Anglisht me hir a me pahir

Lexova dje nё shtyp se ministri i arsimit ka shpёrndarё pardje certifikata TOEFL –i nё
Liceun artistik nё Tiranё. Po aty, ministri ka thёnё se “në vitin 2013 anglishtja do të jetë
provimi i detyrueshëm për maturantët dhe do të jetë gjuha, me të cilën do të zhvillohen
masterat dhe doktoraturat”. Nuk e bёj dot lidhjen e fabulёs me dekorin, po kjo s’ka
rёndёsi. Rёndёsi ka qё aty ishte ambasadori amerikan dhe kjo mjafton pёr tё justifikuar
çdo gjё nё Shqipёri. Anglishtja duket se ёshtё sot bima qё zё mё mirё dhe pёrhapet mё
shpejt nё klimёn e shkollimit, tё «masterizimit », tё punёsimit por edhe tё globalizimit.
We speak english!
Kjo vetёm sa konfirmon se Shqipёria ёshtё nё tё njёjtin front me prirjen e gjithёpranuar tё anglishtes si gjuhё e parё e huaj, provё e sundimit tё modelit anglo-sakson dhe amerikan nё ekonomi, komunikim, teknologji por edhe me gjerё. Askush s’besoj se ka dyshim pёr kёtё. Sikurse nuk besoj se nevoja e pёrdorimit tё anglishtes shumёzon me zero tё gjitha gjuhёt e tjera tё huaja qё mёsohen, fliten e pёrdoren nga shqiptarёt.
Si çdo popull i vogёl, mёsimi i gjuhёve tё huaja ёshtё çёshtje mbijetese edhe pёr ne
shqiptarёt. E kemi bёrё kёtё nё diktaturё kur i vetmi kontakt i mirёfilltё me gjuhёt e huaja
ishin disa libra tё shekujve tё shkuar, ndёrsa folёsit e gjallё tё anglishtes, frёngjishtes,
gjermanishtes etj, nё pёrfytyrimin tonё na dukeshin mё tё largёt se vetё marsianёt.
E bёjmё dhe sot kur kurset e gjuhёve, institutet e huaja qё ofrojnё dhe çertifikojnё
mёsimin e gjuhёve, kontaktet teknologjike, kulturore, ekonomike, arsimore, sociale dhe
migratore janё aq tё vrullshme, saqё mёsojmё gjuhёt sikurse mёsohemi dhe me ushqimin
dhe ajrin e kohёs.
Kёtё realitet duket se duan tё pasqyrojnё dhe tё rregullojnё politikat e propozuara nё
dhjetёvjecarin e fundit tё ministrave tё arsimit, pavarёsisht qeverive. Jo thjesht prej
profesionit tim, por pёr arsyet qё shtrova mё lart, unё besoj fort se promovimi i gjuhёve
tё huaja, nxitja dhe pёrfshirja e tyre nё programet e detyruara arsimore ёshtё njё ndёr
instrumentet qё do t’i ndihmojё shqiptarёt nё rrugёn e integrimit. Sikurse besoj se
shkollimi dhe komunikimi i dijeve janё mjete shumё mё tё sigurtё nё rrugёn drejt
Europёs se sa politika jonё mjerane.
Politikё in english
Para njё viti u zhvilluan mjaft diskutime pёr ndryshimet qё duhet tё pёsonte ligji pёr
arsimin e lartё i cili rezultoi jetёshkurtёr. I tillё duket edhe sot, ende njё vit mё pas, kur
prapё ka ardhur nё rend tё ditёs pё t’u ndryshuar. Ndёr tё tjera, paketa qё u paraqit
