Nuk e hetojmë se ILDKP nuk na e ka sjellë – thotë Llalla (për rastin që denoncoi vetë kur ishte në ILDKP)

Zëri i Amerikës ka zhvilluar një intervistë në studio me kryeprokurorin e Shqipërisë A.Llalla dhe thuajse gjatë gjithë intervistës ka tentuar të flasë rreth korrupsionit dhe arsyeve pse ai nuk po luftohet. Përgjigjet e Llallës kanë qenë shmangëse sa u takon përgjegjësive dhe fshihet me fraza si korrupsioni është "problem i vjetër”, ose problem "jo vetëm i prokurorisë" etj. Më në fund duket se intervistuesi e humbet durimin dhe ndalet në një rast konkret:
“Këto ditë të fundit në shtypin shqiptar është përfolur rasti i anëtari të gjykatës së lartë i cili u dekretua tashmë për në gjykatën kushtetuese. Për zotin Fatos Lula e kam fjalën, i cili sipas agjencisë që ju e keni drejtuar më përpara, inspektoriati i kontrollit të pasurive, ka deklaruar shuma të mëdha fondesh që i janë dhënë atij në formë dhurate nga familjarët e tij. A ka sot një kërkesë nga inspektoriati ose nga prokuroria? A kanë filluar hetime për këtë rast? - i thotë të intervistuarit.
Pergjigjet Adriatik Llalla: Rasti i zotit Lulo, siç u bë prezent edhe gjatë kohës që unë drejtoja inspektoriatin e lartë, ishte një ndër rastet që kishte nevoj për hetime lidhur me personat e lidhur me zyrtarët. Ky ishte një ndër rastet që u bë shkak që inspektorati i lartë të kërkonte mendimin e ligjit për inspektioratin e lartë për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, inciaitivë ligjore e cila gjeti mbështetjen e plotë të gjithë faktorit politik shqiptar dhe tashmë inspektoriati i lartë i ka të gjitha mundësitë të hetojë këtë rast. Besoj se nëse ky inspektoriat do të referojë rastin në prokurori, prokuroria menjëherë do t’i filloj hetimet.
Zëri i Amerikës: Pra nëse ju kuptova drejtë, rasti nuk është referuar në prokurori.
Adriatik Llalla: Nuk është referuar në prokurori. a.n.
Intervista e plotë:
http://www.zeriamerikes.com/content/llalla-interview/1648973...
Comments
......bir selmoni nenes ke te
<p>......bir selmoni nenes ke te qaj me pare.......Ky Ll (Dh)alla duket qe ne surrat qe e ka leprin ne bark sa nje ari, me kta te dhjaksur do luftohet koruposioni ????</p>
Add new comment