“Enver Hoxha krijoi mitin e Stalinit, ai nuk e njihte Shqipërinë”

Në Shqipëri, hapja e arkivave të periudhës komuniste u ka ofruar historianëve një shans të veçantë për të parë funksionimin e një prej regjimeve më të izoluara të pas Luftës së Dytë Botërore. Historiani Elidor Mëhilli ka shkruar gjerësisht mbi dinamikën e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë dhe ndikimin që patën këto marrëdhënie në zhvillimet e brendshme të vendit.Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zoti Mëhilli, Doktor i Shkencave me banim në Shtetet e Bashkuara, thotë se mbetet ende shumë punë për të bërë me arkivat për të zbardhur dramën njerëzore të viteve të komunizmit.
"Si çdo vend i vogël, historia e Shqipërisë mbetet për t’u shkruar, sidomos me hapjen e arkivave të periudhës komuniste”,- thotë doktori.
Vitet e fundit historianët kanë filluar të hapin arkivat e periudhës komuniste. Mëhilli ka bërë një sërë studimesh mbi dekadat e pas Luftës së Dytë Botërore. Profesori i historisë në Universitetin e Pensilvanisë ka studiuar veçoritë e ndikimit sovjetik në të ashtuquajturat periferitë e bllokut komunist. Historia e Shqipërisë thotë ai është historia e ndikimit të Fuqive të Mëdha.
“Si vend i vogël, Shqipëria nuk arriti dot t’i dominonte fuqitë e Luftës së Ftohtë, por arriti në pika të caktuara t’i shfrytëzonte prishjet midis Fuqive të Mëdha”,- vijon ai.
Blloku komunist i Evropës Qendrore dhe Lindore paraqiste nj mozaik interesant marrëdhëniesh jo uniforme me Bashkimin Sovjetik. Në vende si Polnia, Çekosllovakia dhe Hungaria ekzistonte një sovjetizim i natyrshëm, shpjegon ai përmes Ushtrisë së Kuqe që ishte vendosur në këto vende.
“Por nuk ishte kështu me Shqipërinë, sepse në Shqipëri nuk erdhi Ushtria e Kuqe sovjetike. Pra sovjetizimi këtu duhej bërë në forma të tjera, më indirekte. Dhe po ta krahasosh Shqipërinë me vendet e tjera, del një gjë interesante. Ishin udhëheqësit shqiptarë që e kërkonin sovjetizimin e vendit. Ishin pikërisht udhëheqësit si, Enver Hoxha apo krerët e tjerë të byrosë që i luteshin Stalinit, i luteshin Moskës të dërgonte specialistë, të dërgonte ndihmë, të dërgonte pedagogë të gjuhës ruse, të dërgonte literaturë, dhe shpesh herë, sovjetikët nuk kanë dashur të dërgojnë shumë sepse donin t’i dërgojnë nëpër vendet e tjera si, Hungaria apo Polonia dhe janë rezistentë ndaj kërkesave të shqiptarëve”,- shpjegon Mëhilli.
Rezultati i këtyre shkëmbimeve ishte krijimi i një kaste të tërë intelektualësh që drejtuan procesin e industrializimit dhe i dhanë formë shoqërisë Shqiptare. “Influenca sovjetike në Shqipëri kapte të gjitha rrafshet e jetës, nuk ishte vetëm në rrafshet e sigurisë për shembull, po kështu edhe studentët shqiptarë dërgoheshin në Bashkimin Sovjetik. Elitat shqiptare që krijuan institucione në Shqipëri morën studimet në Bashkimin Sovjetik”, thotë ai për "Zërin e Amerikës".
Arkivat që ka studiuar doktor Mëhilli tregon një Bashkim Sovjetik indiferent ndaj Shqipërisë, Autori lexon një letër që e kishte marrë Enver Hoxha nga Moska, në vitin 1949. Është momenti kur Shqipëria ka prishur marrëdhëniet me Jugosllavinë, dhe Tirana zyrtare shpreson se do të ketë mbështetje nga Bashkimi Sovjetik.
“Stalini tha “ne do ju ndihmojnë sa të jetë e mundur, por ai më bëri dhe pyetjen, po populli juaj a do të punojë vallë?!”. Më vonë Enver Hoxha vetë krijoji një mit të Stalinit, si një njeri që e donte Shqipërinë, që e njihte, që ishte shumë i interesuar për ndërtimin e komunizmit në Shqipëri. Në fakt, Stalini nuk e njihte Shqipërinë fare. Më tepër Shqipëria ndodhi si një koeçidencë, që pas prishjes me Jugosllavinë, mbeti Bashkimi Sovjetik, si një vend aleat në Ballkan”,- thotë profesori i historisë.
SHEKULLI
Comments
Ky djaloshi studiues ben, te
<p>Ky djaloshi studiues ben, te pakten, nga sa munda te kuptoj nga samesiper, te njejtat gabime qe benin historianet shqiptare te periudhes se sundimit te diktatures se proletariatit ne Shqiperi. Ndersa ata e shikonin historine me lente ideologjike komuniste, ky djaloshi e sheh po ate, historine, me lente - por kapitaliste. Dhe me fatalja eshte se flet dhe shkruan per copa, per ngjarje te shkeputura etj., nje metode kjo metafizike dhe sharlatane. Sepse te jep mundesi te abuzosh me historine. Abuzon me perfundimet qe nxjerr. Perfundimet per lexuesin kalimtar duken te sakta, seksi per kohen dhe spetakolare ne Shqiperi. Ne fakt ato jane te cungeta, te shtrembera, jo konstruktive etj. E vetmja metode per te shkruar nje histori kombetare te paanshme dhe realiste eshte metoda kronologjjike e shtrimit te ngjarjeve dhe zhvillimeve me perfundime alternative, here pas here, dhe me perfundime tip: tulle, ne mbyllje te gjithe librit te historise. Vetem keshtu historiani Hasan Hyseni mer pergjegjesi shkencore institucionale per cfare ka shkruar, duke i lene njekohesisht dyert te hapura per kritiken e historise, dhe per individet intelektuale, si dhe per ata qe kane pretendime modeste njohese. Arkivat sovjetike do te cuditin boten kur te hapen gjeresisht. Wikiliksi do te na duket nje shaka kafeneje - thone ata qe sapo kane futur hunden, jo me shume atje. Degjove o' Mehilli i Partise.</p>
Add new comment