asokohe nga Ministri i Arsimit pёrmbante klauzola tё veçanta lidhur me detyrimin pёr
gjuhёt e huaja. Por ajo qё mё shtyn tё shprehem sot sёrish publikisht, sikurse kam mё
shumё se njё vit qё e bёj, ёshtё se ky detyrim, i pёrfshirё tashmё nё ligjin aktual, fillon
dhe mbaron me gjuhёn angleze! Sorry! Mё mirё tё themi gjuha amerikane! Dhe vetёm
kjo!
Jam krejtёsisht dakord qё mekanizmat detyrues dhe cilёsorё nё mёsimin e pёrdorimin e
gjuhёve tё huaja janё dozё e nevojshme oksigjeni pёr shkollёn shqiptare nё tё gjitha nivelet e saj, por jam realisht e shqetёsuar qё kjo politikё pёrjashton tё gjitha gjuhёt e tjera tё huaja dhe i kufizon nё mёnyrё taksative ato vetёm te anglishtja, e cila e ka konfirmuar tashmё natyrshem prirjen e saj si gjuhё e parё e huaj.
Nё parim, njё politikё konceptohet, ndёrtohet dhe vihet nё zbatim pёr tё rregulluar zhvillimin e shoqёrisё dhe tё tregut, pёr tё ekuilibruar dhe kontrolluar prirjet qё kёto t’i pёrgjigjen njё strategjie kombёtare, rajonale dhe ndёrkombёtare. Por nuk shoh se cila ёshtё dobia e njё politike pёrjashtuese (gjuhёsore) e cila jo vetёm dogmatizon njё realitet tashmё tё vendosur, por penalizon nё mёnyrё tё gabuar dhe me pasoja tё rёnda pёr tё ardhmen parimin kryesor tё Europёs sё Bashkuar: multilinguizmin ose ndryshe, diversitetin gjuhёsor dhe kulturor. Mjafton t’i hedhim njё vёshtrim dokumenteve dhe direktivave tё BE-sё nё kёtё fushё dhe do tё kuptojmё se as dhe vendi mё i vogёl nё Europё, dhe qё mund tё ketё gjuhё mё tё pёrafёrta me anglishten, nuk e ka bёrё kёtё gabim politik!
Multilinguizmi dёnohet me vdekje
Detyrimi i Ministrisё sё Arsimit do tё thotё qё tё gjithё nxёnёsit do tё zgjedhin qysh nё fillore gjuhёn angleze meqёnёse kjo u diktohet nga provimi i Maturёs; do tё thotё qё gjithё studentёt do tё lёnё mёnjanё çdo pasion apo mundёsi pёr gjuhёt e tjera dhe do tё merren vetёm me anglishten sepse kjo u kёrkohet nё Master; do tё thotё qё gjithё pedagogёt, kёrkuesit dhe studjuesit do tё jenё tё detyruar tё studjojnё vetёm anglishten. Madje ata qё mund tё kenё njё nivel shumё tё mirё nё italishte, gjermanishte apo frёngjishte (pa folur pёr tё tjerat), do tё duhet t’i braktisin ato dhe gjithё literaturёn qё kanё studjuar nё ato gjuhё dhe, nё njё moshё ku s’ёshtё dhe aq e lehtё tё fillosh njё gjuhё pёr sё pari, t’i pёrvishen anglishtes, ndёrkohё qё mund tё jepnin mё shumё nёse atё kohё do ta shpenzonin pёr ekspertizёn e tyre profesionale pёr tё shkuar drejt mbrojtjes sё doktoratёs.
