E vërteta nuk ka palë politike, ajo ka vetëm vetveten

Ka kalue shumë kohë qysh se mendimtari francez Julien Benda (1867-1956) botoi librin e tij La Trahison des clercs (1927), ku skaji “clerc” shenjon intelektualin, atë që i përkushtohet gjithë jetën vetëm së vërtetës. Kur tradhtojnë intelektualët – simbas Julien Benda-s? Kur ata e shesin vetveten kurma-kurma në dugajën e politikës, prej së cilës paguhen me pare në dorë.
Intelektuali duhet të ishte nji lloj murgut që lutet vetëm në tempullin e së vërtetës. Tek ne, politika, në hymje të atij tempulli ka ngrehë çadrat e kodoshllekut e kështu që intelektualit i takon me u ndalë ma së parit n’ato çadra, ku bjen era perç, për me i ba rixhâ djallit e mandej me hy, i përlyem si zog dreqit, në nji tempull që s’asht ma i tiji.
Interesat praktike, pasionet politike, etja për pushtet, për pasuni të pameritueme e për ndere boshe e çojnë intelektualin drejt tradhtisë së misionit të tij.
Nji pjesë e tyne thotë se asht e kotë me folë pse këtu tek ne gjysma e dheut asht si bagtia e Ndreut, apo “e ka hangër dreqi ketë vend”, apo “ky ishte fati ynë”! Kjo filozofi asht rezultati, madje triumfi i poshtërsisë ndër ne.
Orfeu, shkruen Julien Benda, sigurisht që nuk mtonte me vijue me i zbutë egërsinat me muzikën e tij deri në ditët e mbrame të njerzimit, por të paktën ai e dinte se ajo muzikë do ta shpëtonte atë vetë pa u kthye në kafshë.
Kjo asht dilema: kafshë ose njeri, rrugë tjetër nuk ka.
Gjithnji e ma tepër nji shumicë intelektualësh po ndjekë rrugën e turpshme të heshtjes, atë që i siguron jetesën dhe karrierën e mjerë, e cila në shumicën e rasave përkon me rrugën e natyrshme drejt harresës së pashmangshme.
Nji pjesë tjetër intelektualësh i asht dhanë me mish e me shpirt politikës tue shpresue me marrë prej saj ma shumë mish sesa shpirt.
Ka disa që zbythen vjedhtaz e s’e hapin gojën pse pushteti ua ka rregullue gratë apo burrat, apo edhe ata vetë, në poste publike që në kushte normale s’do t’i kishin pa as me teleskop; ka sish që e kanë skjepin plot me miradina për shkak të zyrës a mehmurllekut që iu asht dhanë për merita partiake, këta e dijnë mirë se po folën shprrallohen menjiherë; ka tjerë që kanë qenë hafije të Sigurimit dhe ulin kryet pse e dijnë se o Nexhmija o Berisha ua ruejnë ndonji gja të vogël në sirtar; ka sish që duen me ec përpara, makarè tue shkelë mbi çdo vlerë, tue rrejtë me kandar e me tefter, por aq u ban, zelli prej brejtësish i shtyn me ulë kryet; ka tjerë që tryeza e blertë apo pasione tjera ma sportive i kanë lidhë keqas e s’mund ta çilin gojën; ka tjerë që edhe pse të zotët në vetvete janë të zhburrnuem e bubrrojnë gjithnji në hije si kaçamij; ka do tjerë që më duken si luftanije që kalben në plloska të qelbta; disa-disa janë shitë për nji pjatë thierrza a për tridhjetë aspra e kur t’u mbarojnë shûjta që kanë përpara kanë me nisë rishtas me qitë shqelma.
Me shpallë të vërtetën dhe me çue zanin kundër padrejtësive dhe poshtërsive që po ban faqe botës klasa e sotme politike shqiptare nuk don me thanë me qenë domosdoshmënisht me palën tjetër politike.
E vërteta nuk ka palë politike, ajo ka vetëm vetveten, e kur nji intelektual nuk don me e njohtë të vërtetën faqe botës ai asht ma i keq se ai gjysëm analfabeti që s’ka sy për me e pa atë.
Nuk asht çudi atëherë që në politikën shqiptare, intelektualët që e kanë dhanë veten me qira sidomos andej ku losin paret, gjinden nën hyqmin e injorantave dhe idiotëve të mirëfilltë. Po hyne në lojë dhe pranove rregullat e saja si të mirëqena, duhet ta dijsh se edhe autogoli njehet si pikë.
Procesi i alfabetizimit tek ne ka qenë si vaksina kundër lisë, shihet vetëm nji shenj i vogël në lëkurë e asgja ma shumë. Nji pjesë e madhe, falë atij shenji magjik, quhen intelektualë, por moralisht janë plehna e prej tyne Shqipnisë nuk ka me i ardhë kurrnji e mirë.
Le t’i nxejnë duert tek flaka e pishtarëve të gjallë, le t’i numrojnë paret në terr, t’i kalojnë pushimet në Junanistan a në brigjet e Antalies, të ngërdheshen ekraneve e gazetave si shnjalli me shnjallin, të shnjerzohen me vetë dreqin, por s’kanë me fitue gja kurrë.
Siç shkruente pak orë para ekzekutimit në vitin 1937, intelektuali idealist Ismet Toto: “Bota nuk është e atyre që ngrohen. Bota është e atyre që digjen”.
Comments
O Ndrece po flet aq shume

