Thank you, Ambassador Arvizu!

Postuar në 18 Tetor, 2012 06:07
Eduard Zaloshnja

Ambasador Arvizu, para një jave, si takspagues dhe votues amerikan, ju drejtova me një letër publike në respublica.al, të cilën kam dëgjuar se e lexoni rregullisht (http://www.respublica.al/opinion/2012/10/12/ambasador-arvizu-po-tani-cfare-do-ta-quani-berishen-burre-shteti-apo-burre ). Duke ju justifikuar për përdorimin e termit “burrë shteti” për Berishën, pasi ai anulloi anti-tubimin e 22 janarit 2011, shpreha në atë letër frikën se mos e quani përsëri “burrë shteti”, pas sjelljes së tij si “burrë llazore” ndaj grevës së urisë së të burgosurve politikë. Por kur pashë intervistën tuaj në ABC News, ajo frikë më iku.

Dhe si takspagues e votues amerikan, ju përgëzoj për atë intervistë, Ambasador Arvizu. Në veçanti ju përgëzoj për këto fjalë që i drejtuat ish-komunistit Berisha: “Në një shoqëri demokratike, një prej detyrimeve, një barrë është që duhet të qeverisësh, të marrësh vendime të vështira, të bësh dialog me dikë që mund të doje edhe ta mbysje fare, por prapë e ke detyrim [të dialogosh], je zgjedhur për këtë – nëse vihesh kaq shumë në siklet, atëhere hiq dorë nga pozicioni që mban, atëherë ik, lëre ta bëjë dikush tjetër”.

Dhe tani, si pinjoll i një familje shqiptare që ka akumuluar rreth 100 vjet burg politik gjatë kohës që Berisha militonte në mënyrë të zellshme në Partinë e Punës, do t’ju shkruaj vetëm dy fjalë rreth intervistës tuaj në ABC News: Thank you, Ambassador Arvizu!.

Comments

Submitted by Sergio (not verified) on

Sapo lexova nje shkrim tek Tema te z.Manaj per amabsadorin amerikan. Mire do ishte ta botonit edhe ate sic botoni te z.Zaloshnja! Shpresoj te mos jete ceshtje frike shqiptare nga shkrime te forta kunder Ambasadorit! Apo edhe ndonje arsye tjeter...

Submitted by lepuri (not verified) on

Shume te faleminderit zoti Zaloshnja qe ju si votues dhe takspagues amerikan na e beni te qarte se kush e qeverise Shqiperine. Se ne votuesit dhe takspaguesit shqiptar nuk e kemi te qarte kete gje.

Submitted by Nexus (not verified) on

Po si votues dhe taksapagues shqiptar pse nuk i kerkoni kryeministrit dhe opozites qe te bejne detyrat funksionale ndaj qytetareve te tyre Z. Zaloshnja ?

Pse si taksapagues dhe qytetar Amerikan (which I seriously doubt) kerkoni  te monopolizoni qendrimin e ambasadorit ?  Cfare kerkoni ju te beje nje ambassador qofte dhe amerikan ne nje vend to pavarur si Shqiperia ?  Cila eshte detyra funksionale e ambasadorit ?

Submitted by RP (not verified) on

Po ne Shqiperi paguan taksa ti?Se analogjisht mundet t'i shkruash Berishes dhe do jete me fat qe edhe ai te jape ndonje interviste dhe te thote se do ike fare,t'ia leje ndonje tjetri,ta zeme,ndonje shabani te PD-se.

Submitted by Arlind (not verified) on

Ti E Zaloshnja ke bere mire qe ke shkuar ne SHBA, por do te kishe bere akoma me mire sikur me vete (kur ike) te kishe marre te gjithe bashkpunetoret tuaj te PD-se. Sepse sikur te kishe ndejtur ne Shqiperi do te ishe ortak i Berishes, as me shume dhe as me pake se c'jane isha-t e tu ne kete Qeveri.

Me mire te heshtesh se sa te na japeesh leksione sepse puna juaj e meparshme e ka treguar se sa  ''i mire'' ishe. Prandaj, vazhdo e paguaj taksa atje ku ke shkuar sepse nuk jam i sigurt nese ti dhe isha-t (shoke) te tu i kane ose keni paguar ndonjehere ne vendlindje. Shpresoj se liria e fjales do te funksionoj ne kete faqe te Muci-t pasi ne faqet e Qeverise se sotme dhe te shkuares ku Zaloshnja bashkpunonte nuk ka ekzistuar.

Submitted by Fiku detit (not verified) on

Mos po nxitohesh z.Zaloshnja ?!...Le te presim dhe ca sa te 'te dale zogu nga veza'...S'dihet...

Submitted by Dep Koja (not verified) on

Zaloshnjë, që ti ja ke futë kot me këtë llazoren; nga disa, kjo dihet! Se ç'lidhje ka Berisha me llazoret (këngët dhe kërkimi i vezëve të ngjyera të Pashkës), këtë vetëm një analist profesionist shqiptar mund ta dijë!

