Ballafaqime

Dy nga veprat që, pas gjase, do të rrëmbejnë vëmendjen e vizitorëve në Panairin e ardhshëm të Librit në Tiranë – “Kurban” i Edi Ramës dhe “Kohë e pamjaftueshme” e Elena Kadaresë – i kanë hyrë tashmë një dialogu në distancë, në faqet e mediave të Tiranës, në garë mes tyre për të shkëputur e botuar pjesët më pikante, ose më “skandaloze” prej librave.
Ai i zonjës Kadare është libër kujtimesh; ky i zotit Rama më tepër rrëfim sesa kujtim. Megjithatë, të dy autorët e kthejnë kohën pas, për t’i dhënë kuptim e domethënie atij koleksioni rastësish, që është e kaluara.
Çdo autobiografi është e rreme; por jo sepse autori gënjen. Në fakt, është e pamundur të vësh rregull në të kaluarën, pa i risistemuar faktet dhe pa i renditur në mënyrë të tillë, që ato të përligjin, njëfarësoj, të sotmen.
Zoti Rama e quan veprën e vet rrëfim; në të dy kuptimet ose diatezat e kësaj fjale – si narrativë dhe si konfesion. Edhe zonja Kadare rrëfen dhe rrëfehet në librin e saj, ndoshta më shumë për bashkëshortin sesa për veten.
Suksesi i paralajmëruar i këtyre dy librave konfirmon etjen e publikut shqiptar për rivështrime të së kaluarës; edhe pse librat u drejtohen lexuesve të moshave të ndryshme. Zonja Kadare shkruan për brezin që u rrit në totalitarizëm dhe kaloi, në harkun e pak dhjetëvjeçarëve, nga optimizmi në pesimizëm, nga euforia në depresion. Zoti Rama, përkundrazi, shkruan më tepër për një brez më të ri, në thelb bijtë e atij tjetrit, që ëndërruan e u ngritën të korrigjonin e të shlyenin gabimet, gafat e ndonjëherë edhe krimet e baballarëve të tyre.
Librin e z. Rama, të cilin e kam lexuar, nuk e klasifikoj dot në memuaristikë; autori më shumë reflekton dhe arsyeton për të shkuarën e vet si kryebashkiak i Tiranës dhe si politikan, të cilin nuk e lanë ta realizojë vizionin e vet për qytetin kryeqytet të Shqipërisë. Suksesi i tij i pashembullt përzihet me trishtimin dhe zhgënjimin, sidomos në ballafaqimet me pushtetin qendror. Kujtimet e zonjës Kadare i kam lexuar, përkundrazi, vetëm në mediat; dhe mediat janë përqendruar në çfarë thotë ajo për të shoqin jo për veten.
Megjithatë, zonjës Kadare nuk do t’i harrohet dot kurrë roli që ka luajtur, në gjithë këto vite, përkrah bashkëshortit të vet të famshëm; jo aq në kultivimin e gjenialitetit të tij letrar, sesa për t’ia ruajtur këtij gjenialiteti vijueshmërinë. Pa të, pa praninë e saj, ndoshta nuk do të kishim pasur atë korpus kadarejan që kemi, me një gjerësi të pashoqe në letërsinë shqipe dhe ekspozim anembanë planetit. Për këtë arsye, publiku e përcjell atë me simpati, madje edhe ajo pjesë e publikut që të shoqit të saj shumëçka nuk ia honeps dot.
Ndryshe nga çifti Kadare, z. Rama në rrëfimet e veta nuk e shmang dot portretin e një njeriu të vetmuar; që ndoshta ka të bëjë më shumë me natyrën e tij psikologjike dhe qasjen prej artisti ndaj botës; por edhe me faktin, në vetvete banal, se për të reflektuar njeriu ka nevojë për t’u tërhequr nga bota, për pak vetmi dhe heshtje. Dikur, njerëzit mbylleshin përkohësisht në manastire, ose ndërmerrnin udhëtime pelegrinazhi në vende të shenjta; sot ky angazhim intim me publikun përtej strukturave institucionale dhe protokollare mbetet një alternativë, për këdo që është gjithnjë nën projektorët, e veçanërisht për politikanin.
Lexuesi shqiptar, veçanërisht i brezit të vjetër që edhe lexon më shumë, është profilizuar prej kohësh si i apasionuar pas pornografisë totalitare; ose historive e kujtimeve të ripërtypura për bëmat e patriarkëve të djeshëm. Kjo lloj tradite, tashmë e konsoliduar, nuk është se i sjell ndonjë të mirë memuaristikës shqip, ose edhe thjesht refleksioneve për të shkuarën. Tek e fundit, Elena Kadareja, Ismail Kadareja dhe Edi Rama mbeten tërheqës si personalitete të jetës publike përtej situatave skandaloze ose pikante, ku mund të jenë përfshirë, ndonjëherë edhe kundër dëshirës së tyre. Prandaj edhe kureshtja e mediave, dhe e lexuesve të kushtëzuar, për të marrë vesh se me kë e ka tradhtuar pikërisht “Elenën Ismaili”, ose si ishte puna e atyre fotove lakuriqe të Ramës, rrezikon ta banalizojë pritjen e këtyre veprave, të cilat në thelb nuk kanë gjë të përbashkët me shtypin e verdhë, as me atë rozë.
Tek e fundit, të dy autorët kanë gjëra të mençura për të thënë; dhe duhen dëgjuar për çfarë sjellin nga vetja në veprat, jo për çfarë ka qëlluar t’u ndodhë në jetë, shpesh aksidentalisht e përtej dëshirave ose vullnetit të tyre. Pa përmendur pastaj që Z. Rama është shquar, edhe më parë, si publicist i mprehtë dhe mjeshtër i penës; ndërsa zonja Kadare njihet si shkrimtare fine dhe e kulturuar, që di ta rrëfejë deri edhe bashkëshortin e vet në mënyrën e saj origjinale dhe idiosinkratike.
Goethe-ja ka thënë diku se historia duhet interpretuar si të ishte metaforë; edhe pse, për të dy veprat në fjalë, metaforën e ndërlikon fakti që autorët, edhe njëri edhe tjetri, e mbajnë njërën këmbë në të shkuarën dhe tjetrën në të tashmen; madje në mënyrë të tillë që edhe veprat e sapobotuara do të përfshihen sakaq në jetëshkrimet e tyre publike. Kësisoj, kujtimet dhe rrëfimet, të këtyre dy personazheve kult të jetës publike në Shqipëri, do t’u shërbejnë atyre edhe si një mënyrë e butë për t’u ndarë nga e shkuara pa ia kthyer kësaj shpinën.
Comments
Mendoj se lexuesit, cilet do

