Pse Mourinho nuk mundi të fitojë me Realin një Champions League?

Postuar në 01 Maj, 2013 09:47

Gazetari sportiv i së përditshmes italiane il Corriere della Sera, Tommaso Pellizzari ka dhënë një numër arsyesh, pse ka dështuar Mourinho me Realin e tij në kompeticionin Champions League.

Sipas tij, që citon vetë Mourinho-n, së pari “është fjala për një kompeticion, ku vendosin detalet e çikërrimat”. Dhe detalet që e kanë bërë të pafat trainerin e famshëm portugez kanë të bëjnë me kalendarin e tre herëve të fundit. Parvjet Realit i ra të ndeshej në ½ finale me Barçën, që ish në kulmin e vet. Vjet i ra të ndeshej me Bajernin, dhe u skualifikua me penalti. Ndërsa sivjet me Dordmundin, që është më e vështira për t’u mundur.

Së dyti, Mourinho-s i ka rënë të ndeshet në ½ finale në dy vitet e fundit me një skuadër gjermane, dhe është marrë vesh se këto dy vite gjermanët janë mbretërit e futbollit europian. Spanjollët nuk janë më të parët.

Së treti, është vetë Mourinho që nuk ka demonstruar se është i zoti, në ndryshim nga rrethanat kur kish Chelsea-n e Inter-in, për të ndërtuar një skuadër të përsosur taktikisht e të pamposhtshme në pikëpamje agonistike, ku lojtarët të jenë gati “të japin dhe jetën” për trainerin e vet.

Së katërti, Mourinho është mësuar të luftojë në krye “të një skuadre të vogël e të dobët kundër të mëdhenjve”, ndërsa këtë herë ishte në një skuadër të madhe, për më tepër spanjolle, së cilës nuk kish se ç’t’i jepte.

Së pesti, Mourinho nuk ka asnjëherë një plan ‘B’, që ta vërë në punë kur nuk ecën mirë plani ‘A’, dhe ky është një nga limitet e tij.

Së gjashti ishte konflikti me Iker Casillas-in, i cili është jo vetëm flamuri i Realit, por edhe flamur i kombëtares spanjolle.

Re.Pu.

Comments

Submitted by dymi (not verified) on

Mourinho nuk i le gje mangut Sa-lehit( kryeministrit tone).Shpirtngushte dhe inatci.Uthull e forte qe gryen enen e vet.

Submitted by luke (not verified) on

3 here rresht ne gjysemfinale nuk me duket e parendesishme. Duke thene kete ne 2010 e fitoi Champions me Inter se kishte super ekip. Duke hequr menjane Cristiano Ronaldon, Casillas dhe Ramos, lojtaret e tjere te Realit mua me duken lojtare normale. Jane blere shume leke po kjo nuk i ben te jene kampione. Tek Interi kishte J.Cesar, Maicon, Samuel, Lucio, Cambiasso, Zanetti, Motta, Sneijder, Stankovich, Eto, Milito, Balotelli ku sejcili prej tyre ne 2010 per nga pozicioni ku luante ishin ne nje nga 3 vendet e para ne bote.

Vetem tek Porto kishte ekip me te dobet kur fitoi Champions.

Submitted by Anonim (not verified) on

i gjashti vlen sa 5 te paret sebashku por Mou ka nje karriere brilante plot trofe dhe eshte vecse ne gjysmen e pare te karrieres. Gjithesesi anija e care nga konflikti me Kasijas e Ramos nuk e lejoi ta conte udhetimin deri tek trofeu i kampioneve. Se shtati grupet e lojtareve te Dortmundit dhe Bayern-it ishin dukshem superiore ne cilesi nga  grupi i madrileneve dhe ky nuk ishte faji i realy "Special ONE"-it.

Submitted by Anonim (not verified) on

Rezultati ne futboll percaktohet nga detajet dhe rastesia kur behet fjale per ekipe te nje niveli.Ky gazetari do te bente mire te jepte prognozat e tij para se te merrej vesh se Reali u eliminua,e jo mbas pilafit.Se nuk kishte gazetar a analist ta parashikonte qe brenda nje çerek ore Reali humbet aq shume shanse goli dhe sikur vetem njeri prej tyre te ishte gol,ku do shkonte gazetari i famshem me analizen e tij?
Keshtu mund te "analizohet" dhe humbja hollandeze me 1978 ne finale ne Argjentine,por mbasi u muar vesh se Rensenbrink goditi vetem shtyllen ne minuten e 90-te!Po sikur te ishte gol do analizoheshin shkaqet e fitores....
Varja,pune gazetaresh legene!

Submitted by Adiku (not verified) on

Nje udheheqes i mire, nuk mund te fitoje pa gjeneralet e tij.

Mourinjo shkeli me kembe lohtaret me te mire te Realit, dhe perkrahu portugezet e tij, te cilet pervec Ronaldos nuk kane asnje lloj vlere mbi normalen si futbolliste.

Te vesh Pepen kapiten te Realit te Madridit eshte thjesht poshterim per te gjithe kampionet e botes dhe Europes (spanjollet) qe luajne tek Reali.

Mouronjo thjesht percau ekipin dhe shemtoi sa mundi lojen e Realit

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.