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

Depo, edhe ti edhe zaloshnja e keni gabim. zaloshnja noshta ka dasht me shkrujt llaxore, por e ka shkrujt llazore. mund te kete leh n`tiron zaloshnja, po duket qe nuk e ka mesu mire dialektin ton. ne tironcit denbabaden i themi burre llaxore nji burri qe merr neper goje robt si grate e kqija...

Submitted by italo-shqiptari (not verified) on

Tirana eshte qytet i themeluar nga hordhite otomane, pa rrenje historike e kulturore, me nje identitet te thelle turk, jo shqiptar. Meso shqipen letrare dhe ndryshoje ate nick se nuk te nderon aspak!

Submitted by Dep Koja (not verified) on

Shoku, llaxôrja është tjetër gjë; llazoret ose rusallkat këndohen në jug për Pashkë - fëmijët shkojnë e kërkojnë vezë nëpër shtëpi, etj. ;-)

Submitted by Pirro (not verified) on

Nuk ka shtet dinjitoz(te madh o te vogel)ne Bote, qe i jep kaq shume peshe selive diplomatike te huaja ne territorin e vet. Shqiperia eshte bere republika e ambasadoreve, qe nga momenti qe shqiptaret per çdo gje, njelloj si ata femijet e vegjel te hutuar, per çdo hap ngre koken nga perfaqesite e huaja per aprovim. Njerezit duhet te ndergjegjesohen se sado te varur te jemi nga institucionet e huaja amerikane dhe europiane, jetojme ne nje shtet sovran qe drejtohet nga brenda, ndaj problemet e brendshme te mesojme t'i zgjidhim vete si gjithe popujt normale te kesaj Bote!

Gabuam njehere duke zgjedhur(m'u thafshin nese e kam votuar njehere te vetme)nje tjeter diktator pas atij qe vdiq? Ne rregull, 4 vjet te hedhur dem dhe gabimi korrigjohet. Por korrigjim do te thote jo vetem vote kunder, por mbrojtje e votes, mbrojtje e idealeve te neperkembura nga satrapi dhe zagaret e tij, do te thote solidaritet me njerezit e shtypur qe mbajne barren me te rende ne kete diktature te re, JO tralala, gjume dhe koken lart nga flamuri i ambasades amerikane! Do te thote marshim i milionave te te gjitha moshave drejt pallateve te regjimit, do te thote kembengulje dhe sakrifice deri ne fitore.

Deri tani kemi vepruar ne kahun e kundert, si njerez naive, te papergjegjshem e pa pjekuri. Ky popull e ky shtet dinjitetin e ka humbur me kohe, mos te humbasim te pakten te ardhmen qe sot eshte e mbyllur me kyç ne kafazin e krimit berishist!

Arvizu nuk eshte Mesìa, ndaj lereni te qete ate njeri, zoterit e Shqiperise jemi ne!

Submitted by Arlind (not verified) on

@ Pirro. Jam plotesisht dakort per sa shkruan por duate shtoj se: per sa kohe tek ne te levrohen direktivat qe leshojne Arvizute me Co (ambasadore) per aq kohe Satrapet i Saliu me salistet do te ngrohin vezet qe leshojne po keta Ambasadore ne ''shporten'' e Qeverive shqiptare.

Submitted by Pirro (not verified) on

Ne rregull, gjithçka eshte e mundur meqenese ky spiuni serb ne pushtet, ka blere shume diplomate te huaj me para, rryshfete, toke, aksione e te tjera mjete financiare. Shembulli me domethenes ketu eshte ajo zhaba konservatore gjermane me emrin Doris Pack - turpi i Gjermanise!

Por faji kryesor eshte yni, jo i te huajve. Po te donim ne, jo Europa & SHBA-ja, por edhe Perendia vete, nuk e mbante dot ne pushtet kriminelin Berisha!

Edhe kur u bene protestat, pjesemarrja qe shume e ulet, shumica e Tiranes, Durresit, Elbasanit, Shkodres, Korçes, Fierit, nuk moren pjese. Edhe ata qe u nisen, nuk ishin te vendosur per sakrifice. Neper rruget e kryeqytetit, tiranasit shelleheshin neper lokale duke llapur fjale perçmuese mbi turmen e "katunareve" te rretheve. "Na bllokuan rruget zhulsat e provinces, s'kemi ku parkojme makinat", degjoje mes te rinjve.

Pyet shqiptarin pse s'i kundervihet regjimit fashist te serbit Berisha e te pergjigjet:

"Epo ai te vret"; apo, "kam frike se me pushojne nga puna"; "kam frike per familjen time".

Ja niveli i ndergjegjes sone.

