100 vjet pavarësi, Shqipëria është siç ka qenë

Postuar në 02 Nëntor, 2012 02:04
Mustafa Nano

Është tragjik, shumë tragjik, fakti që festimet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë po i bëjmë të ndarë më dysh, në Vlorë e në Tiranë. Është mënyra më e keqe për të festuar një datë e një ditë të tillë. Do duhej të jepnim një shenjë pjekurie në këtë 100-vjetor, do duhej të jepnim një provë, qoftë dhe të përkohshme, se jemi të shqetësuar për unitetin kombëtar para se të jemi të merakosur për tekat e egot personale, por edhe një herë tjetër është parapëlqyer rendja pas sjelljes sektare, si të donim të thoshim se qasja sektare ka qenë ajo që na ka dalluar në këto 100 vjet të historisë së Shqipërisë së pavarur. Kjo histori ka filluar me karfosjen mes Ismail Qemalit e Esad Toptanit, e ka vijuar me grindje të pafundme mes udhëheqësish politikë me frymëzime egocentrike e tribale, për të përfunduar te kjo festë e ndarë mes Tiranës e Vlorës.

Ka qenë e pashmangshme kjo situatë? E vërteta është se protokolli i qeverisë, që ka caktuar Tiranën si qendër të kësaj feste, nuk ka ndonjë të keqe. E megjithatë, ndonëse qeveria nuk mund të qortohet pse ka zgjedhur Tiranën si qendër të festës, ajo mund të qortohet që ka nxitur dhe inkurajuar këtë festë më dysh. Madje, duket sikur ka bërë çmos të ndodhë kjo që po ndodh, fillimisht me tentativën për ta monopolizuar festën (duke e lënë opozitën pa ndonjë rol në këtë ngjarje), më tej me një debat për historinë që synoi të nxirrte e promovonte në mënyrë provokative si figurën e madhe të këtyre 100 vjetëve vetëm Ahmet Zogun (!!!), e në fund me një si kujdes tinëzar për të krijuar një garë mes Tiranës e Vlorës, të cilën nuk mund të mos e fitojë “Tirana e qeverisë” përballë “Vlorës së pavarësisë”.

Opozita, për të evituar margjinalizimin e vet në këtë kontekst të një harbimi me efekt të diskutueshëm elektoral, nuk ka bërë asgjë për t’i ikur logjikës sektare. Madje, duket sikur ka dashur t’i thotë qeverisë: “Do sherr edhe në këtë 100-vjetor? Sherr le të bëhet!”. Mund të sillej ndryshe opozita, e cila ka tetë vjet që ndihet e papërfillur, e nëpërkëmbur, e fyer, e mundur me vjedhje votash dhe e mposhtur me vrasje politike (21 janar)? E di, që është e lehtë të bësh moral nga jashtë e nga larg, por në vend të tyre do bëja çmos të mos bëja lojën e politikanit më sektar që kanë njohur këto anët tona gjatë 100 viteve të fundit, i cili ka qëlluar të jetë kryeministër në këtë moment.

Kjo sindromë e përçarjes pra shpaloset sërish sot, ashtu si në fillim të shekullit të shkuar. Historia është e njohur. Kur Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, etj., nënshkruanin deklaratën e pavarësisë në Vlorë, shqiptarë të tjerë, të udhëhequr nga Esad Toptani krijonin në Durrës e në Shqipërinë e Mesme realitete paralele e rivalizuese, të cilat, në mos synonin, me siguri e bënin të mundur, shfokusimin prej ngjarjes së madhe të krijimit të Shqipërisë “më vehte, të lirë e të mosvarme”.

