Menduh Thaçi nuk lejohet të kalojë kufirin grek

Postuar në 09 Tetor, 2012 12:10

Menduh Thaçi (lider i PDSH në Maqedoni) është penguar të marrë pjesë në kongresin e partisë së Kryeministrit të Republikës së Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, nga një incident banal në kufi. Ai, nuk është lënë të kalojë. Zoti Thaçi i ka kërkuar ambasadës greke në Shkup sqarime për këtë, por nuk ka marrë përgjigje dhe si pasojë është detyruar t’i drejtohet më një letër vetë kryeministrit grek Antonis Samaras.

Siç raporton Koha Ditore, në letër thuhet se, “Gjatë kthimit tim nga një udhëtim zyrtar në Ankara, ku kisha nderin të jem mysafir në kongresin e partisë së Kryeministrit të Republikës së Turqisë, z.Rexhep Tajjip Erdogan, nëpunësit e pikës kufitare të shtetit Tuaj më mohuan të drejtën për të hyrë në Greqi me pretekstin se shoferi im nuk posedon ‘patentë ndërkombëtare për makinën’”, thuhet në letrën e lideri të PDSH-së, drejtuar kryeministrit Samaras.

Thaçi në letër ka reaguar edhe për provokimet tjera të autoriteteve greke ndaj gazetarëve shqiptarë si dhe çamëve të cilët nuk janë lejuar të kalojnë kufirin.

“Z.Kryeministër, Duke patur parasysh se qeveria Juaj shpall persona “non grate” gazetar të një mediumi të fuqishëm shqiptar, nuk i lejon çamët që të vizitojnë vatrat e tyre që sot gjenden nën shtetin Tuaj dhe shumë provokime tjera ndaj shqiptarëve, rasti im nuk është rast “i izoluar dhe i rastësishëm” por thjesht e lustron qasjen armiqësore të qeverisë së Juaj karshi shqiptarëve”, thuhet më tej në letër.

Mbyllja e letrës është gjithashtu mjaft thumbuese për grekët: “Përderisa ne si komb aspirojmë të sigurt drejt familjes së madhe europiane, duke i kultivuar vlerat pozitive të saj qeveria dhe kombi Juaj fatkeqësisht shkojnë në kahje të kundërt duke u bërë një shembull i keq jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë civilizues dhe demokratik.Në fund, z.Kryemistër pa asnjë respekt për Ju dhe qeverinë Tuaj fatkeqësisht jo vetëm për mua por për të gjithë shqiptarët Greqia do të vazhdojë të ngele në mbamendjen tonë si një shtet që vazhdon të mbaje armiqësi jo vetëm me kombin tim por edhe me kombet tjera në rajon e më gjërë”, thuhet në fund të letrës të publikuar nga Koha Ditore.

k.c.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

Pergjigja nga Samaras :

" Z.Thaci duhet te perceptoje qe ne Greqi ligji vlen per te gjithe dhe duhet te zbatohet. Sa per te tjerat qe permend, pergjigjen e japin qindra mijera Shqiptare qe punojne dhe jetojne ne Greqi. "

Submitted by Dritan (not verified) on

Ik ore (DELETED), u bere ti te ankohesh. Mire ta kane bere qe nuk te kane pranuar per shkak te parregullsive. Dhe sa per dijenine tende, Greqia nuk ka armiq ne bote, nese ju doni te beheni armiqt e saj me zor, kjo eshte nje shenje injorance nga ana juaj.

Ti e ke vendin ne Turqi, se ajo toka ku jeton ti e dime mire se kujt i perket

Submitted by rst (not verified) on

Thaci ka shume te drejte te ankohet, madje duhet ta beje ceshtjen publike se kane ndodhur shume raste te tilla, kjo taktike fashiste duhet te mari fund. kurse fshataret filogrek te mos llapin shume neper faqet shqiptare, se nuk keni pune. ikni te faqet greke se nuk ju do njeri ne shqiperi.

Submitted by Dritan (not verified) on

Komenti jot eshte koment tipik alla shqiptarce, dmth qe nuk respekton ligjin.

Shqiptar i pabindur, Europa ka ligje, nuk eshte si han derrash ne Shqiperi.