Kombe te tjera po sakrifikojne deri edhe jeten kunder tiranive, ndersa ne ende e bejme ne breke nga nje fashist injorant, qe gabimisht lindi njeri ne kete jete! Ne nje vend tjeter ky maskara do te ishte rrezuar brenda jo me shume se nje jave protestash; do te ishte dorehequr me hir apo me pahir, arrestuar e burgosur me nje denim ekzemplar.

Ah sa do te doja qe Shqiperia te kishte 2 milione Gjergj Ndreca! Nje Gjergj pati nevoje te flijohej per te miren e te tjereve, por vetem me 1000 si ai ne Shqiperi, i flijuari do te ishte i pandehuri Berisha!

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje te gjitheve

Per mendimin tim fakti qe ndihma kerkohet ne radhe te pare prej te huajve dhe jo ndaj vetes e ka burimin tek injoranca e trasheguar dhe e kultivuar rishtasi tek shoqeria shqiptare. C'fare dua te them me kete. Qe nje popull te kete nje shoqeri civile te zhvilluar duhen disa kushte mbi te gjitha te pasurit shtet. Shqiperia ka 100 vjet shtet. Nuk po merrem me perpara 100 vjeteve po mjaftohem vetem me to. Vitet 1912-24 ishin le te themi te vetmet vite demokratike por edhe ne to nje shoqeri e sapo dale nga nje pushtim 500 vjecar shikonte me shpresen me shume nga te huajt se sa nga te vetit. Te paret e asaj kohe benin si keta te sotmit i lepiheshin here njeres e here tjetres fuqi te huaj per te pasur pushtet brenda vendit. 1924-1939 kishim vetem nje dore te forte, A. Zogu dhe rrjedhimisht do ti luteshim vetem atij dhe shoqeria civile qe ishte o ishte me te dhe ishte ne rregull o ishte kunder tij dhe ishte e detyruar te heshte. Kultura dominante ishte ajo qe shefi ka gjithmone te drejte. 1945-90. Ndryshoi vetem dora e forte ne emer sepse funskionimi ishte po njelloj. Shoqeri civile nuk kishte, edhe ata elemente qe ishin ose perfunduan burgjeve ose e mbyllen gojen per te mos perfunduar keq e me keq.

Pas ketyre 80 vjeteve do te duhej qe ne radhe te pare te perforcohej pikerisht shpirti kritik i shoqerise civile, te krijohej rishtazi ajo per tu bere balle detyrave qe koha shtronte para shqiptareve. E vetmja menyre, per mendimin tim, per te krijuar nje shoqeri te tille ishte jo vetem permes nje ndertimit te nje shteti ligjor demokratik me ligjet e veta por ne radhe te pare me edukimin ligjor te duhur, sepse demokraci nuk do te thote liri pa kufi por respektimi i lirise se tjetrit. Faktor i dyte do te duhej te ishte zhvillimi i metejshem i kultures dhe edukimi nepermjet institucioneve arsimore i te gjithe qytetareve por sidomos moshat e reja qe do te ishin ata qe po e ndertojne praktikisht Shqiperine sot.

Tek ne nga keto tre faktore eshte bere vetem nje. Promovimi i ligjeve, te tjerat jane lene ne harrese. Sigurisht ata qe duhet ti benin ishin njerez qe kishin dale nga regjimi i kaluar dhe nuk e kishin kete mendesi, dhe jo vetem kaq por sistemin qe ngriten e ngriten ne menyre te atille qe sido qe te behet sido qe te kthehet mos te funksionoje.

Arsimi ne pergjithsi eshte mizerabel dhe njerzit e dal prej ketij lloji arsimi nuk mund te zhvillojne dhe te cojne me tej nje shoqeri civile, per shume arsye po citoj vetem njeren. Kur i ke marre provimet me para nuk mund ta konceptosh dot qe nje vend pune te jepet me konkurs e panderhyrje nga jasht. Kur ke marre provimet me para sigurisht do ti lepihesh shefit per vendin e punes sepse je praktikisht i paafte.

Sa per edukaten qytetare demokratike qe shoqeria duhet te marre prej elitave te saj duke e shndrruar ne nje edukate te pergjithshme qytetare nuk besoj se i mbetet ndokujt qejfi po te them qe elitat shqiptare jane per te qare hallin jane si puna e asaj shprehjes "Me mire i pari ne fshat se i fundit ne qytet". Shesin mend brenda Shqiperise si koka te medha por barazuar me koleget e tyre perendimore jane zero.

Si perfundim kur nje shoqeri eshte mesuar qe ne djep ketu e 100 vjet me pare qe ti lepihet te fortit te radhes per nje kocke dhe ne rastin tone i forti i radhes eshte ambasadori i SHBA-se, kur nje shoqeri eshte e mesuar qe injoranca te con perpara dhe jo dituria e kultuara, atehere nuk mund te presesh prej saj qe te sillet si simotrat e saj europiane.

Me respekt

Emigranti

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.