Me kryengritje apo me votë?

Postuar në 27 Tetor, 2012 08:57
Eduard Zaloshnja

Nga ç’thonë e ç’shkruajnë, njerzit që dëshirojnë të ndodhë sa më shpejt rotacioni i pushtetit në Shqipëri mund të ndahen në dy grupe. I pari, që duket se është më i madhi, përbëhet nga njerëz që shpresojnë se rotacioni mund të ndodhë pas 9 muajve nëpërmjet zgjedhjeve, pavarësisht manipulimeve të mundshme nga ana e Berishës & Co. Më i njohuri ndër ta është Edi Rama, i cili, pas mbarimit të zgjedhjeve lokale të 2011-ës, deklaroi se nuk do të kërkonte t’i vinte zjarrin Shqipërisë për të rrëzuar Saliun, por do të luftonte që ta hiqte atë nga pushteti me anë të votës. Ndërsa grupi i dytë përbëhet nga njerëz që nuk besojnë se Berisha mund të hiqet nga pushteti me votë, pavarsisht se sa përpjekje mund të bëjnë opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë për të minimizuar manipulimet e Berishës & Co. Më i njohuri ndër ta është Skënder Gjinushi, i cili vazhdimisht deklaron se, për sa kohë Berisha është në pushtet, nuk mund të zhvillohen në Shqipëri zgjedhje që të rezultojnë me rotacion pushteti.

Njerzit e grupit të parë, duke mos besuar se Berisha mund të hiqet nga pushteti para zgjedhjeve, duket se i kanë përqëndruar energjitë dhe fokusimin mendor të zgjedhjet. Secili sipas mënyrës së vet, po punon e shpreson që ato të sjellin rotacionin që aq shumë e dëshirojnë. Dhe pyetja është se ç’alternativë ofrojnë njerzit e grupit të dytë.

Një alternativë është rrëzimi i Berishës në Kuvend. Por që të ndodhë kjo duhet që opozita të paraqesë një kandidat për kryeministër (nëpërmjet një mocioni mosbesimi), i cili të sigurojë të paktën 71 vota në Kuvend. Dhe mendja ta do se opozita i ka bërë përpjekjet që të marrë përkrahjen e 71 deputetëve për një mocion mosbesimi ndaj Berishës, por nuk ia ka dalë mbanë…

Një alternativë tjetër është ajo e protestave masive. Por kjo rrugë u provua për dy vjet pas 2009-ës dhe nuk dha rezultat. Mësimi prej atyre protestave ishte se Berisha nuk pyet prej tyre dhe vetëm kryengritja e armatosur do të mund ta rrezikonte pushtetin e tij para zgjedhjeve të 2013-ës. Por një kryengritje e armatosur do ta çonte vendin pothuaj automatikisht në luftë civile. Dhe për më tepër, një përmbysje e pushtetit me dhunë do të prodhonte një qeveri që me gjasa nuk do të njihej nga komuniteti ndërkombëtar. Në 14 shtator 1998, praktikisht, PS-ja u rrëzua nga pushteti me kryengritje të armatosur, por ndëryrja energjike e komunitetit ndërkombëtar e ktheu në pushtet brenda një nate. (Ndryshe qe puna ne 1997, kur patem nje revolte popullore nga poshte-lart...)

Dhe pavarësisht se partizanët e rrëzimit me dhunë të Berishës i dinë të gjitha këto, vazhdojnë të këmbëngulin se është e kotë që të shpresohet se Berisha mund të hiqet nga pushteti me votë. Duke e ndjerë se janë pakicë në atë që është quajtur me eufemizëm si popull opozitar, ata shpresojnë tek ndonjë Avni Rustem i kohëve moderne, ose te ndonjë grevë urie që mund të bëjë ndonjë grup shoqëror i margjinalizuar. Por as bëhen vetë Avni Rustemë e as dalin në mënyrë masive për të përkrahur ndonjë grevë urie…