Mendoj se lexuesit, cilet do qofshin (ne kuptimin e nivelit kulturor), kane nevoje te orjentohen per te lexuar ne menyre te dobishme nje veper qe botohet.

Kam bindjen se zoti Vehbiu po na ndihmon bash si duhet me kete shkrim.

Vehbiu permend e kritikon

Vehbiu permend e kritikon gjithmone faktin qe ne Shqiperi mungon kritika letrare. Por, vete Vehbiu ka mundesi ta filloje kete zhanre. Vetem se, edhe kur i hyn kesaj pune ai e redukton veten ne nje lloj recensuesi pershkrues qe, edhe pse pa patetiken mbizoteruese ne recensa te ketij lloji, nuk arrin t'i kaloje kufijte e nje reklamuesi. Deshperuese gjithashtu mesimi i faktit qe intelektuale si Misha dhe Vehbiu i kane sherbyer nje politikani si Rama (duke verejtur mungesen e vetekritikes se Rames ne ato pjese qe ka botuar, i bie qe keta dy intelektuale, qe jane ku e ku me te pergatitur sesa Rama, i kane korrigjuar gabimet ortografike. Uroj te mos kete qene keshtu!).

Nuk e kuptoj se pse qenka

Nuk e kuptoj se pse qenka deshperues fakti qe Vehbiu ka lexuar, doreshkrimin, dhe madje paskesh ndrequr lajthitjet e tastieres. Ç'te keqe ka ketu? Anonim, mos u deshpero per kaq pak.

Anonim, unë Edi Ramën e kam

Anonim, unë Edi Ramën e kam shok, dhe ai ma kërkoi si shok që t'ia lexoja librin paraprakisht, për t'i dhënë një mendim (gjë që shoku shokut ia bën natyrshëm). Jo të gjitha marrëdhëniet njerëzore janë të llojit midis shërbëtorit dhe padronit.

Tani me behet e qarte se

Tani me behet e qarte se perse analizat tuaja mbi retoriken islamofobike dhe islamofobet nuk perfshijne asnjehere retoriken e/dhe Edi Rames/n.

Faleminderit per sqarimin.

anonim, si mysliman shume i

anonim, si mysliman shume i shqetesuar per retoriken islamofobe ne media, me duket totalisht e pavend ngritja e insinuatave te tilla kundra z. Vehbiut dhe aq me teper analiza e figurave publike si Rama apo kushdo qofte vetem ne nje filter te vetem, ne kete rast islamofobia per te cilen e akuzon. Z. Vehbiu ka bere nje review te kthjellet duke i vendosur ky librat per te cilet shkruan ne kontekstin e debateve te sotme dhe zhanrit te cilit i perkasin. Edhe pse eshte i hapur per miqesine e tij per z. Rama, shkrimi i tij nuk bie gjekundi sic eshte akuzuar me siper ne reklame te librave.

