Lubonja: Monumenti kitsch i pavarësisë... ripërtypje stereotipash të gatuar prej dekadash!

Tek shkrimi i tij i sotëm te Panorama, Lubonja analizon Monumentin e Pavarësisë, që e konsideron kitsch.
Në fillim ai sqaron se çfarë çfarë kupton me kitsch:
- - "Janë dy tipare të artit që s’i ndaj dot njërin nga tjetri: më së pari kuptoj një vepër që më lë shije të keqe estetike, dhe, së dyti, përtej këtij vlerësimi të atypëratyshëm, kuptoj një proces mendor dhe krijues që e ka prodhuar këtë lloj vepre, një mënyrë të interpretuari të botës."
- - kitschin e shoh si diçka që e tejkalon pamjen e jashtme të një vepre. Ai është një fenomen kulturor që ka të bëjë sa me kulturën e artistit, aq edhe me të shoqërisë.
- - Në thelbin e kitschit, sipas meje, qëndron mungesa e autentikes.
- - Me një fjalë të fortë e përkufizon kitschin Kundera: “Kitschi është një botë ku mohohet ekzistenca e mutit dhe ku të gjithë sillen sikur ai të mos ekzistojë”.
- në fushën e monumenteve nuk mund të mos mendosh se një monument që vendoset në një shesh publik, duke qenë se tenton t’i drejtohet një numri sa më të madh personash, për të mos thënë të gjithëve, kërcënohet seriozisht nga “kitsch-i”
Më tej, Lubonja e konsideron kitsch monumentin e pavarësisë sepse ai ka dy-tri elemente që, sipas tij, janë karakteristikë e kitschit:
- “...shkëlqimi, llamburitja e lastrave të metalit që përbëjnë paretet e dy blloqeve murale të monumentit, (...) në vend se të ftohet të meditojë përpara atij monumenti, ftohet t’u gëzohet këtyre xixave si një fëmijë.
- edhe më kitsch, është vendosja në paretet e përparme të këtyre dy blloqeve të shqiponjës në njërin prej tyre dhe të firmave të nënshkruesve të Aktit të Pavarësisë në tjetrin. E çfarë mund të thotë më shumë shqiponja se ç’ka thënë deri tani e vendosur te flamuri, e që, në këto festime, u përdor me një inflacion të paparë? Aq më tepër një shqiponjë kopje e asaj të flamurit. Por edhe firmat e vendosura në paretin tjetër kanë një karakter krejtësisht ilustrativ – tipar edhe ky i kitschit. ...Sikur të mos ishin shqiponja dhe firmat, ato dy blloqet murale llamburitëse nuk do të kishin asnjë lidhje me idenë e pavarësisë..."
- Dhe në fund ai e konsideron kitsch-in e monumentit të Pavarësisë si “stimulim të “ndjenjave të rrejshme” që stimulon kitschi, duhet thënë se përkujtimi i këtij 100-vjetori të pavarësisë qe "manifestimi më spektakolar i kësaj kulture kitsch të përhapur në vendin tonë me shpejtësi marramendëse së bashku me kulturën e imazhit si zëvendësues i mendimit, si reklamë, si konsumizëm, si klientelizim i njeriut (...) Njerëzit u nxitën t’i shfaqnin këto ndjenja, që nuk do të thotë domosdoshmërisht që nuk i ndiejnë, por që në superficialitetin e tyre janë të tilla që nuk i afrojnë ata tek e vërteta. Ata thjesht u kënaqën duke ripërtypur stereotipa të gatuar prej dekadash. Ndoshta ngrënia e tortës gjigante kuq e zi, vendosur te Pallati i Kulturës, ishte manifestimi më spektakolar i kësaj ripërtypjeje.”
- I plotë:
http://www.panorama.com.al/2012/12/30/a-eshte-kitsch-monumenti-i-pavaresise/
k.c.
Comments
Ky eshte shkrimi me kitsch

Ky eshte shkrimi me kitsch dhe e di pse- pse mua nuk me pelqen dhe “budallenjve“ te tjere i pelqen, dhe ky eshte nje nga definicionet e shumte e pambarim te kicit. Sot jane kthyer ne kitsch piktore qe punimet i shiten me gjashte zero nga mbrapa dhe jane avangarde e artit ne bote. Jane kthyer ne piktore sallonesh. Je nje shekull mbrapa per sa i perket kritikes profesionale te artit dhe nuk thua asgje te re ne kete shkrim demode e kitsch. “Sikur të mos ishin shqiponja dhe firmat, ato dy blloqet murale llamburitëse nuk do të kishin asnjë lidhje me idenë e pavarësisë.“ Mua nuk me duket keshtu edhe pse e kam pare vetem nga fotografia vepren.