Sidoqoftë, njerëzit që parashikojnë se Berisha nuk do të hiqet nga pushteti me votë, ndoshta pa dashje, një punë e bëjnë. Ata e thonë dhe e shkruajnë këtë gjë sa herë të munden e ku të munden, duke ndihmuar kështu që profecia e tyre të kthehet në një profeci vetëpërmbushëse. Sa më shpesh të thonë e shkruajnë këta njerëz se është e kotë të shpresosh për një rotacion pushteti nëpërmjet zgjedhjeve, aq më shumë votues të vakët të opozitës mund të dekurajohen për të vajtur në kutitë e votimit në ditën e zgjedhjeve. Dhe shërbim më i mirë se ky si zor se mund t’i bëhet Berishës…

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Berisha do iki me vote.Kjo eshte e sigurte.Te gjithe ata qe deklarojne se nuk hiqet Berisha me vote,direkt apo indirekt ndihmojne Berishen ne dekurajimin e votes opozitare.Nqs Shqiptaret votojne te bashkuar kunder Berishes,ai iken menjehere.Dhe kjo ka per te ndodhur ne vitin 2013.Prandaj Shqiptaret qe akoma i thone vetes Shqiptar,ta vrasin Saliun me vote ne vitin 2013-te.Nese do i vjedhi apo jo,kjo nuk eshte ceshtje e qytetareve qe nuk votojne.Kjo eshte ceshtje e qytetareve qe votojne.Nje qytetar qe nuk voton nuk duhet te flasi fare per vjedhje vote,sepse atij nuk i eshte vjedhur asgje,perderisa nuk ka se c'fare ti vidhet,sepse ai nuk ka votuar.

Submitted by italo-shqiptari (not verified) on

Edhe une jam lab si ti, lab Kurveleshi, por mendoj se mekaton pak ne naivitet kur mendon se satrapi do ta lere fronin pa grabitje masive te votes popullore dhe sidomos pa dhune!

Organizimi qe propozon eshte i domosdoshem, veçanerisht ne formen e nje aleance te gjere pas-elektorale mes partive progresiste te majta e te djathta, me nje bosht PS-AKZ & FRD. Por po aq i rendesishem eshte organizimi popullor qe duhet ta minimizoje (ta eliminosh eshte pamundur) vjedhjen elektorale. Une jam i sigurt se edhe nese aleanca qe propozova, do te marre 80% te votave, perseri grabitja masive do te lere ate ne minorance. Ndaj shqiptaret te behen gati, edhe per lufte nese eshte nevoja!

Submitted by Anonim (not verified) on

Mah... nuk pelqej aspak notat e fshehuara me shume mjeshteri nga autori ku behet thirrje per nje Avni Rustem. Shpresoj qe edhe te tjeret te ndajne te njejtin mendim me mua !!!

Submitted by tekniku (not verified) on

Profecia e nevojes per nje Avni te dyte nuk eshte e ZALOSHNJES.Kujtoni pak Namik Hotin dhe c'fare haraci ai dhe Adi Krasta paguan per fjalet monument ;malokun vetem plumbi e rrezon per kalit.Sa persidente te USA jane qelluar dhe vrare gjithkush e di,keshtu qe nevoja e A.Rustemeve eshte produkt i llogjike se sakte apo te gabuar njerezore por gjithsesi nje parktike e njohur nderkombetare per te hequr qafe diktatoret.