Nuk është vetëm sindroma e përçarjes që, në një vështrim esencialist të gjërave, ta bën Shqipërinë e këtyre kohëve jo shumë të ndryshme nga Shqipëria e Ismail Qemalit dhe e Esad Toptanit. Nëse përjashtojmë arritjet më të mëdha në historinë e këtyre 100 viteve, që janë së pari Kosova e pavarur dhe së dyti një prani e ndrojtur ‘institucionale’ e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në botën euroatlantike (një saktësim domethënës: si çdo arritje, përfshirë dhe atë të krijimit të Shqipërisë së pavarur, Kosova e pavarur dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO kanë ardhur më së pari si lojë fatlume koniunkturash ndërkombëtare, e jo për merita lokale), si zor të gjejmë arsye të tjera për të kënduar këngën e ndryshimeve të mëdha.

Shqipëria mbetet, ashtu si në vitin 1912, vendi më i prapambetur në rajon. Dhe prapambetja ekonomike është ndoshta më e parëndësishmja në këtë diskutim. Bie në sy, mbi të gjitha, prapambetja politiko-kulturore, ose me terma më konkretë, natyra konservatore e reaksionare e shoqërisë (shoqërive) shqiptare, një lloj vështirësie për t’u familjarizuar me modernitetin, një përbuzje për botën e rregullave, ligjeve, institucioneve, shtetit, e rivalizimi i këtyre të fundit me qasje mujshare e kanunore, elitat me prerje e frymëzime provinciale, etj., etj. Sigurisht, ka një përmasë ballkanike në këtë prapambetje, por ne shqiptarët vijojmë të mbetemi më ballkanas se të gjithë ballkanasit.

Duke përjashtuar pesëdhjetë vitet e diktaturës autarkike, në të cilat Enver Hoxha shtiri në punë sjelljen mizore për të rrafshuar diferencat dhe grindjet mes fraksioneve të natyrave të ndryshme e për të dëshmuar “aftësi vetëqeverisëse”, në pjesën tjetër të kohës ne kemi dhënë dëshmi të shumta të paaftësisë sonë për t’u vetëqeverisur. Viti 1997 është prova e freskët dhe e qartë, e kësaj paaftësie, që për pak na çoi në një luftë fatale civile.

Lidhur me këtë vëzhgim nuk mund t’mos dallojmë kultin e paprekur të ambasadorëve në Shqipëri. Ashtu si në momentet e vitet e para të ekzistencës së Shqipërisë së pavarur, ne vuajmë prej një kompleksi nënshtrimi e varësie përballë ambasadorëve në veçanti e të huajve në përgjithësi. 100 vjet më parë kish rrethana që e justifikonin këtë varësi, ndërsa sot nuk ka asnjë justifikim koniunkturial; justifikimi i vetëm është paaftësia emblematike për t’u vetëqeverisur. E në vijim të këtij arsyetimi, duhet thënë se është e pafalshme që 100 vjet pas shpalljes së pavarësisë, ne ende nuk kemi një administratë publike eficente e të mbrojtur nga hordhitë e militantëve tribalo-partiakë, që e pushtojnë këtë administratë sa herë që ndodh një ndërrim zotërish në kullat e pushtetit.

Kështu ka qenë 100 vjet më parë. Kështu është sot.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

O autori, apo Redaksia!

Ne te tilla raste, qe shfaqen nje here ne 100 vjet, i ngarkuar me organizimin e aktiviteteve eshte ai qe eshte ne pushtet. Zogu, Viktor Emanueli, Rajhu, Enveri, SRB-i.  Qeveria duhet te inicionte ngritjen e nje komisioni per pergatitjen dhe organizimin e festimeve. Ky komision nderqeveritar, duhej te kishte ne perberjen e tij akademike, intelektuale, njerez te shquar ne fusha te ndryshme, por edhe perfaqesues te forcave te ndryshme politike.

Komisioni qysh para nje viti, duhej te shpallte progamin e festimeve, pergjithesisht. Dhe me afrimin e dates historike, te shpallte programin e aktiviteteve qe do te zhvillohen gjate muajit nentor dhe vecanerisht ne daten 28 nentor.