Dhe pёrpos gjithё kёtyre reflektimeve, çka mё ka tronditur mё shumё janё do deklarata tё disa prej autoriteteve arsimore nё vend qё kanё hedhur aty-kёtu idenё se anglishtja mund tё na bёhet edhe gjuhё e dytё zyrtare nё vend!! Uroj qё kёto tё kenё qenё mё shumё njё shprehje entuziazmi e pakontrolluar nga ana e tyre dhe jo njё zbulim i njё politike gjuhёsore qё kryeministri do e bёnte nё kokё tё vet dhe pёr tё cilёn do tё na detyrohej njё shpjegim publik !
Mos mё thoni qё s’jua thashё!
Kur mendoj se si mund tё jenё shqiptarёt e pas 10-20 viteve, (nёse, pёr tё zezёn tonё, kjo politikё gjuhёsore do tё vihet nё zbatim) trembem thellё ! «Talenti» i aqmirёpёrfolur i shqiptarёve pёr gjuhёt e huaja do tё jetё fshirё jo nga anglishtja, por nga ajo gjuhё qё sot flitet nё mёnyrё sipёrfaqësore dhe qё nё botё quhet «globish» si njё klonim karikatural i «british». Folёsit e gjuhёve tё tjera do tё viktimizohen e frustrohen nga «padija » dhe mё e keqja, gjuha shqipe do tё pёsojё deformime tё pariparueshme, simptomat e sё cilave po i ndjejmё qysh sot. Sondazhe tё kryera sot nё Europё nё mbёshtetje tё politikave multilinguiste tё BE dёshmojnё dhe paralajmёrojnё njё sindromё tё tillё. Atёherё shqipja nuk do tё jetё mё shqipe por « shqipish », do tё thoshte kolegu Tupja qё i ka qejf lojёrat e fjalёve.
Kujtesё!
Por, duke iu kthyer detyrimit ligjor, unё kam disa pyetje pёr konceptuesit e detyruesit e kёsaj politike:
1. Sa janё marrё parasysh qindra mijёra shqiptarёt qё jetojnё nё Itali, Greqi, Gjermani, etj., studentёt shqiptarё qё studjojnё atje dhe nё vende tё tjera dhe qё supozohet tё joshen nga programi “brain-gain” e tё kthehen tё kontribuojnё nё vend qoftё duke investuar, qoftё duke u bёrё pjesё e sistemit arsimor shqiptar, kur atyre nuk u njihet gjuha e shkollimit?
2. Cilat janё gjuhёt mё tё pёrhapura tё ndёrmarrjeve tё huaja qё investojnё nё Shqipёri tё cilat do tё ishte mirё tё lidheshin me shkollёn si pjesё tё tregut tё punёs apo si laboratorё tё kёrkimit skencor? Sa janё marrё kёto parasysh? Me sa di unё, pёrveç Bechtel-it ku punonjёsit flasin turqisht, nuk di tё ketё ndёrmarrje amerikane a angleze qё tё jenё tё pranishme nё Shqipёri, pёrkundёr atyre italiane, greke, gjermane, austriake, franceze qё kanё hapur selitё e tyre e investojnё nё vend.
3. A ёshtё bёrё ndonjё studim pёr tё parё se cili do tё ishte efekti anёsor i kёtij “anglicizimi” absolut mbi gjuhёn shqipe nё dhjetёvjecarёt e ardhshёm dhe si duhet ekuilibruar ai?
Kolegё tё tjerё mund t’i shtojnё tё tjera shqetesime kёsaj liste. I ftoj ta bёjnё. Nё emёr tё multilinguizmit europian. Por, sidomos nё interes tё fёmijёve tanё, tё shkollёs shqiptare, tё gjuhёs shqipe dhe tё ardhmes sё vendit.
Comments
vetem ata qe i ka zaptuar