Submitted by ilir (not verified) on

Je gabim vetem ne nje pike, Zaloshnja sepse Berisha mbahet me patericen e Metes qe jane vota te Majta pra ne kete rast Berisha eshte nje Bufon dhe Djalli eshte Meta.......prapa Berishes shijne te gjithe (Vjedhin.....cvasin ketu futet edhe Miu i Madh Meta.....)  ne fund per cfare do mbetet fatura do i kaloje Berishes qofte edhe ndaj Historise......Puna qendron  pse njerezit nuk ngrihen? E thjesht fare, kushdo qe te vije edhe keta te "Majtet e paster" nuk ia vlen, prova me e qarte eshte  kur njerezit u vrane dhe u prene ne 1997 e afert....keta te "Majte" vodhen ne menyren me te pacipte qe behesh e mundshme.......Bej thjesht nje hesap te vogel  ku i kane te gjithe bizneset kete te majte....jashte.......Pra jane ne nje Kazan te Gjithe.......me perjashtim te Berishes qe te vret ne diten per diell.......

Submitted by Anonim (not verified) on

e para e majta qe flet ti nuk eshte PS e sotme me Ramen por Meta dhe Nano qe jane me saliun sot pra hajdutet jane te gjithe ne nje varke kunder Edi Rames, e dyta sipas logjikes tende i bjen ta pranojme saliun nga frika dhe supozimi se edhe Rama kur te vije ne pushtet do te vjedhe megjithese ne 12 vite ne bashkine e Tiranes ka bere nje pune te shkelqyer dhe nuk i ka dale asnje skandal pervec shpifjeve te morracakeve te PD. tipa si puna jote e meritojne te poshterohen familjarisht nga ky pushtet sepse me sa duket nuk te paska ngelur pike krenarie.

Submitted by Dardan (not verified) on

Nuk luftohet rregjimi antikombetar dhe antipopullor me vota. Kjo gje diheje qe ne antikitet por donin psiistet ta provonin dhe si rezultat muaren nje hu te shendoshe qe zor se do ta harroje kurrizi i kesaj partie gjysem frikacake dhe gjysem hajdute dhe cerdhe qe strehon dhe rrit tradhetare  ose modernisht (une kam pikpamjen time, kam cv time kam mendimin tim).  Ak eshte force per te permbysur rregjimin e Sali Berishes pasi pikerish kjo force e re ja ka shpartalluar pardesyne demokratike jo vetem me fjale por edhe me vepra. AK eshte e vetmja force qe mund ti ndale doren gjakatre e shkaterrimtare vegles se cmendur te reaksionit ballkanas dhe reaksionit perndimor.   E vetmja rruge eshte detyrimi me force i Kopukut te Vicidolit.  Shqiptaret e treguan trimerine e vet ne 97n kur brenda nje kohe shume te shkurter bandat e rregjimit moren arratine dhe kopuku qante si cilimi nga frka e urrejtjes popullore. Nje Zan i Vlores ishte ai qe i lidhur me popullin arriti ti mposhte tanket dhe hordhite fashiste te Berishes. As nuk e di se cpaska bere ai Zani por vetem luften per mbrojtjen e Vlores dua ta di dhe e vleresoj si nje akt te pashembullt te heroizmit te shqipeve. Natyrishte qe psistet hipokrite priteshin te viheshin ne krye te levizjes por nuk ua mbante nga kufoma kuterbuese e Berishes.

