KPR: Agimi i Artë të mos tentojnë të hyjë në Shqipëri

Postuar në 20 Mars, 2013 15:01

 

TIRANE- Klubi i Patrioteve Rinj ka paralajmëruar se nuk do të lejojë hyrjen në Shqipëri të anëtarëve të grupit neonazist, Agimi i Artë.

Në një deklaratë të tyre thuhet se KPR po ndjek me vëmendje të gjitha lëvizjet dhe planifikimet e neonazistëve të Agimit të Artë për të ardhur në Shqipëri në kuadër të ceremonive që do të zhvillohen në kuadër të festës kombëtare të Greqisë, siç e kanë paralajmeruar në axhendat e tyre.

KPR i bën thirrje, atyre që i quan pasardhës të Hitlerit, që të mos tentojnë të shkelin në territorin e Republikës së Shqipërisë pasi ashtu siç ndodhi në Kosinë pak muaj më parë, edhe këtë herë do të përballen me vrullin e patriotëve të rinj.

“KPR është e vendosur të mbroj cdco centimetër të territorit të Shqipërisë në mënyrë që mos të ndotet nga këmbet e neonazistëve. Nëse çdokush prej tyre tenton të hyj në Shqipëri do të pësojë të njëjtin fat si Kristo Papa. Me këte rast KPR uron minoritetin grek në Shqipëri festën kombëtare të tij dhe i bën thirrje që të mbrojmë së bashku dinjitetin e shtetit dhe kombit shqiptar nga keto mbeturina të humbura të Luftës së Dytë Botërore.- përfundon deklarata.

Festa Kombëtare e Greqisë mbahet më 25 mars.

PANORAMA

Comments

Submitted by Sulejmani i Mad... (not verified) on

<p>O GJUHA SHQIPE.... O SHUMESI!!! SHKRUHET: AGIMI I ARTE TE MOS TENTOJE. JO; TE MOS TENTOJNE! EDHE TI MUC E DHJEVE SHQIPEN?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.