme janë zhvlerësuar prej 36%, atëhere kush është me të vërtet i pasur? Një familje e zhytur në borxhe me një pronë që vlen 1/3-tën më pak nga shifra e blerjes, apo një familje me financa të shëndosha por që jeton me qera? E.Xhanari

Comments

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>Nuk ka te beje vetem zhvlersimi i pasurive te paluajtshme por edhe fakti qe Gjermania eshte nje shtet shume me social sesa spanja dhe italia. Gjermanet investojne c&#39;do vit per kete shtet social, dhe pasi dalin ne pension jane te sigurt qe nuk do perfundojne ne rruge. Kshu qe ajo diference mes pasurive, ne gjermani qendron tek shtetit. Ndryshe eshte ne Itali dhe Spanje. Duke mos pasur besim tek aftesia e shtetit per ti mbajtur kur dalin ne pension, spanjollet dhe italianet investojne ne shtepite e tyre. E njejta gje eshte dhe me greket, dhe me ne shqiptaret.</p>

Submitted by Iluministi (not verified) on

<p>Si dhume e keni thjeshtuar problemin Elton!</p><p>Jane tregues e kritere te tjera ato qe percaktojne gjendjen dhe cilesin e jetes te nje vendi te caktuar.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Komenti me siper mbi skemat krejtesisht te ndryshme te mbrojtjes sociale ka kapur thelbin e ceshtjes. Ka edhe nje shpjegim te thjeshte fare per "paradoksin" qe lidhet me madhesine e familjeve. Ne vendet e Evropes se jugut familjet kane me shume persona.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.