Submitted by rst (not verified) on

Pervec injorances totale qe ke mbi ceshtjet e ligjeve, je dhe acarus ne nivel (deleted).

Submitted by Dritan (not verified) on

Se ku e shikon ti injorancen time mbi ceshtjet ligjore, vetem ti e di, por kam pershtypjen se eshte nje derivativ i nghyrave bardh e zi me te cilat ti e shikon bote.

Mos te te dhembi e verteta RST!!!

Submitted by Gjergji (not verified) on

Pse  valle duhet te na karakterizoje kjo ndarje e mesiperme??? Jemi te nje kombi, jemi vllezer te nje gjaku e  duhet te mbrojme njeri tjetrin dhe jo ta denigrojme, e pikerisht atehere kur na bejne padrejtesi te tilla ne duhet te tregohemi me te forte se kurre, duhet te behemi nje ose ndryshe jemi te humbur te ndare!

Submitted by adriatik (not verified) on

Menduh eshte dhe turk dhe shkupjanas ((DELETED)). Te dyja keto te bejne jo fort te dashur te dogana greke.

Vetem sa i ke shtuar samarasit rezervat e letres higjenike o i mjere.

Submitted by Turi (not verified) on

Menduh Thaci fytyrecjap? Po ju si e keni fytyren Adriatik?

Menduhu e ka mbiemrin THACI, mbiemer 100% shqiptaresh, qe e bartin katolike e muslimane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni. PO ju si e keni mbiemrin shqip?

Submitted by rst (not verified) on

Po si do behet vendi jone kur ka shqiptare qe jane te bastarduar ideologjikisht nga greket vetem per nje cope buke. keta jo vetem qe mbajne anen e grekeut padrejtesisht ne shume tema, por shpesh spiunojne dhe familjet shqiptare qe punojne ne greqi, ofendojne kombin tone, dhe nuk lene rast pa share shqiperine. Per biseden ne fjale, Thaci (pavaresisht nqs biem dakort me bindjet e tij politike) derisa ka mbrojtjen e ligjit, dhe i shkelet e drejta nga ana greke, ka te gjithe te drejten bile edhe detyrimin da denoncoje shkeljen qe i behet.  Mirepo dritani grekofil mendon se greku ben mire qe i ndalon shqiptaret me arsyetimin idiot se ne nuk paskemi ligje. Sado qe ne vertet kemi qeveri te keqe , kjo nuk do te thote se ti dritan ke te drejten te ofendosh njerezit e pafajshem.Nuk behet qe cdo injorant i pashkolluar dhe i pakulturuar si ty, te ofendoje nje popull te tere, sidomos kur ti as qe nuk ndjehesh pjes e tij. Lexoji nje here ligjet, dhe pastaj jep mendime se kush ka e kush nuk ka te drejte.Me mire rri me delet dhe lopet e tua, se kur flet brockulla edhe armiqesor behesh edhe titullin tradhter e meriton, megjithese ti as cipe nuk ke, as turp nuk te vjen.

Submitted by Anonim (not verified) on

po jorgo-dritanin per ate pune e paguajne,te beje gam-gam neper faqet shqiptare.

jane 300-at e janulles ne veprim.

Submitted by Dritan (not verified) on

Ja edhe komenti jot tipik alla-injorat-shqiptar. Juve tek 300 i bieni fyellit se skeni me argumenta, ju kane mbaruar. Anonimo, te drejten per te shkruajtur ma jep liria e te qenit online. Leri 300 menjane se me ato nuk ecen dot perpara o i shkrete. Shko e bej ndonje pune te mire dhe te kuptosh qe zhvillimi i nje njeriu nuk behet me perpjekje boshe, por me kulture konkrete, dhe mbi te gjitha duke respektuar humanitetin.

P.S. Kryeposhkopit Janullatos ske cti thuash. Largoju propagandes se semure nacionaliste shqiptare e cila mban kete vend ne ujera rte ndenjura.

Submitted by Turi (not verified) on

Po mire more Foto, ti qe fyen shqiptaret, ti nuk je nacionalist grek, kurse keta qe mbrojne veten nga ti, jane nacionaliste? Propaganda shqiptare eshte e semure, juaja eshte e sheruar. Ku e ke mesuar gjeometrine ti djale, se ke probleme me paralelet

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.