Patrioti kërcënon se do të digjet, online i shkruajnë “digju!”

Asllan Patrioti ka dalë dje para mediave duke bërë një deklaratë ekstreme. “Kam deklaruar se do të ndjek shembullin e Lirak Bejkos. Arrestimi më është bërë me anë të politikës dhe jo se kam bërë ndonjë krim dhe nëse unë kam bërë një krim, një arrestim i tillë jashtë cdo lloj norme njerëzore nuk duhej bërë”, tha Patrioti për News24.
Patrioti theksoi se nuk meriton të qëndrojë në arrest shtëpie për një krim që nuk e ka kryer dhe se ky qëndrim pasiv në shtëpi po u pret bukën fëmijëve të tij. “Nëse një kryefamiljar nuk do dalë dhe të nxjerr bukën e gojës, por të rrijë arrest shtëpie do të thotë se është një vdekje e dytë...”
Poshtë lajmit, lexoje komente online të tilla si:
Dërguar nga ana, durres më 11-11-2012 në 08:08
DIGJUNI SE NA KENI CARE KOKEN. ju marte lumi ishalla se po hani nga taksat e popullit (...) o faree keqe
Dërguar nga klodidr, itali më 10-11-2012 në 22:33
pse nuk u dogje kur te futi ne burg Xhaxhi ? tani te erdhi ne mend ? ik ore karafil bo ça te duash se na nxorret bojen tu u djeg sikur me qene afganistan.
Dërguar nga Ari më 10-11-2012 në 21:21
Njeri I neveritshem...
Dërguar nga AX67, Tirane më 10-11-2012 në 21:10
kujt po i rru..t per surratin tend prej mashtruesi. jepi .... çfare pret trap i tere.
Dërguar nga genc më 10-11-2012 në 20:41
U dogj apo akoma?
Dhe këto komente nuk ishin të veçuara, ishin fryma e përgjithshme e reagimit.
Deklarata për vetëdjegie, aq më tepër pas ndjeshmërisë që krijoi në publik vdekja e Lirakut dhe djegia e Gjergjit, përmban në vetvete një provokim. Nga ana tjetër, nëse 2 shokët u vetëflijuan për kauzën, ngjan sikur akti po vihet në shërbime të halleve të individit. Duket sikur po krijohet një trend i ri i protestës civile, në mungesë të përgjigjes nga institucionet shtetërore. Nesër, mund të dalin njerëz që të kërcënojnë të vetëdigjen se nuk kanë marrë pronat, se i kanë nxjerrë nga shtëpia, etj. Por, halli i shprehur nga Patrioti është një hall konkret, pavarësisht se kush është individi që e ka, dhe në një shoqëri me parime njerëzore askush nuk mund të shtyhet drejt rrënimit ekonomik deri në nivel ekzistence, si pa gjë të keq. Dhe, halli i tij, ndoshta dhe i shprehur keq, a e meriton urrejtjen e shoqërisë të shprehur online? K.Cukali
Comments
Jemi shoqeri e vdekur nga ana

Jemi shoqeri e vdekur nga ana intelektuale, kaq.

Do te bente mire te digjej se

Do te bente mire te digjej se Sali berisha pa djegur gjithe Shqiperine nuk i leshon pe.

Patriot Nese edhe shpirtin e

Patriot

Nese edhe shpirtin e ke te tille sic ke emrin, NUK duhet te digjesh dhe te besh ate veprim te rende vetesakrifikues.

Cdo plage e juaja, cdo plage e jona, eshte ushqim per VAMPIRIN e POPULLIT SHQIPTAR.

Ti duhet te jetosh qe te shikosh SHQIPERINE e LIRE nga BARBARET dhe KRIMINELI VRASES i shpirtit dhe jeteve tona.

Patrioit. Shqiperia eshte e pushutar. Po u dogjem dhe u vetesakrifikuam ne, nuk ka se kush ta cliroje atdheun tone.

Duhet te jetojme dhe luftojme edhe per amanetin e LIRAKUT.

Mire u gezofshim ne Shqiperine e Lire pa Tradhetare dhe Kriminele.

VS - LP

Koloreto ato komentues jane

Koloreto ato komentues jane PD-ista e ne rastin me te keq jane njerez qe nuk ia dine hallin keyre te tjereve apo jane te mbushur me hallet e tyre

Add new comment