Din kush a eshte ngritur ndonje komision per pergatitjen dhe zhvillimin e aktiviteteve te kesaj ngarje te madhe? Nese po, me cfare urdheri apo vendimi te parlamentit apo qeverise eshte ngritur ky komision?

Me cfare shikojme aktivitetet me duket se jane spontane dhe te pe planifikuara. Ende nuk dihet se si do te organizohen festimet. Te gjithe degjojne cfare thote SRB-i.  Nuk ka asgje te shkruar, ose te pakten nuk ka asgje te publikuar.

Ne keto kushte, kur opozita ndihet e perjashtuar nga pjesemarrja ne aktivitete, ajo ka ngritur nje komision te saj, per te organizuar festimet. Bile, edhe ne ne shtepine tone, kemi ngritur nje komision dhe kemi bere plan sesi do ta festojme dhe cfare aktiviteti do te bejme... , apo jo ?

Keshtu qe sa te kemi nje qeveri qe do te mare te gjitha meritat per vete , le te marre edhe meriten e deshtimit te festimeve te 100 vjetorit te pavaresise, dhe te rreshtohet ne krah te Esat Toptanit. Se shtrohet pyetja: Ku jane pasardhesist e Esatit, apo te tradhetareve te tjere qe kane shitur interesat e Shqiperise? Ja, e nxjerrin koken tani....

Submitted by RP (not verified) on

e kam permendur edhe me pare qe opinioni i konsoliduar se midis nesh jemi te parcare eshte jorealist,biles ky opinion eshte mbjelle si fare e keqe nga fqinjet e shqiperise per qellime shoviniste.Teza se shqiptaret nuk dijne te bejne shtet eshte perpjekje e po ketyre qarqeve te jo vetem ti mbushin botes mendjen se te tille jemi ne,por te na mbushin edhe neve mendjen,"mes vedit"qe ne jemi perjetesisht te prirur te percahemi sesa te bashkohemi,etj.Jemi te qarte se rrymat e ndryshme te poltikes sponsorizohen nga qarqe te jashtme,qe perfaqesojne interesa te ndryshme.Esat topja formoi qeverine e Durresit jo se e kishte vete ne mendje,por patjeter se u ndikua nga keshillat e"te jashtemve",pra faren e keqe nuk e rrisim vete,por na e hedhin te tjeret.Ne kete pike jemi vertet sot si 100 vjet me pare.

Submitted by hapi (not verified) on

Z. Nano,

Shumë dakort që shqiptarët kanë ambasadoro-mani, por në këtë fakt kanë njëfarë "faji" edhe analistët si puna juaj. Para disa ditësh lexova Andrea Stefanin që merrej me ambasadorët, po ashtu dhe Artan Lame, po ashtu dhe të tjerë analistë të pavarur që i japin rëndësi çfarë mendon Volfarti apo Sekui. Ju duhet ta kuptoni se fjala juaj (si profesion) lexohet e komentohet dhe ju e orientoni atë fjalë duke vendosur të sillni në qendër të vëmendjes së njerëzve një temë të caktuar.

A nuk ju duket edhe ju se nganjëherë, ju si profesion e teproni me rëndësinë që i jepni ambasadorëve duke i sjellë vazhdimisht në qendër të vëmendjes? Jo se nuk sillni tema të tjera, por duke qenë se vetë shqiptarët kanë një tendencë të trashëguar për të mitizuar ambasadorët dhe të "jashtmit", ju e ngacmoni atë plagë sa herë e përmendni.

Gëzohem që më në fund keni vendosur të moderoni komentet tek Respublica!

Suksese me emisionin e ri!

Submitted by loni (not verified) on

Shkrim shume i bukur dhe tejet mase real.

