Ndjehem i përdorur nga Kreshnik Spahiu - thotë Mero Baze që beson se Spahiu ka arsye të tjera nga ato që thotë publikisht

Postuar në 24 Prill, 2013 14:54

Mero Baze, një nga gazetarët që ka qenë afër Kreshnik Spahiut këto kohë shkruan në editorialin e tij të mbrëmjes në TemA se ndihet i përdorur nga Spahiu: "Ndjehem i përdorur që kam besuar se ky mund t’ia dalë të jetë ose një opozitar i mirëfilltë, ose një patriot modern. Këtë e them si një mik i tij dhe si dikush që di më shumë se publiku se çfarë ka kërkuar, çfarë nuk ka marrë dhe çfarë ka thënë publikisht. Për lirinë e tij le të luftojë vetë se nuk e ndihmoj dot më, por për transparencën e arsyeve që thotë publikisht mund ta ndihmoj nëse ka nevojë..."

Po pse nuk hyri Spahiu në koalicionin e majtë? Mero Baze thotë ndër të tjera:

"Ajo që besoj është se Kreshnik Spahiu nuk ishte i lirë dhe nuk ishte transparent gjatë gjithë periudhës kur tentoi të bënte koalicion me opozitën. Që nuk ishte i lirë e shikoja tek përpjekja e tij e stërmundimshme të shpikte çdo orë nga një shkak dhe që nuk ishte transparent e shikoja që nuk i thoshte kurrë dy vetëve të njëjtën arsye..." a.n.

http://www.gazetatema.net/web/2013/04/24/perse-sduhet-te-ref...

Comments

Submitted by anisa (not verified) on

Sikur Mero te fliste pak me shume nuk do te bente keq se ne fund te fundit optimizmi i tij ka sjelle optimizem edhe te sh shqipetare te tjere. Qe Kreshniku po perdorte bashkevendasit e tij, kjo u kuptua dhe me heret se sot. Ne Shqiperi gjendja eshte aq e mjeruar sa edhe nje individ aspak karizmatik si Kreshniku mund te frymezoje. Ceshja tani shtrohet nese PS-ja do te kuptoje realisht vleren negative qe AKZ-ja mund te shkaktoje ne zgjedhje, apo do ta nenvleftesoje siç ka bere shpesh here me pare me probleme te verteta. Une nuk jam e mendimit se gjithe Shqiperia duhet te votoje per PS-ne, por jam e mendimit se nese AKZ-ja vertet donte te maste veten, atehere ta bente duke ruajtur dhe mbledhur vota permes PS-se. Ndryshe nga Topi, Spahiu nuk ka alibi. Edhe sikur mos te jete vegel e Berishes do te jete e veshtire te besohet tanime. Ose duhet te lere Bashkurtin dhe kolonelin te flasin me njerezit, se Spahiu vete veshtire. Mua nuk me ka ngallur dhe tani nuk me ngjall besim. Shpresoj te perfundoje si G99.

Submitted by sara (not verified) on

Kushdo qe ka besuar tek Kreshnik Spahiu ka qene i verber. Si mund te nderroje njeriu kaq shpejt? ai ishte person me reputacion zero ne KLD. Perrallat e tij patriotike nuk mund te besoheshin me te kaluaren e tij . Edhe shumica e deklaratave te tij patriotike jane qesharake, dhe aspak te miremenduara. Vertet edhe Mero ka besuar se Kreshniku arrin te mendoje thelle per bashkimin kombetar dhe ceshtje te medha kombetare? A nuk ju eshte dukur nje karagjoz qe dilte e vrojtonte me dylbi kufijte ne jug te shqiperise?

Nje patriot idiot qe kerkonte te shpallej non grata i vetmi minister i jashtem patriot qe ka patur Shqiperia dekaden e fundit, z. panariti. Le qe ishte injorance sepse termi non grata perdoret per shtetasit e huaj. Per fat te keq ai shfrytezoi patriotizmin ne rritje te brezi i ri, per perfitimet e tij te ndyra personale.  Mbeshtetesit e tij dhe endrrat e tyre, skane lidhje me qellimet e pista te ketij njeriu. U desh qe ti thoshte JO koalicionit me PS qe njerezit te ndryshonin mendim.  Cudi, se Kreshniku eshte ai qe ka qene. edhe sikur te kete qellime te pastra elektorale, pra te mbetet nje opozitar i betuar, ai eshte njeri pa kredibilitet...

