Kombi që i takojmë

Veç tash kam nisur ta marr vesh sa shumë vendime të rëndësishme të jetës i kam zgjidhur pa i vënë në dyshim. E kam fjalën për religjionin, kombësinë, orientimin seksual, politikën, artin, filozofinë (të cilat, në mungesë të një emri më të mirë, po i quaj tipare kulturore). Në fakt, nuk është problem që e kam pranuar njërin ose tjetrin tipar kulturor, sa është problem fakti që as nuk kam ditur të vërej që këto në fakt janë dilema. Jam i sigurt që kjo punë mund të shikohet prej shumë perspektivave, por një që më ka ndihmuar mua ta kuptoj, është e lidhur me individualizmin (konceptin që tash rishtazi e kemi importuar nga perëndimi).
Prej kësaj perspektive, individualizmi të lejon që të përcaktohesh vetë për tiparet kulturore që e përcaktojnë stilin e jetës. Pra, nëse ke lindur mashkull, s'do të thotë se duhet të sillesh në variantin shoqëror të një mashkulli. Ose, nëse ke lindur shqiptar, s'do të thotë veprosh siç do të vepronte një shqiptar (qyshdoqoftë që vepron një shqiptar). Si duket, jo vetëm unë por ne si shoqëri krejt pak jemi marrë me këto tipare. Nuk kemi guxuar t’i mendojmë ato si diçka të diskutueshme.
Për shembull, për një kohë të gjatë kam pasur njëfarë agonie në lidhje me konceptin e nacionalizmit. Për shkak të shkollës fillore, të mesme, prindërve dhe rrethit në përgjithësi nocioni im për kombin ka qenë absolut. Kombi ka qenë diçka e natyrshme. Kam lindur shqiptar dhe pikë. Por nëse në shoqëri demokratike na lejohet të zgjedhim veturën ose gazetën, nëse gjithashtu na lejohet të kemi qëndrimet tona politike e filozofike atëherë pse mos të kemi qëndrim edhe për fenë, orientimin seksual dhe kombin. Kur e them këtë, nuk e mendoj vetëm për debatin të pranosh kombin ose jo. Por edhe cilin komb e pranon. Prej perspektivës sime, mos-shenjimi i një mundësie të tillë tregon shenja të një krize dentiteti individual. E kriza e identitetit si individë është burimi i krizës së identitetit kombëtar (term i stërpërdorur, e di!).
Tiparet kulturore të cilat i zgjedhim si pjesë të identitetit tonë janë rezultat i një tendence për ta kuptuar botën. Pra, ne zgjedhim të jetojmë jetën në bazë të një religjioni të caktuar, sepse besojmë në predikimet e atij religjioni. Së këndejmi, krejt natyrshëm krijojmë grupime të cilat fundi-i-fundit shërbejnë për të testuar sa të sakta janë ato tipareve që kemi zgjedhur në shpjegimin e botës. Për shembull, mblidhen së bashku nudistët dhe e krijojnë një komunitet të tyre, njësoj mund të mblidhen disa që “besojë se duhet punuar nga 12 orë në ditë”, njësoj ata që e ndajnë një qëndrim mbi fenë, kombin...
Grupimet më të mëdha, që rëndom kanë qenë fetare dhe kombëtare këtë qëllim e kanë pasur. Të garojnë mes vete (në garë tiparesh kulturore). Nga një këndvështrim i tillë del që feja e kombi, si kompozime artificiale, e kanë një funksion (ose e kanë pasur). Feja e kombi shërbejnë (shërbenin!) si mbulesa (metanarrativa) për grumbuj njerëzish me tipare të përbashkëta kulturore. Megjithëse, sot, në shoqëri më globale, kombi dhe feja kanë mbetur vetë si tipare kulturoru. Pra, të dyja sot i takojnë sferës personale të individit (pjesëtarit në shoqërinë individualiste).
Për mua, dilema e fesë ka qenë e lehtë. Si shumë i ri e kam fituar përshtypjen që religjioni nuk është një formë e mirë për të shpjeguar botën. Gjithashtu, kur një numër i madh fetarësh janë mbledhur për të formuar komunitetet e tyre të mëdha gjërat kanë shkuar keq. Për shkak të fesë në Evropë për më shumë se 1500 vjet është pamundësuar shpërndarja e dijes, e drejta e gruas, shkenca. Thjeshtë, është shumë e qartë që për shkak të fesë ka pasur stagnim. Edhe sot në vende me religjion më të theksuar ka më pak zbulime shkencore, ka më shumë cenim të lirive elementare të njeriut.
Sado që nuk kam dashur ta pranoj asnjëherë, edhe kombi e ka të njëjtin problem. Grupimi i njerëzve në kombe ka shkaktuar Hitleriët e Milosheviqët. Kombi, njësoj si religjioni bazohet në përralla (mite) që mundohen të imponojnë një version të realitetit duke përdorur aparaturë represive, hegjemonike. Natyrisht, me zhvillimin e shkencës (dhe me zbulimin e fakteve historike) rëndësia dhe besueshmëria e këtyre versioneve të realitetit ka rënë. Modele të reja, më të sakta të së kaluarës kanë demaskuar mitet kombëtare. Sot historia vazhdon të hulumtohet. Shkenca vazhdon të përparojë.
Natyrisht, kjo s’do të thotë që bashkëpunimi mes njerëzve nuk është i nevojshëm. Vetëm se këto bashkëpunime, ndoshta, nuk do të duhej të ishin në bazë të miteve dhe gënjeshtrave për të ardhmen dhe të kaluarën, por në baza të tjera të cilat na mbetet t’i hulumtojmë.
Bile bile, mund ta quajmë edhe komb një grupim të tillë, por jo duke e bazuar në gjuhën, fenë dhe tiparet e trashëguara kulturore. Por duke e bazuar në qëllime të përbashkëta për progresin dhe vizionin që duhet ndjekur. Në vend të miteve të së kaluarës, në parashikime realiste të së ardhmes. Ndoshta kombet e Ballkanit mund të jetë të tilla. Inkluzive dhe të orientuara drejt së ardhmes, më parë se grupe ekskluzive që luftojnë me njëra-tjetren për përralla të së kaluarës.
*ZËRI
Comments
Shkrim i një njeriu me dilema
Shkrim i një njeriu me dilema personable dhe identitare. Ka disa njerëz të këtillë dhe në shumë raste ky lloj është i gatshëm t'i shërbejë kujtdo që pyet.
Grupimi i njerëzve në kombe