vetem ata qe i ka zaptuar urrejtja ndaj shqipes e shqiptareve mund te bejne propozime te tilla.Tani na ngelet ta quajme Shqiperine Liberi dhe bashke me certifikaten e anglishtes te na japin nga 2 kg boje te zeze qe te kete sukses te plote eksperimenti.

Mua me duket se autorja nuk e

Mua me duket se autorja nuk e njeh realitetin akademin te huaj sot (pertej Frances dhe Italise): jeta akademike sot, e bile edhe ajo universitare behet ne anglisht. Studentet e mi lexojne artikujt ne anglisht (qe nuk e kane gjuhen e nenes), sepse e gjithe literatura eshet ne anglisht! Po flas per stundete, jo per studente master dhe doktorature, qe u duhet edhe te ligjerojne ne anglisht e te shkruajne punet e masterit dhe doktoratures ne anglisht.

Une besoj, dhe mbase eshte paragjykim, se ky gjasme refuzim i futjes se provimit te anglishtes ka nje natyre politike, e ben nje minister Berishes, edhe pse ky eshte ndoshta nga te vetmit ministra te Berishes qe ka nje vizion te mire per zhvillimin e arsimit e sidomos ate te akademise (ketu heq iniciativat per zhvillimin e arsimit privat te cilin nuk e mbeshtes).

Une ne vend te tij, jo vetem qe do kisha futur anglishten, por do kisha futur me detyrim dhe te gjitha librat universitare ne anglisht qe i meson gjithe bota per te kapercyer jo vetem stadin infantil te dijes ne Shqiperi, por edhe per te mbyllur rubinetin e abuzimeve me perkthimin e teksteve universitare!

Dhe, plotesisht dakort qe te behet nje provim Toefel, i kontrolluar nga qendra perkatese, si nje menyre per te anashkaluar institucionet e korruptuara e te paafta shqiptare te arsimit. Ka ardhur koha qe universiteti te behet universitet!

Nuk po flasim per jetën

Nuk po flasim per jetën akademike universitare, po flitet për nxënës të shkollave të mesmë që akoma janë të hutuar për drejtimin që do të marrin në jetë. Egzistenca e literaturës anglisht nuk do të thotë që ti detyrojmë nxënësit që të mësojnë anglisht. Mjafton kjo egzistencë e literaturës që të "detyrojë" cilindo që ka dëshirë që të mësojë. Lënda e gjuhës angleze që zhvillohet nëpër shkolla është e mjaftueshme që një student i ardhshëm të jetë në gjendje që të mbledhë material studimor nga interneti, librat në anglisht etj.

Nuk po flasim per jetën

Nuk po flasim per jetën akademike universitare, po flitet për nxënës të shkollave të mesmë që akoma janë të hutuar për drejtimin që do të marrin në jetë. Egzistenca e literaturës anglisht nuk do të thotë që ti detyrojmë nxënësit që të mësojnë anglisht. Mjafton kjo egzistencë e literaturës që të "detyrojë" cilindo që ka dëshirë që të mësojë. Lënda e gjuhës angleze që zhvillohet nëpër shkolla është e mjaftueshme që një student i ardhshëm të jetë në gjendje që të mbledhë material studimor nga interneti, librat në anglisht etj.