Nje falemndeim te sinqerte per zotin Nano i cili i jep nje shuplake te forte me kete shkrim zorraxhinjeve injorante qe po mundohen te festojne...cfare do te festojne qelbaniket; vendin e fundit ne bote ne cdo drejtim. Fruhen e shesin pordhe por per cfare...vendi qelbet nga plehrat, vendi eshte i mbushur me njerez te varfer e te mjere, te pangrene e te palare bash si 100 vjet me pare, krimi lulezon, kriminele e hajdute po na sundojne, njerez pa pike vizioni e njohurish si puna e sali berishes qe vetem  vjedhin e te vrasin pa iu dridhur dora po e mbysin kete vend. Cfare do te festojne? A po do te festojne faktin qe nuk jane te zotet te ndertojne nje rrjet rrugor normal ne nje vend qe eshte me pak se 400 km i gjate (Jug-Veri) dhe me pak se 200 km i gjere (Lindje-Perendim), do te festojne qe nuk kane bere as edhe 1 milimeter hekurudhe ne 22 vjet ( ha ha ha nuk ka qe me qesharake por edhe qe te rrenqeth mishin kur mendon cfare lloj speciesh jane keto shtetare),  do te festojne qe ky vend  nuk ka as industri, as bujqesi, as infrastrukture sherbimesh, do te festojne qe kane arsimin me te ndyre ne bote dhe shendetesine me te dhjere te botes me spitale ku as kafshet nuk do te pranonin te futeshin, do te festojne faktin qe kane vendin e vetem ne bote qe nuk ka as edhe nje qytet per te qene, as edhe nje qytet normal e standart (sepse per ndonje gje te vecante as qe behet fjale ketu), do te festojne qe kane qytete plot plehra e pa asnje kinema e teatro, qytete ku vegjetohet e te mbyt krimi e imoraliteti (jo per ceshtje seksi sepse eshte e drejta e cdo njeriu te bej me veten etij cfare te doje), them imoraliteti sepse te gjithe jane bandite e zemerzinj duke filluar ngA BANDITEN  QEVERITARE E NGA  NDYRESIRA KRIMINELE SALI BERISHA, QE PARA 22 VJETESH NUK KISHIN BREKE TE VISHNIN E SOT DUKE VJEDHUR E RRJEPUR KETE VEND E KETE POPULL TE TREDHUR SHESHIN PORDHE E RRAHIN GJOKSIN QE JANE MILIONERE JANE PO ATO PROVINCIALE TE NDYRE QE ASNJE NUK DON T'I KETE AFER SEPSE KUDERBOJNE ERE TE NDYRE, JANE ME KEQ SE INJORANTE E KETIJ VENDI 100 ME PARE . do te festojne qe nuk kane as edhe nje fshat per te qene.  Cfare do te festojne qe nuk jane te zotet te sjellin uje 24 ore, apo mungesat e energjise elektrike. Do te festojne vrasjet, vjedhjet e krimet e perditshme do te festojne GERDECIN APO BLLOKUN E ATI DERRIT META. CFARE DO TE FESTOJNE???!!!

UNE JAM I BINDUR QE CDO SHQIPTAR QE KA DALE E KA PARE TE PAKTEN, MALIN E ZI NDEN NEVERI NGA KETO FLLUCKA SAPUNI, NGA KETO FESTIME TE NDYRA KANIBALESKE PA AS EDHE NJE ARSYE E MOTIV. UNE KURRE NUK E PRANOJ KETE. KURRE  KURRE KURRE TE DALIN E TE PREISN KRIMINELET SI SALI BERISHA, HAJDUTET E QELBESIRAT SI ILIR META APO HORDHINE E BANDITEVE MINISTRA.

Mua si shqiptar normal me vjen turp e me nxihet faqja kur shoh qe qente  me berishen ne krye po organizohen te festojne ...per cfare...turp per ato qe i bashkohen, e the kete jo per zorret e langojte qe i rrine gjithnome nga pas , e them per shqiptaret e ndershem....bojkotojeni dhe mos i shkoni as ne me te voglin aktivitet. ky kriminel meriton litarin.,  ai nxin festen .