Gjithe bota rrevolucione ka bere, e pse duhet te mos organizohen shqiptaret per te mbrojutr lirine dhe te drejtat e tyre? Pse te mos organizohen dhe te shkaterrojne njehere e pergjithmone meteastazat e kancerrit serbo-grek.  Ka nje shekull qe ky popull luftone me tradhetaret e te korruptuarit ne sherbim te serbogrekeve, Edhe ne periudhen e socializmit u be nje lufte e pashoqe kunder tyre dhe ato qe keto vomje te zeza nuk e arriten athere po e realizojne ne kohen e sotme prej 22  vitesh duke shkaterruar dhe prishur cdo vlere shpirterore, ekonomike , kulturore etj etj.  Shqiptaret tashme jane zgjuar nga gjumi i gjoja demokracise qe s'ishte gje tjeter vec nje opium per te sjelle ne fuqi te gjitha forcat me te erreta qe frlinin prej gati nje gjysem shekulli.  Eshte detyre e cdo shqiptari qe i dhimset toka e Shqiperise qe te zgjoje edhe ata pak qe nanuriten ne ofshamat e tymit te droges "demokratike" te berishes.   Demokracia e vertete nuk ka te beje fare me teorite shqiptare apo te disa fyleve e arvizuve mbi tranzicionin demokratik.  Mos valle ky 20 vjecar ishte periudha e "akumulimit fillestar te kapitalit" per shqiptaret dhe disa zoterinj te huaj qe perendimi e beri duke pushtuar, shtypur dhe shkaterruar vendet e botes se trete????.   Asnje pasunar qe e ka pasurine ne menyre te pandershme dhe jasht ligjeve nuk ka pse te gezohe pasi shqiptaret kurre nuk harrojne.   Kur nuk harrojne zezaket te kerkojne demshperblimet e tyre si pasardhes te sklleverve te Afrkes prej ketu e 200 vitesh, si valle shpresojne ca  grupe hajdutesh dhe mafiozesh sot ne pushtet se shqiptaret do te mund ta harrojne se jane te vjedhur te vrare dhe te poshteruar pikerisht nga Berisha dhe grupet e tij??????????    Kjo eshte nje gje e pamundur,   edhe pse propaganda torturuese e mediave ne pergjithesi perpiqet qe tu beje shqipeve terapine e "Rrethit te kujteses",

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Aludohet qe Skender Gjinushi ben lojen e Berishes, me kete nuk jam dakord. Ne Shqiperi me te drejte ose me te padrejte tirren shpesh teori konspiracioni, por me sa e ndjek une politiken shqiptare Gjinushi eshte konsekuent ne qendrimet e tij kunder Berishes. Te tjere po, kane treguar se jane gati te bashkohen me Saliun per ndonje perfitim te castit. Gjinushi ka kohe qe predikon nje qendrim me te ashper te opozites kunder regjimit te Berishes. Kjo jo domodoshmerisht perkthehet ne organizimin e nje 14 shtatori te dyte apo te nje atentati. Ndosha me teper se emrin e Gjinushit artikullshkruesi duhet te kishte permendur emrin e Kreshnik Spahiut. Eshte ky i fundit qe ka thene dhe sterthene se synon qe 100-vjetori te festohet pa Berishen ne pushtet, a e ka pyetur ndonje gazetar me c'mjete do te arrihet ky synim ?

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Pavaresisht asaj qe disa mund te deklarojne duke dashur te dekurajojne njerezit, nje qytetar ne demokraci duhet te votoje gjithmone dhe te shprehe mendimin e tij sepse vota eshte mundesia e vetme per te thene zerin tend. Ata qe nuk votojne, per Berishen apo kunder Berishes, nuk kane te drejte te flasin per asnje ceshtje politike ne kete vend.

Submitted by tekniku (not verified) on

Zoti Nuriu

Ata qe nuk votojne jo perfajine tyre pro apo kunder Berishes jane gati 1/3 e popullsise shqiptare qe jetojne ne emigracion.Sipas llogjikes tende keta qytetare shqiptare apo me dy nenshtetesi nuk paskan te drejte te japin qofte edhe nje mendim per poltiken ne vendin e tyre.Logjike lepuri me duket....

Submitted by f d (not verified) on

Tuk-tuk-tuk...a ka njeri ?! Z. Zaloshnja, ketu jeni ? Jo me tituj ekstremist ekstremisht provokues !!! Demokracia njeh VOTA, VOTA dhe vetem VOTA. Rruget, rrugicat e ngushticat se si e se sa do mbushin 'thesin' partite perpiqu te ndezesh ndonje 'qiri'. VOTA... Hej, a me ndegjon njeri ?! ...VOTA...