Anonimi, duke synuar t'i beje

Anonimi, duke synuar t'i beje , me keqdashje,biografine Vehbiut, ne fakt ka bere te tijen. Nuk do habitesha aspak qe te ishte nga ata 'intelektuale' qe nenshkruajne peticione partiake dhe qe perdoren si figura butaforike neper mitingje. Artikull i Vehbiut duhet pare thjesht si nje shenim publik qe terheq vemendjen per nje dezinformim dhe banalizim qe po i ben shtypi librave te E.Kadarese sidomos, por dhe Rames. Mund te mos jesh simpatizant i Vehbiut por eshte absurde dhe idioteske te kerkosh mekate ne cdo fjale te tij.Pak me teper integritet , zoteri, kur del ne publik , qofte dhe anonim.

Pjese nga shkrimi: "..Librit

Pjese nga shkrimi: "..Librit në Tiranë – “Kurban” i Edi Ramës.." dhe ne fund "Kësisoj, kujtimet dhe rrëfimet, të këtyre dy personazheve kult të jetës publike në Shqipëri, do t’u shërbejnë atyre edhe si një mënyrë e butë për t’u ndarë nga e shkuara pa ia kthyer kësaj shpinën."

Pra Edi Rama, shok i autorit te shkrimit Ardian Vehbiu, "nuk eshte ndarë nga e shkuara pa ia kthyer kësaj shpinën", perderisa ai si titull libri perdore termin turk "Kurban" ne vend te fjales shqipe "Theror".

Nuk di pse e ka përdorur

Nuk di pse e ka përdorur E.R. pikërisht atë titull për librin – por di që fjalët e hyra nga osmanishtja (fjalë turke, arabe dhe persiane) nuk duhen spastruar nga shqipja me çdo kusht. Fjala kurban bart disa kuptime që fjala theror nuk i ka; dhe që lidhen me efektet stilistike të fjalës, ose me konotacionin, siç e quajnë gjuhëtarët. Kurban mund t’i referohet së kaluarës, ose fesë islame; ndoshta edhe me këtë synim është përdorur. Jam i sigurt se autori e njeh origjinën e kësaj fjale dhe është menduar mirë, para se ta përdorë si titull të librit. Përndryshe, për të kuptuar se ç’pasuri janë orientalizmat për shqipen, mjafton të lexosh poezitë e Nolit.

Kurbani -Godan -Titulli i

Kurbani -Godan -Titulli i kopjuar

Kur degjova per here te pare per librin "Kurbani" qe kryetari uzurpator (pushtues) i partise socialiste nxorri ne drite, mu kujtua se nje liber me titullin Godan -Kurbani, i nje autori indian, ishte botuar dikur dhe ne gjuhen shqipe.
E kerkova ne internet. Gjeta referncat frengjisht te ketij libri, te botuar ne France ne vitin 2006, ne te kushedi saten gjuhe te botes.
Per ata qe dine frengjisht, italisht, apo spanjisht, ideja e librit te Premchand eshte lufta per nje lope, simbol i Indise.
Per ata qe dine shqip, mund ta kerkojne librin ne nje nga bibliotekat shqiptare me titullin origjinal Godan (Kurbani)
Besoj se ideja e librit te Rames eshte vjedhe nga ky liber indian, qe ka hyre ne historine e letersise universale.
Lopa simbolizon Bashkine e Tiranes qe ia moren Rames nga duart ndersa po e milte ne menyren me te eger. (Per ta mjele, ndoshta, mjelesi tjeter)
Dhe ketu per pak sa nuk plasi lufta.
Por nuk jemi ne Indi dhe pse Tirana, kryeqyteti, eshte lopa e shenjte e shqiptareve!
Dhe une besoj se shqiptaret nuk jane banoret e nje fshati indian qe çdo cjedhje, a grabitje mund t'iua shesesh si prone origjinale tenden.
Te pakten te permendej shkrimtari indian, pre e kesaj vjedhjeje ne ide, qe ne gjuhe te huaj e quajme embelsisht "plagjiature"

Me falni Z. Kodra, po ju

Me falni Z. Kodra, po ju shkruani ... KODRA PAS BREGUT !!!

Jo cdo lloj ngjashmerie apo

Jo cdo lloj ngjashmerie apo edhe referimi identik ndaj nje historie, fjale apo titulli, ndjek lidhjen "vjedhje". Ka plot lidhje te tjera me komplekse dhe te holla sesa vjedhja, qe e nderojne perdorimin e pare dhe nuk e abuzojne ate, dhe ky perkim nuk do kish kuptim te shpjegohej. Vec kesaj, kuptimi i "kurbanit" eshte aq i perdorshem ne shqip, sa mund te kete qene fare mire nje koincidence fatlume.

nuk e di a e ka vene re kush

nuk e di a e ka vene re kush por z. Paul Tedeschini qe komenton shpesh ketu, eshte edhe nje nga kritiket me te rrepte te Kadarese, saqe Kadareja e permendi dhe ne nje interviste te tij, "eshte nje fare Paulini Gjermanini" tha Kadareja qe me eshte bere ferre.

Dhe pse e sulmon Tedeschini Kadarene?

Kete le te na e thote vete... ose ndoshta na e rrefen Helena Kadareja diku ne librin e saj...

Add new comment