Kritikat e OHDIR-it për zgjedhjet ukrainase, të ngjashme me ato për zgjedhjet shqiptare

Radio BBC World Service njoftoi se raporti paraprak i vëzhguesve të OHDIR-it rreth zgjedhjeve në Ukrainë, i publikuar sot, kishte shumë kritika për to, megjithëse ditën e votimit (të djelën) nuk u shënuan incidente dhe, në përgjithësi, mbizotëroi një klimë pozitive. Falë kësaj klime në ditën e zgjedhjeve, qeveria ukrainase kishte shpresuar për një raport më pozitiv nga vëzhguesit e OHDIR-it, njofton BBC. Por raporti i OHDIR-it, pasi vë në dukje klimën pozitive në ditën e votimit, rreshton një seri kritikash rreth përdorimit të administratës shtetërore, mjeteve qeveritare dhe mediave publike nga qeveria gjatë fushatës zgjedhore. Gjithashtu raporti kritikon qeverinë për mungesën e transparencës në hartimin e listave zgjedhore dhe për parregullsitë në procesin e numërimit.
Këto kritika ndaj zgjedhjeve në Ukrainë na kujtojnë kritikat e raporteve të OHDIR-it ndaj dy zgjedhjeve të fundit në Shqipëri. Sidoqoftë, në rastin shqiptar, raportet përfundimtare nuk dolën me përfundimin se rezultati përfundimtar ishte i deformuar. Ndërsa në rastin e Ukrainës, sipas BBC, gjasat janë të mëdha që raporti përfundimtar i OHDIR-it të dalë me përfundimin se partia në pushtet e ka përdorur këtë të fundit për të siguruar avantazhin që është konstatuar deri më tani nga exit poll-et. Një raport i tillë do të ishte një goditje e fortë për shpresat e integrimit të Ukrainës në BE.
E.Zaloshnja
Comments
Genti, autori ka cituar Radio
Genti, autori ka cituar Radio BBC World Service, e jo faqen e BBC ne internet...
Faleminderit, edhe radion e
<p>Faleminderit, edhe radion e kontrollova por nuk rezultonte ashtu si citon artikullshkruesi Zaloshnja. Edhe fare e thjeshte: askush (as OSCE/ ODIHR dhe aq me pak BBC ose Zaloshnja) nuk e di se si do te shkoje numerimi i votave, prandaj te pretendosh qe tani se si do te jete raporti perfundimtar nuk ka kuptim.</p>
o gent djali, po akoma se
<p>o gent djali, po akoma se paske mor vesh qe janukovic-birisha e ka kopsit reultatin perfundimtar? e ka mor vesh gjithe bota e gjithe rusia, or gent birishisti. ti qeke akoma n'bathore, m'duket...</p>
Hej tironco, nuk kam te bej
<p>Hej tironco, nuk kam te bej fare as me Berishen dhe as me Bathoren. Te lutem lexoji me kujdes shkrimin dhe komentet. ODIHR (dhe jo Oh-dir sic e shkruan Zaloshnja) e ben raportin perfundimtar pas 8 javesh, BBC ben fjale per raportin qe del nje dite pas zgjedhjeve.</p>
Add new comment