Shënim: Taçi, Berisha, Alievi, dhe Shqipëria si principatë azerbajxhanase

Postuar në 06 Tetor, 2012 03:58

Më poshtë po rendis disa citime të drejtpërdrejta, pa koment, me bindjen se lexuesi do të arrijë në përfundimin se titulli i këtij shënimi është një konkluzion logjik i kalimit në sitë të këtyre citimeve si dhe fotos bashkangjitur, ku Berisha i ka mbledhur këmbët si një nxënës i trembur para mësueses dhe Alievi i ka hapur si një vezir turk.

Resublica.al; “Letër e Kokalarit për Frank Wisner: Privatizimi i Albpetrolit si i ARMO-s?”: “Do më falni që po bëhem cinik, Frank, por Patton Boggs u mor edhe me privatizimin e ARMO-s, dhe ne e dimë sesi përfundoi ai. Apo ndoshta s’e dimë?”, pyet Kokalari. (http://www.respublica.al/artikuj/2012/10/01/leter-e-kokalari... )

Resublica.al: Fakti që përfaqësuese e bankës azerbajxhanase në gjyq ishte një avokate shqiptare e quajtur Erinda Ballanca, tregon se çështja është më e thellë. Kjo avokate është shumë e afërt me Berishën – ajo e mbrojti atë në gjyqin me Aneta Ramën (të ëmën e Edi Ramës). Nga ana tjetër dihen edhe lidhjet e ngushta të Taçit dhe pronarëve të Credins-it me familjen Berisha. Më tej, dihen edhe lidhjet e ngushta të Berishës me Presidentin e Azerbajxhanit. Duket se, i gjendur në një trekëndësh të tillë, Berisha ka vendosur të përkrahë mikun e tij azerbajxhanas... (http://www.respublica.al/artikuj/2012/08/09/a-po-i-shet-beri... )

Raporton TCH: Aksioneri më i madh me 51 për qind është biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi përmes një kompanie që ka ngritur në Singapor me emrin 'Hyppo Oil', ndërsa 49 për qind zotërohen nga amerikanët e 'Silk Road'. "Kompania 'Hyppo Oil" me baze ne Singapor, e cila eshte 100 per qind ne zoterim te Rezart Taçit", tha vete Rezart Taçi. Në vitin 2008, përmes një skeme të ngjashme, Rezart Taçi bleu ARMO-n. Edhe atëherë u fol se blerësi ishte një kompani amerikane, por pas privatizimit amerikanët nuk u dukën më në tiranë dhe blerësi rezultoi biznesmeni shqiptar. Me kete privatizim, Rezar Taci behet pronar pervecse i ARMO-s edhe i 'Albpetrol', duke zoteruar te gjitha te drejtat e pasurive te mbitokes dhe nentokes ne gaz dhe karburante..." (http://www.respublica.al/artikuj/2012/10/05/rezar-taci-prona... )

Raporton TCH: Jashtë kamerave, në ambientet e KiE-së në Strasburg, deputeti Shpëtim Idrizi sqaroi për TCH se Azerbajxhani kishte lobuar fort, duke justifikuar votën e delegacionit shqiptar kundër rezolutës dhe pro amendamentit problematik [amendamenti numër 2] thjesht me solidarizimin ndaj kërkesave të Azerbajxhanit. (http://www.gazetatema.net/web/2012/10/06/shqiperia-pro-azerb... )

Raporton TCH: “Amendamenti “magjik”, amendamenti numër 2, minonte të gjithë institucionin e Këshillit të Evropës, pasi aty thuhej se u takon vendeve anëtare të përcaktojnë vetë “të burgosurit politikë”, rast pas rasti, e për raste të veçanta mund t’i referohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut se kush mund të quhet “i burgosur politik”. Për më shumë, amendamenti thotë se Asambleja Parlamentare nuk mund të përcaktojë bazën e të drejtave dhe lirive të njeriut, ndërkohë që kjo është ajo që ne bëjmë këtu për çdo debat e rezolutë, pra dëmtonte gjithë institucionin. E padyshim që është diçka për të cilën Shqipëria duhet të ndihet e turpëruar sepse ka dhe Presidencën”, deklaroi Mailis Reps, anëtare e komisionit të ligjeve dhe të drejtave të njeriut në Këshillin e Europës. (http://www.gazetatema.net/web/2012/10/06/shqiperia-pro-azerb... )

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by I-Liri (not verified) on

Perse valle, kaq i bindur ndaj azereve ? Arsye ekonomike ? Politike ? Apo lidhjet e vjetra , UDB, KGB....? Te dyja kembet ne nje kepuce...!!!

Submitted by RP (not verified) on

keta thone se me mire Taçi sesa nje i huaj.Ok,por Taçi a eshte vertet pronar i pones se tij apo nje prestanom?Jam kurioz te di sesi Taçi e filloi bisnesllekun,se mos ia dal edhe une?Nje kamarier me gjithe bakshishin me te çmendur mund te bente maksimumi nje benzinate e jo te privatizonte rafineri dhe kompani nafte.Sa kompetence ka Taçi ne gjeologji dhe industrine refinuese?Ka ndonje diplome?Se hajde de,kamariere te mençur ka bota plot,por ata kur bejne ndonje lek ngrejne restorant e jo rafineri nafte,se nuk eshte kaq e thjesht sikur te blesh nje trapano elektrike e te shposh 20 cm shtuf e te nxjerresh nafte.Hajde Taço,mos t'i ka dhene ndonje Berluske ato parate?Po Berluske Vuçidoli ama!

Submitted by reformer (not verified) on

Ne te gjitha variantet e mundshme, Taci eshte vetem nje ndermjetes. Ai nuk ka kaq shume para sa te bleje Albpetrolin. Pra ai eshte ndermjetesi ne shitjen e pasurise.

Ajo qe po ndodh eshte qe ne vend qe qeveria te dale dhe t'ja shese dikujt, te marre parate dhe ti fuse ne arke, ajo ja ka besuar Tacit shitjen dhe do ti marre parate ne varesi te suksesit qe do te kete Taci.

Nderkoha Taci eshte falur disa here dhe mendoj se mund te falet serisht edhe nese do ta marre nje pjese te madhe te parave dhe ta depozitoje ne emrin e tij personal ne ndonje banke te botes. Me nje fjale kemi nje kandidat te ri per tu bere Xhaferr. Populli nuk humbet asgje ne kete rast, sepse keto para as i ka pare as ka per ti pare ndonje here.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.