Është krejt në dorën tonë. S’ka ku të vejë gjetkë… Edhe sikur ta poshtërojnë, nuk guxon...

Postuar në 03 Tetor, 2012 07:04

Historiani Arben Puto, në një analizë në numrin e sotëm të së përditshmes Gazeta Shqiptare trajton etapat e arratisjes së Zogut. Në analizë shkruhet se një numër marrëveshjesh të lidhura në mars 1936 i dhanë siguri mbretit Zog se kishte marrë një garanci të fortë, si për vete, ashtu edhe për zhvillimin e vendit pa shumë kokëçarje. Atmosfera e vetëkënaqësisë dhe euforisë arrin kulmin me martesën e Zogut me Geraldinën në mars 1938. Ftoi si dëshmitar kontin Ciano, të cilin mendonte se e kishte bërë mik personal. Ardhja dhe qëndrimi me rastin e festës i dha rast Ciano-s për të bërë një sondazh konkluziv. Menjëherë pas kthimit ai do të shkruante në ditarin e tij se çështja shqiptare tani duhej zgjidhur në mënyrë integrale.

“Me braktisjen e vendit Zogu poshtëroi veten, por edhe Shqipërinë. Ciano do mburrej që kishte fabrikuar Shqipërinë pa e shkrepur fare”, shkruan Puto dhe përshkruan më pas shtegtimin e A.Z. me suitën e tij prej 113 vetash për ca kohë në Greqi, ku u ndesh me shqetësimin e autoriteteve greke se mos kjo gjë do të zemëronte Romën. Më pas ai u zhvendos në Turqi ku presidenti Inonu i drejtoi një vërejtje – (“edhe pesë ditë të kishe luftuar duke u tërhequr në male mund ta kishte ruajtur sadopak prestigjin) - sipas hulumtimeve të Putos.Në vijim bën kërkesë për t’u zhvendosur në Londër, por autoritetet britanike donin të dinin se sa i siguruar ishte Zogu nga ana financiare. U mor vesh se duke ikur nga Shqipëria Zogu kishte “rregulluar” të merrte me vete shtatë arka me flori. Kërkesa e tij për tu strehuar në këtë vend u pranua, por Zogu nuk u zhvendos menjëherë. Ai provoi ta gjente në Paris përkrahje. Kryeministri Daladier në bisedë me ambasadorin anglez thotë se: “Nuk e kishte ndërmend të lejonte vendosjen në territorin francez të një gangsteri të tmerrshëm që kishte marrë ryshfete nga Italia”. Ra përsëri në “duart” e anglezëve…

Nga pikëpamja zyrtare, gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij, Zogu ka qenë trajtuar si azilant. Ai nuk kishte as “imunitetin” e sovranit dhe as “imunitetin diplomatik”. Puto zbulon se në një nga dosjet e vitit 1941 mund të lexohen këto shënime tejet poshtëruese për mbretin Zog nga ndihmës sekretari britanik O.Surgent: “Mund të mos bëhemi merak për atë që thotë. Është krejt në dorën tonë. S’ka ku të vejë gjetkë… Edhe sikur ta poshtërojnë, nuk guxon as të pështyjë se i bie mbi fytyrë”.

Comments

Submitted by Marsi (not verified) on

Komunistet qe te flasin per histori, ky artikull i Putos eshte subjektiv dhe plot me tone emocionale. Dhe me pasaktesira por thjeshte mendime. Madje dhe citimet i ka te shtremberuara dhe te interpretuara. Po dhe Idi Amin ne Ugande mburrej qe kishte thyer Perandorine Angleze (britanike) dhe qe ishte mbret i tokes dhe detit dhe cdo lloj shtaze por ne fund ishte nje mjeran... te marresh per baze ditarin e Kontit Ciano qe u poshterua bashke me Musolinin si zara te Hitlerit, e pra Zogu s'pranoi ta bente kete gje, te ishte zar i Musolinit!

Madje me duket pak qesharake qe keta historiane flasin ne nje kohe kur jane thyer mitet. Zogu kishte gabimet e veta ne menyren se si manaxhoi politiken e brendshme dhe se si tentoi ta rriste ekonomine thjeshte duke krijuar varesi nga Italia. Po sot borxhet e Bankes Boterore, FMN e vendeve te BEse a nuk te bejen po aq skllav?

Submitted by astrit (not verified) on

Mua me duket se kjo qe shkruani ju nuk i heq asgje argumentit te artikullit: 1) A. Puto mund te jete komunist, por kjo nuk do me thene a priori se nuk ka te drejte. Ose ju nuk jepni asnje argument perse ai nuk duhet te riprodhoje ato qe ai thote se ka lexuar. 2) Qeveria e sotme nuk eshte e mire dhe se eshte zhytur me borxhe deri ne gryke. Pra po aq ose me teper se Zogu. Kjo mund te beje qeverine e sotme me te keqe sesa ajo e Zogut, por a e ben kjo Zogun burre me te mire???

Submitted by Leonardo (not verified) on

Dhe ajde bëjë tëtijë Zogu bust për të treguar se si është një anë e monellës bravo turkut e ky është turpi i kombit tonë që nga momenti që u vet shpallë mbret deri në momentin që mori të gjithë floririn dhe mbathi opingat për të ikur si një hajëdu ordinerë turp i madh

Submitted by Relapso (not verified) on

Na pelqen apo s'na pelqen, Puto keto i ka me dokumente. Dihet se Zogu nuk gezonte ndonje respekt ne qarqet diplomatike europiane. Tek e fundit nuk ishte i vetmi. Me gjeni nje politikan shqiptar qe te jete respektuar ndonjehere nga keto qarqe!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.