Grupimi i njerëzve në kombe ka shkaktuar Hitleret

(DELETED) mso historine si duhet, pa ndikime te imponuara e propagande çifute. Pastaj mund te t'ia (DELETED) ateiste qe shkruan.

Apo ishte keq ajo qe beri Adolfi kur solli nje komb ne vete te rrenuar komplet, kapi per fyti inflacionin alla-Zimbabwe qe kish kapluar Gjermanine e asaj kohe, mori territoret e humbura padrejtesisht gjate Luftes se Pare Boterore, e lartesoi Gjermanine si nga ekonomia, shkenca, ushtria etj dhe me e rendesishme e mbrojti nga rreziku i kuq judeo-komunist ( shif grushtin e shtetit komunist qe bene çifutet ne Bavari ne 1918 ) etj etj.

(DELETED) nuk duhet(DELETED), demtojne (DELETED) te (DELETED)!

ta kish propozu te rilexosh

ta kish propozu te rilexosh historin per Hitlerin, si duket dukund ne trurin tend senzoret e etikes nuk jan duke funksonuar si duhet...jom i sigurt qe ne shkolle nuk te kan mesuar ta glorifikosh nje diktator qe ka shkatrruar civilizimin ne permasa te papara me heret ne historin e njerzimit, sigurisht qe ti je njeriu i fundit qe mundesh diken ta emnosh si te pashkolluar dhe te jepesh kshilla shendetsore!

per "anonimin", kjo quhet

per "anonimin", kjo quhet "mendim kritik", fakti qe nuk po e kupton qellimin e shkrimit sigurisht qe kurr as qe do ta kuptosh.

Shume interesant, por besoj

Shume interesant, por besoj qe eshte teper heret per te shpresuar ne nje perparim kaq te shpejte te perceptimit te identitetit ne popullin e gjere. Sigurisht qe do vije nje dite qe shqiptaret dhe i gjithe ballkani do ndihen europiane ashtu sikur, ato principata mesjetare qe luftonin kunder njeratjetres dhe quheshin muzakaj, balshaj, kastriote... etj, sot e quajne veten shqiptare. Por do duhen edhe disa shekuj qe te arrijne te kuptojne qe te gjitha keto ndarje qe jane sot jane vetem ndarje te imponuara nga interesat te elites politike te sotme.

Perdorimi i gjuhes, i fese, i territorit, i etnise etj si elemente identifikues eshte qesharak. Po nuk me kishte shkuar mendja qe ne te vertete ideali i tolerances dhe bashkejeteses ne paqe mund te jete ai qe mund te sherbeje ne te ardhmen si element unifikues dhe identifikues i nje "kombi" boteror.

Per fat te keq shqiptaret jane shume larg tolerances.

Shkrim i nje njeriu i denje

Shkrim i nje njeriu i denje per emrin qe mban. Edhe "Shalli" kishte po keto mendime, prandaj i sherbente aq mire statukuose se imponuar nga Serbia. Anonimi ka te drejte. Ky Rugova i Ri ka probleme identiteti dhe kozmopolitizmi. Duhet te kuptoje se identiteti individual dhe kombetar eshte njelloj si genet. Lind me ato gene, me ate gjak dhe nuk e ndryshon dot. A i keni degjuar greket qe kur duan te shajne shqiptaret e konvertuar u thone" Grek nuk behesh dot kurre". Ne ne Shqiperi kemi nje shprehje qe thote: " Katunar o bre burre, me te rrjep 7 lekure, qytetar s'behesh kurre". Edhe ti Rugova sado te perpiqesh do te mbetesh shqiptar. por mund tu sherbesh te gjitheve si ka bere Ai tjetri para teje.

Add new comment