Jetes akademike ne Shqiperi

Jetes akademike ne Shqiperi nuk i mungon anglishtja. Nuk ka asnje kuptim qe te mesosh anglishten me shprese se kjo do ti beje ne menyre magjike studentet shqiptare shkencetare. Duhet te kete jete akademike qe dikush ta ndieje te nevojeshme mesimin e anglishtes.
Te ishte Shqiperia sa gjysma e Italise (lere pastaj Francen) do te ishim te lumturit e botes. Shqiperia nuk aspiron te kete universitete te tipit Ivy League (perjashto deluzionet okazionale te ndonje shqiptari qe del shpesh ne televizor qe e ka ne maje te gjuhes shprehjen "superfuqi regjionale"!) ne te cilat t ejete e domosdoshme nje gjuhe e caktuar. Shumica e studenteve dhe akademikeve me te larte ne Shqiperi lidhjet e kane me Italine -kordon umbilikal me miore te themi. Ne kete aspekt mbajtja e tradites italisht-folese te Shqiperise eshte mese e aresyeshme.
Nje aspekt tjeter eshte ai ekonomik. Studentet Shqiptare lexojne librat qe kane mundesi te gjejne. Pak studente jane ne gjendje te porosisin tekste, te supozojme te fushes se Mjekesise, te cilat kushtojne gjithmone me teper se $100. Dhe te mendojme se jane te pakten 60 disiplina te ndryshme mjekesore... Eshte me e aresyeshme qe studenteve tu lihet hapesira dhe mundesi diversiteti qe te jene ne gjendje te lexojne cfaredo libri e ne cfaredo gjuhe perendimore qe do tu jepet mundesia (ekonomike).
Studenteve u duhen mesues dhe auditore, atyre u duhen universitete per te qene. Megjithe kontributin e jashtezakonshem qe mundet te kete dhene, nuk ma merr mendja se akademiket shqiptare te Universiteteve Kristal, Vitrinat apo ai tjetri me emrin UFO (meqe ra fjala: asnje student shqiptar apo kinez nuk do te merret kurre seriozisht nese ne diplome do te shkruhet emri bombastik UFO. Ky eshte niveli akademik ne Shqiperi, qe drejtuesit e atij universiteti, sado qe mund te flasin anglisht, nuk kane idene fare se cfare hilariteti ky emer ngjall qofte edhe ne akademiket e dores se trete ne Perendim!) te kete shance te aresyeshme te beje perpara ne fushen e tij. Aresimi zgjidhet duke inkurajuar mendimin e hapur dhe diversitetin intelektual. Urdherat nga siper, absurditete te tilla sa e ngushtojne fushen intelektuale (jo gjermanisht apo frengjisht por pa derman anglisht meqe e ka me qejf kryeministri).
Meqe shpesh ne kete forum diskutimet shpesh personalizohen, anglishtja eshte e vetmja gjuhe e huaj qe autori i ketij komenti di te flase relativisht mire dhe eksperiencat e tija akademike jane ne dy prej universiteteve me te mira te ShBA-ve - dmth nuk kam asnje sentiment anti anglo-amerikan etj etj...

Ah sa mjerane ka kjo

Ah sa mjerane ka kjo shqiperia jone. Dhe shuem prej tyre jane edhe jashte dhe u duket se jane bere me te mencur.

Ku e gjen te drejten ministri dhe qeveria te detyrojne studentet te mesojne nje gjuhe te vecante me detyrim? Ne fund te fundit ne nuk po mesojme dot shqipen me detyrim.

Se dyti, kush tha qe na u dashka vetem anglishtja? Biznesi ka nevoje edhe per greqisht, edhe per italisht, frengjisht, e gjermanisht. Po keto kush do ti mesoje?

Myqua perpiqet te na tregohet modern, por eshte nje cope hajvani. Anglishten mire eshte ta mesojne njerezit, por sepse besojne se mund tu duhet, jo se jep ministri urdher. Se me urdhera nuk behet asgje sidomos ne anen akademike.

Dhe idiotesia tjeter e ketij parafolesit eshte qe do te ndaloje perkethimin e librave. Po mesimin ne anglisht do ta bejme pastaj ne te gjitha lendet? Do ta bejme anglishten gjuhe zyrtare qe te zevendesoje shqipen?

Si cdo gje tjeter, edhe kjo pune do te harrohet pas 2-3 javesh. Nderkohe femijet tane fatkeqe do te vazhdojne te ngelen injorante nga keto ligje budallalleqe qe nderrohen cdo 3-4 muaj.

