Vetëvendosje refuzon takimin me Ramën në Prishtinë prej Ilir Metës, 21 janarit, dhe mbështetjes së dialogut (antikombëtar) Serbi-Kosovë

Vetëvendosje nuk do të dalë në takim me Ramën në Prishtinë, sepse:
“Rreshtimi dhe elozhet për kah Kryeministri aktual i Kosovës si dhe partia të cilën ai drejton, na bën me dije se një keqkuptim i madh qëndron në mes. Të mbështetësh sot, pa nevojë, dialogun e padrejtë politik midis Prishtinës dhe Beogradit si dhe të afirmosh një forcë politike e cila e ka futur Kosovën në një qorrsokak politik, ekonomik dhe shtetëror, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe korrupsioni…
Por, Vetëvendosje nuk e harron 21 janarin:
“Ajo demonstratë tregoi hendekun midis qytetarëve të pakënaqur dhe qeveritarëve të vetëkënaqur, por edhe konfirmoi hendekun tjetër midis popullit dhe opozitës. Shqiptarët e pakënaqur, kudo që janë, duhet të organizohen për ta shprehur pakënaqësinë e tyre me gjuhën e vullnetit dhe interesit të tyre. Përndryshe, pa organizim politik ka veçse përfitime partiake e humbje kombëtare.
Në këtë frymë edhe qëndrimi më i fundit i Partisë Socialiste të Shqipërisë për koalicionin e ardhshëm është i papajtueshëm me vetë atë çka protesta shenjoi….”
Dhe e fundit:
“…shqiptarëve ju duhen organizime progresive politike që politizojnë shoqërinë, ekonominë e kombin, e jo konjuktura shtesë të pushtetit që privatizojnë shoqërinë, ekonominë dhe idenë kombëtare. Me këto struktura politike tashmë e kemi të qartë se Shqipëriadhe Kosova edhe pas 23 qershorit do të jenë të njëjta sikur ato të 21 e 22 qershorit…
k.cukali
Deklarata e plotë:
Comments
E haruat piken me te

E haruat piken me te rendesishme, sepse Rama ne Shqiperi e shan nacionalizmin e pastaj shkon ne Kosove:

Së katërti, disa konsiderata në lidhje me çështjen e nacionalizmit mes shqiptarëve. Ne jemi të shqetësuar nga retorika që po përdoret diku për arsye elektorale, diku për arsye ideologjike e cila njëson nacionalizmin me konservatizmin, anakronizmin e prapambetjen duke deklaruar madje se nacionalizmi është primitivizëm. Është e udhës të theksojmë se nuk ekziston “një nacionalizëm”, të cilin të mund ta përdorësh si vend grumbullimi për etiketime negative. Mes shumë shfaqjeve të nacionalizmit, mund të dallojmë qartë dy grupe të mëdha, nacionalizmin represiv pra, desubjektivues, shoven, imperial etj. dhe nacionalizmin çlirimtar atë subjektivues, vetëvendosës, emancipues, anti-kolonial që mëton barazinë mes kombeve.

Në rastin e Lëvizjes Nacionaliste Shqiptare, për vetë kushtet e krijuara, ndjenja frymëzuese që ka çuar përpara lëvizjen, e mbështetur gjerësisht prej popullit, është kjo e dyta, pra nacionalizmi çlirimtar.

Po ashtu, termi i preferuar si korrekt, “atdhedashuria”, nuk mund të themi se është koncept emancipues, apo më i dobishëm, se nacionalizmi çlirimtar. Nëse nacionalizmi çlirimtar qëndron për fuqizimin e shoqërisë dhe komb-shtetit si mënyrë që siguron rezistencën ndaj shtypjes së padrejtë në relacionet ndërkombëtare, "atdhedashuria" na rikthen në një situatë vetëm emocionale, romantike, individualiste, e cila përgjithësisht nuk themelon kurrfarë politike e dobie kolektive.

Atdhedashuri apo nacionalizëm? Kjo është kundërthënie e rrejshme. Në ShBA, si një 'melting pot' që është, flasin për patriotizmin meqë nacionalizmi i nxjerr njerëzit irlandezë, polakë, shqiptarë etj. Në Evropë, kemi nacionalizmin, dhe ai mund të jetë i ndryshëm nga patriotizmi, deri diku, vetëm në ato pak shtete si Zvicra e Belgjika (çfarë nuk është Shqiperia, natyrisht). Kjo kunderthënie e rrejshme është edhe më e dëmshme seç duket sepse zbërthehet kështu: atdhedashuria është dashuri për Shqipërinë administrative, kurse nacionalizmi dëshirë a vullnet për bashkim kombëtar. Atdhedashuria e vendos kombin (shqiptar në Shqipëri) në funksion të shtetit (të Shqipërisë londineze). Nacionalizmi e vendos shtetin (e Shqipërisë e të Kosovës) në funksion të kombit (shqiptar në Ballkan dhe kudo që ai është). Pra, nuk ka të bëjë me pushtetin e lirinë, por me horizontin e vetëpërcaktimit dhe të vetëpërfytyrimit. Atëherë, çfarë lloj nacionalizmi? Nacionalizëm shovinist-hegjemonik (si ai i regjimeve në Serbi e Greqi), apo nacionalizëm çlirimtar-antikolonialist (si ai shqiptar)? Kjo pra është kundërthënia e vërtetë.

Keta i qendrojne tamam

Keta i qendrojne tamam parimeve, jane e vetmja force politike shqiptare e hajrit.

Koleto, pse nuk e permende

Koleto, pse nuk e permende piken ku flitet per nacionalizin (nuk te pelqej?) por vetem ato pika qe te konvenojne ne kontekstin e politikes ditore ne Shqiperi si ajo per 21 Janarin ?

Ne gjithe hapesiren

Ne gjithe hapesiren mbareshqiptare, jane e vetmja force politike te cilen mund ta thuash me krenari se e mbeshtet

Sa keq qe ne Shqiperi nuk ka

Sa keq qe ne Shqiperi nuk ka nje parti si Vetvendosja. Rama duhet te mesoje nga Albini. Ndryshe i duhet te mesoje nga Meta.

Këta flasin vëlla, me

Këta flasin vëlla, me koncepte, me terma, me ide, jo me llafe. Ke qejf t'i dëgjosh e lexosh. Të shtohet ideja e mirë për veten, rri pastër, rritesh, ngushëllohesh kur i dëgjon.

Ke qejf, shkëlqejnë. Ndrisin, feksin nga larg. Aferim!

Vetevendosja eshte ndoshta i

Vetevendosja eshte ndoshta i vetmi formacion politik ne hapesiren Shqiptare. Mund te jesh apo mund te mos jesh dakort me ta por te pakten e di se ku qendrojne dhe cfare politike duan.

Te tjerat jane shumica formacione tregtare ose klanore.

Add new comment