“Dy forma te medha“ eshte vepra e Henry Moor qe u kthye ne indifikim politik te dy gjermanive te ndara e vendosur ne kopshtin perpara kancelarise ne Bon. Dhe nuk ishte fare e porositur per simbolin qe mori- i pelqeu Helmud Schmidit, e mori dhe e vendosi ne bahcen perpara. Kaq. Dhe pat plot polemika e kundershti se nuk u kuptua per kohen. Dhe ishte dhe eshte nje veper gjithe shkelqim metalik ne te verdhen e broncit. Dhe nuk ka asnje shkrim apo detaj realist, dhe eshte nje kryeveper dhe nuk eshte kitsch. Une nuk e kam pare vepren e pamvarsise ne tirane dhe nuk mund te gjykoj nga fotografia pa marre emocion e perjetime direkte po di qe cdo gje rrethe rrotull eshte kaq demode e rrokoko sa ne jemi atdheu i kitsch-it. Po te gjykosh kitsch nje veper pse i shkelqen metali nuk me duket fort krtike e gjetur. ( te hysh ne galerite nacionale te europes te iken truri nga verbimi i argjende apo aluminte te nudove qe shkelqejne dhe nuk jane kitsch. ) Mua pikerisht shqiponja dhe detajet tjera realist me shqetesojne si ilustrative dhe kitsch. Ndoshta do te ishte bukur pa asgje dhe do te simbolizonte karabinane tone te shqyer si komb. Kapesh shume se c´thone te tjeret per kitsch-in dhe shejnteron thenjet e tyre. Ne te gjitthe administratat shteterore dhe ambientet e brendeshme te shkollave ne perendim jane ne muret e ambientet e brendeshme jane korifejte e artit ne formen postrave ne kornize me pasparture po kjo nuk ka te beje fare kitsch. Aty nuk do te vendosen vepra orgjinale. Nejse, me vjen keq po nuk takon fare si kritike arti dhe aedipse se nuk je artist dhe nuk e njeh fare artin. Te rre mendja se e njeh, po e njeh si kitsch. Dhe kur do te besh nje kritike arti merru me vepren, me formen, me permbajtjen, me mesazhin, me vendosjen, me rrezatimin dhe butaforine/ambjentin ku eshte vendosur kjo veper. Ne shkrimin tùaj beni leksion per kitschin dhe merreni pak me analizen e vepres. Piktori Friedensreich Hundertwasser ishte nje kitsch me ulerime qe nuk thoshte asgje po tani veprat e tij jane ne mode dhe shume te shitura, dhe “plot domethenje“. Une mund te rri te zgjatem dhe ta shtjelloj me gjate mendimin tim po nuk kam kohe, po po e mbyll me nje thenje te Platonit ku me aq sa me kujtohet mua me po i bej nje perkthim artistik: “ jo te gjithe mirren me art. Me art miren profetet, poetet dhe te dashuruarit.“ Me sa di une ti nuk je profet, ti nuk je poet, dhe ti nuk je i dashuruar. Ne te gjthe shkrimet tuaja mungon dashuria. Kjo eshte kitsch, eshte nje MUT. Kitsch esht te shkruash qe muter tereza nuk ka asgje shqiptare ku cdo gje te ajo ulerin si shqiptare, sa qe kritike te huaj e kane quajtur nje “kokderre shqiptare“.

Eshte nje artikull teper

Eshte nje artikull teper interesant qe duket se bije ne vesh te shurdhet, eshte interesante ndersa ne artikujt e tjere shpalosen komente te pa fundme ketu nuk e mer guxim askush, dhe akoma me interesante eshte qe vet Panorama dhe ne te vetmin koment profesional qe une tentova , cuditerisht nuk e shfaqi, pra shurdhesia apo kitschi fillon qe nga larte dhe eshte pjese organike e teresise shqiptare, nje vend si Shqiperia me nje mungese te frikshme tradite ne arte, kitschi naturisht qe ze vend dhe shfaqet si tradite ai eshte shfaqur qe ne fillimet amatoreske te artit shqiptar me Idromenon apo Xegen dhe u shtri gjere ne realizmin e ashtuquajtur socialist dhe vazhdon te reflektoj natyrshem dhe sot. Sote ne bote ka mjaft artiste shqiptar qe me shume mund ngulmojne te mbijetojne ku vete contemporary art eshte i fundosur ne nje krize vdekje prurese. Ky artikull te kujton nje artikull te famshem te Clemente Grenberg "Avant-Garde and Kitsch" i cili i bente thirje mbrojtjes se standarteve estetike ne "consumer society" thelbi i Lubonjes eshte i njejte, ndersa "Avant-Garde and Kitsch" i Greenberg ishte nje ogur i mire per artin american, mund te themi se ishte vet Greenberg catalizatori i zhvendosjes se gravitetit te artit nga Parisi ne New York, nuk presim nje gje te tille nga Lubonja apo arti shqiptar por eshte nje tingull teper i fort qe dicka te filloj dhe ne ambjentin shqiptar, artistet shqiptare kane nevoje per nje lloj radikalizmi ne art dhe nje ambjent qe ti le ata te shfaqen dhe nderkohe Lubonja per mendimin tim personal ka kapur thelbin.

Add new comment