Submitted by Anonim (not verified) on

Nga te gjitha variantet per largimin e berishes une mendoj: berisha (qe nuk e meriton te shkruhet me B te madhe)nuk duhet te hiqet me force per ato aresye qe u shpjeguan.

Ai mund te hiqet vetem duke patur me shume pjesemrrje ne votime. Sado qe te vjedhe nuk mund te kundershtoje urrejtjen e madhe qe  ka per shumica e popullsise. Ah sikur te sihte e mundur te votonim edhe ne jashte shqiperise dhe ahere  rezultati i tij do ishte nen 20% . Prandaj ai nuk aprovon votimin e emigranteve. Pra vetem thirja te gjithe ne votime jep rezultat per heqjen e te shpifurit.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Per teknikun : Zoteri, une nuk u shpreha fare per emigrantet, po flisja per ata qe jetojne dhe punojne ne Shqiperi, pra per ata qe kontributin e tyre e japin ne kete vend. Persa i perket emigranteve, nese do te dish mendimin tim ata nuk duhet te votojne fare ne Shqiperi sepse nuk jetojne ketu, nuk e bejne ketu jeten e tyre dhe si rrjedhoje nuk kane cfare te kerkojne nga politika shqiptare dhe qeverisja e vendit. Prandaj here tjeter kur te shprehesh per dicka mendohu mire qe te  arrish te kuptosh "logjiken e lepurit".

Submitted by mergim tari (not verified) on

Ka nje arsyetim shume te thjeshte:

Sali Berisha ka shitur pjese te atdheut.

Sali Berisha ka ndihmuar armikun e shqiptareve Milloshevicin duke i shitur nafte

Sali Berisha ka bere perndjekje dhe burgime politike

Sali Berisha ka mohuar voten e lire dhe votimin e lire te nje shteti ne vite.....

Sali Berisha me veprimet dhe mosveprimet e tij ka vrare njerez ne Gerdec, ne Bulevard

Sali Berishaka shkelur Kushtetuten e Shqiperise

Sali Berisha nuk ka zbatuar vendimet e gjykatave.

Sali Berisha ka shkaterruar mjedisin shqiptar, kryesisht pyjet dhe tokat e vendit

Sali Berisha eshte perpjekur te shese Shqiperine 1 evro

Sali Berisha ka dale kunder marrveshjes se Rambujese duke rrezikuar Pavaresine e Kosoves

Sali Berisha ka shkaterruar jo vetem anen fizike te Shqiperise (mjedisin) por edhe financiarisht ne vitin 1997 me PIRAMIDAT.

Sali Berisha ka bere 1996, 1997, 1998, 2009, 2011.

Ketu lindin dy pyetje:

E para: "Cfare mund ti bejne me teper PUSHTUESIT nje vendi" ?????????

E dyta "Pushtuesit mos largohen gje me vote valle" ????????

A ka njeri qe mendon se Hitleri do te largohej me vote.

Eshte me mire te vdesesh per LIRI sesa te jesh nen thundren e nje BARBARI dhe te presesh qe ky CAKALL do te zbutet dhe nuk do haje me delet se keshtu "THOTE LIGJI".

A mund te largohet qetesisht nje SPECIE teper e rrezikshme qe eshte perfshire ne aq shume krime. Eshte veshtire te mendosh qe nje KRIMINEL qe e di se do te shkoje me hap rreshtor drejt burgut, te lere pushtetin dhe te pergatise rreshtoren per te vajtur pas HEKURAVE.

A ju kujtohet RISTANI, TOMA, SASHENKA. Keta jane siguria qe cfardo rezultati te dale, ata do te jene barrikada per ti dhene PRIJESIT TE TYRE BARBAR cdo lloj fitore. Edhe 10 deputete me siper te jete opozita, SASHENKA, TOMA, RISTANET, AGIM BENDOT, jane ata qe do ta permbysin ne favor te BANDITIT. Jane te te njejtit soj

Rasti i fundit me flagranti dhe me i felliquri ishte 8 MAJI.  KAQ.