O Ndrece po flet aq shume kohet e fundit sa thue vetem marrezine. Hesht e mendohu nganjihere para se te flasesh. Te ben mire ty e na kursen te qeshurat ne.

JO Lindita, shkrimi eshte

JO Lindita, shkrimi eshte SHUME i mire.

Zerat nga diaspora, si ky i Ndreces, jane te mirepritur, qofte edhe kur nga pozita e kaloresit, qe nga maja e Vatikanit, gjykojne kembesoret qe rropaten neper balterat e Shqiperise. Problemi tjeter, pervec vendit, eshte edhe koha, sepse Ndreca kerkon ta percaktoje arbitrarisht daten nga duhet te nisim ta gjykojme. Data ndryshon shpesh ama, meqe nje dite duhet te harrojme pak fundamentalizem ne shkrimet e tij, diten tjeter pak shovinizem regjionalist, diten tjeter ca apologjira per kolaboracionistet e fashizmit.

Pra, sikur te ishte ky shkrimi i pare i Ndreces, Ndreca do duhej llogaritur si i jashtem ne pershkrimin e klases ku ne fakt ben pjese.

Per shembull Ndreca deri para pak vitesh ka qene intelektual rezidencial i klubit "55" te mafiozit FAHRI BALLIU. Ndreca ka botuar liber tek shtepia botuese 55, ka organizuar tribuna e konferenca te klubit 55, ka botuar analiza perdite ne gazeten 55. Nese nuk kishte nuhatje ta nuhaste qe ne fillim ndyresine e kryespiunit banal Fahri, tregon se NUK ka INTELEKT. Nese e dinte mire c'po bente me Fahriun, por u prish pazari rruges, kjo tregon se NUK ka INTEGRITET.

Ne te gjitha rastet, bie brenda perkufizmeve qe ia mvesh si-vellezerve te vet

Ndreca e ka rrite nivelin e

Ndreca e ka rrite nivelin e publicistikes keto kohe. Ky shkrim eshte nje denoncim per pseudo-intelektualet si A.Tufa qe me mjete te sofistikuara retorike ne nje shkrim te tij ne Panoramen e sotme, peshtynte mbi zjarrin e atyre qe po digjen per te na treguar ne ç'barbarizem kolektiv jetojme. Nuk e di kush e ka thene, por duhet kuptuar jashte kontekstit kjo kuote: Sa here degjoj fjalen "intelektual" instinktivisht me shkon dora ne revolver!

Klithma

Klithma Migjeniane!

Komplimente zoti Ndreca,nuk kam cfare ti shtoj me

Po c'te bash zoti Ndreca

Po c'te bash zoti Ndreca ! Kjo prerje intelektuali, si prerja e nje pareje pa vlere, i ka ra ne hise Shqipnise. Ata i lepihen cdo pushteti. Nuk ke cfare t'i shtosh postulatit tuaj per "ata qe zbythen vjedhtaz e s’e hapin gojën pse pushteti ua ka rregullue gratë apo burrat, apo edhe ata vetë, në poste publike që në kushte normale s’do t’i kishin pa as me teleskop; ka sish që e kanë skjepin plot me miradina për shkak të zyrës a mehmurllekut që iu asht dhanë për merita partiake, këta e dijnë mirë se po folën shprrallohen menjiherë; ka tjerë që kanë qenë hafije të Sigurimit dhe ulin kryet pse e dijnë se o Nexhmija o Berisha ua ruejnë ndonji gja të vogël në sirtar; ".

O Nrec konkluzioni kush o, qe

O Nrec konkluzioni kush o, qe ti je "intelektuali" i pavarun, i ndershem, gjithmone ne kerkim te te vertetes. Dhe nuk ka te tjere si puna jote?

intelektualet jae edhe

intelektualet jae edhe ziliqare,edhe fodulle,edhe te helmet,edhe te eger.Kane mjaft veti te keqija,se jane karrieriste dhe kjo te ben te eger.Qenka shume e bukur ajo thenia e permendur ne fund,por do ta kete fjalen per boten qe se gjalli nuk ekziston.

Add new comment