Ermelinda Meksi jep lajmin e keq: “Po marrim borxhe për të paguar rrogat”

Lajmi bombë vjen nga anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, Ermelinda Meksi. Në një intervistë për televizionin Top-channel, ajo na bën me dije lajmin më të keq që mund të merrej në këtë fushatë elektorale. “Po marrim borxh për të mbuluar rrogat e buxhetorëve”, thotë ajo.
Saktësisht, deklarata e saj është si më poshtë: "Në një kohë që ka rënie të ardhurash, [ne] kemi një rritje të shpenzimeve, por jo të shpenzimeve për zhvillim, pra të investimeve që [në fakt janë në] ulje. Kemi një rritje te shpenzimeve korrente, që janë kryesisht shpenzime për të [përballuar] paga, pensione dhe interesa borxhi. “
Raportin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://top-channel.tv/artikull.php?id=255868. Duket se pas zgjedhjeve, sidoqë të jetë rezultati, do të jetojmë ditët e një emergjence ekonomike e financiare.
Re.Pu.
Comments
Mendoj se kjo qe quhet sot
<p> Mendoj se kjo qe quhet sot lajm i keq,ka nisur qe para nje viti</p><p>kur nisi vonesa e pagesave te rrogave dhe pensioneve.Meqe zonja </p><p>Meksi eshte anetare e Keshillit Mbikqyres se Bankes se Shqiperise</p><p>e quaj te vonuar dhe te pamjaftueshem prononcimin e saj.</p>
Add new comment