Ky eshte nje tjeter

Ky eshte nje tjeter absurditet i rradhes! Nuk e di se cilin shtet merr per baze zoti/zonja parafolese, por te pakten ne pjesen derrmuese te vendeve te Europes asrsimi i larte zhvillohet ne gjuhen amtare! Sigurisht qe shfrytezohet dhe literatura e huaj e cila ne pjesen me te madhe te rasteve eshte e perkthyer! Pa dyshim qe anglishtja, eshte nje nga gjuhet kryesore ne komunikimin profesional sot, por eshte shume larg per te qene detyruese. S'ka vend ne bote qe ve me detyrim vetem nje gjuhe te huaj ne gjimnaz dhe qe kthen studimet e masterit dhe doktorates ne anglisht! S'ka asnje arsye per ta bere kete. Gjuhet e huaja jane te nevojshme, sidmos ne Shqiperi ku mungesa e literatures e ben te detyrueshme leximin ne gjuhe te huaj, por studenti mund te lexoje nje literature shume te pasur jo vetem ne anglisht, por dhe ne frengjisht, gjermanisht, italisht, kinezçe, etj., pra ne ato gjuhe ku ai ndihet me rehat dhe ku gjen me shume literature. Per me teper, tregu i punes nuk te imponon aboslutisht nje zgjedhje te tille dhe Znj. Kumbaro e ka shpjeguar shume mire ne shembujt e marre. Nga ana tjeter, nuk duhet harruar qe kjo bie ndesh me politikat gjuhesore qe promovon Bashkimi Europian dhe qe Shqiperia eshte zotuar t'i zbatoje. por, nese do te ktheheshim me kembe ne toke dhe te shikonim realitetitn, do veme re qe shume mesues te gjuheve te huaja (pervec anglishtes) do te mbeteshin pa pune. Edhe tani, pa hyre ne fuqi kjo mase ekstreme, numri i oreve te mesimit te gjuheve te tjera ka rene ndjeshem se nxenensit e dine tashme qe e vetmja gjuhe qe do t'u duhet ne universitet eshte anglishtja. Duke pare qe qeveria çdo vit shton numrin e studenteve ne fakultete (dhe kjo eshte diçka pozitive), ndoshta ajo nuk eshte e ndergjegjshme se cdo vit rritet numri i mesuesve te ardhshem te gjuheve te huaja! Cila do te jete e ardhmja e tyre? Apo me kurse gjashte mujore (ka ndodhur me mesuesit e rusishtes ne vitet 90) do te kthehen te gjithe ne mesues te anglishtes? Duhet te reagojme se po luhet me arsimin, i cili eshte baza per te ardhmen e vendit dhe te brezave!

Pervec argumenteve te

Pervec argumenteve te artikullshkrueses do te shtoja edhe servilizmin qe buron nga nje pragmatizem driteshkurter i cili, sipas meje, synon te llustroje sedren e Big Brother-it tone, uf, me falni desha te them te aleatit tone te madh SHBA. Eshte njesoj si zyrtaret tane te viteve '90 qe u flisnin nje italishte cope e cike e faqja e zeze kolonizatoreve, uf prape me falni, desha te them miqve tane te rinj, italianeve. Mbase ne dekaden e ardhshme do zeme te flasim hollandisht ngaqe Lul Basha do behet president dhe, ngaqe do e kemi hollandeze gruan e presidentit, do vershojne ndihmat hollandeze ne kete vend

Nuk eshte e domosdoshme , por

Nuk eshte e domosdoshme , por shume pozitive mesimi ne nivel te larte i nje gjuhe te dyte . Edhe kryeministri yne aktual nuk e ka te nevojshme njohjen ne nivel te anglishtes, mjafton ta flase ashtu zhgrapa-zhgrapa ne takime e forume nderkombetare, me nje fjale gjuha angleze nuk eshte edhe aq detyrim. Por shqipja na duhet shume, se edhe ne ketej jashte shtetit kur fillojme e lexojme ndonje faqe gazete e interneti, habitemi se sa ka rene niveli i perdorimit te gjuhes shqip. Psh. kur po kaloja dikur permes Shqiperise me automjet e po shijoja programin e radios, nuk e mora vesh se cflitej: nqs nuk dinte ne shqip fjalen folesi, e vazhdonte ate ne anglisht (duket pak absurde se ta perdoresh fjalen e huaj duhet se pari tja dish kuptimin ne gjuhen tende, eee... po qe se e di ne tenden, ske pse ta thuash anglisht, nejse..), e nga ajo del se as ne anglisht spo di cpo thote, mjafton qe ishte "trendy".

Nqs mesimi i anglishtes me "zor" do te sjelle me vete si pasoje mesimin e shqipes (flasim per mesim te vertete), atehere jam dakord te futet "me zor".

Add new comment