Kritikat e OHDIR-it për zgjedhjet ukrainase, të ngjashme me ato për zgjedhjet shqiptare

Postuar në 29 Tetor, 2012 09:28

 

Radio BBC World Service njoftoi se raporti paraprak i vëzhguesve të OHDIR-it rreth zgjedhjeve në Ukrainë, i publikuar sot, kishte shumë kritika për to, megjithëse ditën e votimit (të djelën) nuk u shënuan incidente dhe, në përgjithësi, mbizotëroi një klimë pozitive. Falë kësaj klime në ditën e zgjedhjeve, qeveria ukrainase kishte shpresuar për një raport më pozitiv nga vëzhguesit e OHDIR-it, njofton BBC. Por raporti i OHDIR-it, pasi vë në dukje klimën pozitive në ditën e votimit, rreshton një seri kritikash rreth përdorimit të administratës shtetërore, mjeteve qeveritare dhe mediave publike nga qeveria gjatë fushatës zgjedhore. Gjithashtu raporti kritikon qeverinë për mungesën e transparencës në hartimin e listave zgjedhore dhe për parregullsitë në procesin e numërimit.

Këto kritika ndaj zgjedhjeve në Ukrainë na kujtojnë kritikat e raporteve të OHDIR-it ndaj dy zgjedhjeve të fundit në Shqipëri. Sidoqoftë, në rastin shqiptar, raportet përfundimtare nuk dolën me përfundimin se rezultati përfundimtar ishte i deformuar. Ndërsa në rastin e Ukrainës, sipas BBC, gjasat janë të mëdha që raporti përfundimtar i OHDIR-it të dalë me përfundimin se partia në pushtet e ka përdorur këtë të fundit për të siguruar avantazhin që është konstatuar deri më tani nga exit poll-et. Një raport i tillë do të ishte një goditje e fortë për shpresat e integrimit të Ukrainës në BE.

E.Zaloshnja 

Comments

Submitted by respublica (not verified) on

Genti, autori ka cituar Radio BBC World Service, e jo faqen e BBC ne internet...

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Faleminderit, edhe radion e kontrollova por nuk rezultonte ashtu si citon artikullshkruesi Zaloshnja. Edhe fare e thjeshte: askush (as OSCE/&nbsp;ODIHR dhe aq me pak BBC ose Zaloshnja) nuk e di se si do te&nbsp;shkoje numerimi i votave, prandaj te pretendosh qe tani se si do te jete raporti perfundimtar nuk ka kuptim.</p>

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

<p>o gent djali, po akoma se paske mor vesh qe janukovic-birisha e ka kopsit reultatin perfundimtar? e ka mor vesh gjithe bota e gjithe rusia, or gent birishisti. ti qeke akoma n&#39;bathore, m&#39;duket...</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Hej tironco, nuk kam te bej fare as me Berishen dhe as me Bathoren. &nbsp;Te lutem lexoji me kujdes shkrimin dhe komentet. ODIHR (dhe jo Oh-dir sic e shkruan Zaloshnja) e ben raportin perfundimtar pas 8 javesh, BBC ben&nbsp;fjale per raportin qe del nje dite pas zgjedhjeve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.