Submitted by Ilir (not verified) on

Mustafa ! pashe emisionin tend te pare tek ora news......Urime por kam disa vrejtje (PO te pelqyen pranoji ose injoroi ne te kundert)

Me ato hyrjen me letra me dukeshe si Ato gjimnazistet qe shkruajne Hartime patetike. Ato hyrjet per Al-pacinon me Broadway sikur mu duken jashte realitetit ...Ke bere emision te te ndjekin te gjithe apo vetem per 1000 veta brenda Tiranes......Njerezit nuk kane te hane buke.....po vriten me njeri tjetrin .....pra mos u bej pale me Klasen e Rrugaceve me kollare qe nuk kane asnje lidhje dhe as idene se cfare behet me poshte....Plus qe origjina nga  vjen nuk te shkon. Kam pershtypjen se ato Saviano-t e tjera qe permende......Saviano nuk te ben as "Revolucionar" as "Iluminist" e as "High Class Europian".....Saviano eshte thjesht nje Don Kishot qe shkruajti per te bere "Emer" ne moshe 26 vjecare.. kur gjithe bota i di shume here me mire....biles edhe vete italianet kur vjen puna tek ai  qeshin dhe e quajne budalla.....Sa per ato gote me vere ne nje vater afer zjarrit ......njerezit kane mbushur listat.....dhe nuk kane te paguajne, sa per Alpacinon .....vete Shqiperia ka aktore shume here me larte nga ana artistike (po tregohem shume Nacionalist....) jane dhe kane folur gjuhen e thjeshte qe e kuptojne te gjithe ...dhe vete Kinemaja Franceze ka pelqyer shume Kinemane Shqiptare (Hi ato pjese ideologjike....)..... Biles edhe vete emri qe ke zgjedhur ben qe te mos ndigjet nga nje pjese madhe shikuesish...pasi edhe emrin nuk do arrijne ta kuptoje. Me pak fljale bej nje emision qe te jete realist.....Dhe jo thjesht Tangellik Tirane..................

Submitted by Pavaresia e Shq... (not verified) on

Shkrim i prire nga arsyeja dhe logjika.

Ismail Qemali vertete ishte vlonjat, por gjithesesi shqiptar.

Ne fund te fundit, Ai shpalli pavaresine e Shqiperise, jo vetem te Vlores.

Ismail Qemali sherbeu si Kryeminister i Shqiperise, jo si kryebashkiak i Vlores.

As qe merret me mend nje kremtim i pavaresise vetem ne Tirane, sado qe eshte kryeqytet.

Por po aq pak vetem ne Vlore! Se, me pa te drejte, Vlora do perseritej si gabimi per Tetoven,  per shqiptaret e Maqedonise: ia lane Shkupin maqedonsve ...!

Tirana eshte kryeqytet i Republikes, dhe si te tille nuk e ka shpallur Sali Berisha.

Naivisht, ka jo pak njerez qe e identifikojne Zogun me Berishen dhe kjo tingellon si nenshtrese ndijimi e logjike prej komunistesh. Zogu iu vu nen hyqm Ismail Qemalit...

Te jesh ne Vlore, kur le te themi administrata feston zyrtarisht ne Tirane, eshte pak a shume te besh nje miting/antimiting ne diten e pavaresise.

Gjeni nje dite te lirise per ta kryer ate miting. Me 28 eshte 100 vjetor i pavaresise.

E mendoj 28 Nentorin si Dite Heshtje per lirite qytetare. Eshte Dite per te gezuar te qenit te Vetes, te Mevetshem, te Njeri Tjetrit, ashtu Sic Jemi...

Vlora eshte e pamohueshmja,  qytet simbol ne historine shqiptare,

Flamuri Kombetar e merre vleren reale ne kryeqytetin e Shtetit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.