Submitted by Anonim (not verified) on

Kreshniku ka bere shume qe nuk u bashkua me PS. Ata jane turpi i kombit. NE prani te Tadicit nenshkruan marreveshjen dhe pa turp per ndjenjat e gjysmes se kombit i dhane fjalen Tadicit sikur nuk kishte europiane te tjere atje. As qe mos ulerij fare  PS. Donte me petkun e  AKZ te mbulonte tradhetine e saj. Metes nuk i numerohen vizitat ne Beograd ne gjithe keto vite, Rama  vasal i Papandreut...

Bravo Kreshnik te lumte ... Tregove qe je trim dhe nuk perulesh...

Mos u tremb nga deklaratat e  " sorrave" ( nuk doja te perdorja kete fjale) po e ka perdorur Rama po e perdor dhe une, me shume ke per te fituar. Berisha nuk rrezohet me tradheti dhe bekim nga serbet.

Submitted by fundi perralles (not verified) on

mjaft ti ore 'anonim', BL vucidolas, mos bej zhurme , na lere te shohim c'a thone te ndershmit.

Submitted by Arber (not verified) on

Ne asnje moment nuk e kam besuar kete njeri. Une e kam fiksuar ne memorjen time se si ai mbrojti me pandershmeri dhunen e pashembullt qe beri Berisha ne 1998.

Nuk dushoj qe ai eshte vegel e Berishes dhe nje provokator i keq, qe do te zhgenjej shume te rinj qe e kane marre pas.

Berisha e ka futur si Kale Troje kete kosovarin, per te minuar opoziten, dhe te krijoje sa me shume trazira, ashtu si ka bere dhe here te tjera kur e kan shporrur nga pushteti.

Arber - Canada

Submitted by aulix (not verified) on

Kurre nuk me ka pelqyer Akz dhe sidomos kryetari i saj.

Ne mesazhe te hershme kam shprehur dyshimet e mia. Normal qe nuk e coj aspak ne mendje si njeri i Berishes por tani besoj se e kam gjetur epitetin "aventurier". ndoshta enderron grillon, le te enderro

Submitted by .....?? (not verified) on

E gjith kjo nuk me cudit me shum se aleanca PS-LSI, jo per faktin se dy parti te majta nuk mund te ri-mblidhen se kjo eshte naturale por per faktin e ''vidio-clipit'' apo kasetave  qe mbart nga mbrapa z.Meta. ne fund te fundit shqiperia nuk ka nevoje per nacionalizma (turma), por ka nevoje per BABA(nje qeveri dhe kryeminister qe e don dhe drejton vendin e vet si nje BABA i mire qe drejton dhe e don familjen e vet...UTOPI...c'eshte kjo qe them?! pretendoj shum !!!shqiperian ka mbete jetim qe nga Gjergj Kastrioti...te qajm apo te lutemi???

Submitted by ervin.m (not verified) on

Ata qe e njohin nga afer Kreshnikun nuk habiten me oshilacionet dhe rreshqitjet e tij e as me sharlatanizmin e tij te pafshehur.   Kreshniku eshte aq i mbytur vete ne korupsionin e gjyqtareve sa Berisha e demaskon kur te doje e si te doje, nese do te donte. Gazetaria investigative fle ne kete vend. Askush nuk e di, p.sh,  qe  Kreshniku po perfundon  se ndertuari vilen 600 mije euro mu ne zemer te PD ne residencen e Zamir Manes, bashke me Olldashin, Ristanin, Fevziun , Frangajn etj...

Submitted by Anonim (not verified) on

Tani partite me njera tjetren me shume hahen per pazare sa deputete ose ministra do marrin...dhe nuk bejne lufte per programe poltike apo per parime. Ta themi troc se edhe AK kishte intrige per numer deputetesh. Perse valle te mos pretendoje AK per kandidate ne listen e PSse kur edhe LSI futi 4 te tille? Perse AK nuk paska moral apo qenka berishiane mqns nuk u lidh me PSne dhe LSI, qe mbajti ne pushtet Berishen paska moral...?!Me duket se kjo analize e Meros eshte e cale dhe jo reale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.