Submitted by Anonim (not verified) on

Une dua qe Berisha te ike, por ai do ike vetem kur te doje vete, pasi keshtu e ka ndertuar çarkun.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

C'ja fut kot dhe ti Zaloshnje qe meresh me Gjinushin. Gjinushi perfaqson pikerisht ate cfar nuk shkon me "politikanet" shqiptare.

Berisha iken me vote. Ne fakt eshte mese e sigurte qe do iki. Pse kujto se po behen gjith kto vjedhje masive kto kohet e fundit? Ata e dine shume mire qe nuk do jene me aty pas 1 viti dhe po marin c'te munden.

Gjinushi ben keto sugjerime sepse e di qe eshte "kryetar" pa parti dhe pa elektorat. Me vote te lire ai nuk bohet dot as deputet. Kshu qe e vetmja mundsi e tij per te ardhur n'pushtet eshte kryengritja. Dhe ne duhet te bejm nje kryengritje, te djegim vendin, per te hequr Berishen dhe zarat e tij dhe per t'bere Gjinushin minister?! Kto ide duhet te paraqiten ne media vetem per tu tallur me to dhe jo per ti sjell si alternativa.

Submitted by Spartak DR. (not verified) on

Ne rregull, le te pritet vera per kryengritjen finale, meqe dikush(e kam fjalen per zdapin e PS-se me kompani)ende shpreson te rrezoje dikaturen me vote! Por nje gje te kihet parasysh: ne vere kur edhe vota e 2013 te vidhet paturpesisht, asnjeri te mos provoje qofte edhe njehere te vetme rrugen paqesore dialogut se do te behej qesharak me keq se ç'u be deri me sot!

Opozites se bashkuar, spekter i majte e i djathte(pa LSI-ne kriminele natyrisht)i duhet nje plan B, qe te vihet ne levizje menjehere pas vjedhes elektorale. Populli duhet organizuar nga Veriu dhe Jugu ekstrem deri ne kryeqytet, ne menyre qe turma te kaloje milionin. Fillimisht duhen rrethuar pallatet e regjimit perfshire parlamentin per te mbajtur rob qeveritare e KQZ, qe nese nuk dorezohen, duhen sulmuar masivisht me zjarr dhe me arme. Per kete qellim te pakten 40.000 duhen armatosur ne menyre qe regjimi mos te kete asnje shans per shpetim. Te shpresojme qe vjedhja e ardhshme elektorale te jete varrosja perfundimtare e tiranit dhe njerezve te tij!

Aleanca Kuq e Zi duhet te udheheqe popullin per çlirim nga zgjedha e spiunit serb, po s'e beri do te ishte parti lepujsh.

Çlirim pa shkaterrim, nuk duam nje 97', duam vetem koken e dikatorit dhe te langojve te tij!

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Amon, sa paguesh nga PD-ja per kto shkrime disinformuese ne emer te AKs?

Submitted by Pirro (not verified) on

Nje vjedhje e mundshme e votes ne zgjedhjet e Veres 2013 do te ishte kulmi; mendoj se fill pas kesaj kryengritja e organizuar do te ishte i vetmi mjet per te rrezuar diktaturen anti-shqiptare te klanit Berisha!

Submitted by asd (not verified) on

Zaloshnja njerezit jane te vaket sepse e dine qe do te bien nga nje diktator tek tjetri... Kjo eshte e verteta.

Submitted by Pirro (not verified) on

Jo asd, njerezit jane te vaket se nuk kane kulture, se jane frikacake, se nuk e kuptojne fjalen "solidaritet", se jane dembela, se nuk duan te bejne sakrifica, se kenaqen me pak, shume pak. Me nje popull tjeter(edhe ballkanas pse jo)ketij spiunit te Beogradit do t'i kishte fluturuar koka qe me "bemat" e para prej krimineli!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.