Historia e një personazhi historik apo e një monumenti kulturor? – pyet Artan Puto që bashkë me Lubonjën ka rishkruar ‘Skënderbeun’

Libri i Oliver J. Schmitt për Skënderbeun, botuar pesë vjet më parë në Tiranë, shkaktoi polemika të ashpra, duke u shndërruar një debat shkencor e serioz mbi figurën historike të tij. Por doli në pah edhe paaftësia për të debatuar me opinione të ndryshme. Sipas historianit Artan Puto kjo çon te fakti që ende në Shqipëri, ekziston një histori zyrtare, një kulturë zyrtare, të cilën nuk mund ta sfidosh lehtë, sepse mund të etiketohesh sikur ke plane “antishqiptare” në kokë. Në një intervistë në shtypin e sotëm Artan Puto thotë se është punuar dy vjet për një numër të revistës “Përpjekja” posaçërisht për Skënderbeun. Ky numër u përgatit nga Fatos Lubonja, Artan Puto, Holta Vrioni dhe Albana Rexhepaj. Por kritikat e historisë, kulturës zyrtare në Shqipëri dhe e mentalitetit romantik e nacionalist që e përshkon atë, nuk ndalin me kaq. Në 9 tetor në Tiranë promovohet libri “Historia e shqiptarëve, gjendja dhe perspektivat e studimit”, e përgatitur nga Oliver J. Schmitt dhe Eva Anne Frantz.
Shkruan Puto: “Ende në Shqipëri ekziston një histori zyrtare, një kulturë zyrtare, të cilën nuk mund të sfidosh lehtë, sepse mund të etiketohesh sikur ke plane “antishqiptare” në kokë. Ekzistenca e një historie dhe kulture të tillë e bën mjaft të vështirë për ata që jetojnë në këtë vend të marrin njohuri të reja mbi historinë e vendit të tyre. Trajtimi që i bëhen ende figurës së Skënderbeut në Shqipëri ndihmon për ta mitologjizuar atë, dhe në fund publiku nuk mëson historinë e një personazhi historik, por atë të një monumenti kulturor. Me këtë që them nuk dua të mohoj atë që është shkruar nga studiuesit vendas për Skënderbeun, sepse ai është një korpus studimesh që nuk mund të mos merret në konsideratë, por fryma e tyre në pjesën dërrmuese është e përçuar nga romantizmi nacionalist, të cilit në Evropën ku duam të shkojmë i ka kaluar koha, të paktën në studimet akademike. Pra, në thelb Skënderbeu ne na është ofruar si një personazh-mit, për të cilin duhet të jemi krenarë, por nuk kemi dije të sakta...” – Re.Pu
Comments
Paskan punuar dy vjet per te

Paskan punuar dy vjet per te pergatitur kete numer te "Perpjekjes"? Çudi! Gjysma e artikujve ne kete numer, si ai i Lubonjes, Schmitt-it, Nekes e Hatibit, jane shkrime publicistike dhe jo historiografike, artikulli i Danit eshte nje recension mbi librin e Plasarit, qe te le pershtypjen e forte se autori e ka lexuar perciptazi ate liber, ndersa gjysma tjeter jane ribotime punimesh te vjetra. Artikulli i Johalasit eshte botuar se pari 30 vjet me pare ne greqisht dhe italisht. Artikulli Miracco-s eshte nxjerre nga nje liber i tij per "Keshtjellen" e Kadarese, botuar disa vjet me pare ne italisht, qe nuk ka te beje fare me Skenderbeun. Artikujt e dy historianeve turq jane gjithashtu ribotime punimesh te vjetra, te njohura e te cituara nga historianet tane. E ku jane te rejat "shkencore" qe sjell ky botim?

As Puto e as Lubonja nuk e

As Puto e as Lubonja nuk e kanë rishkruar Skënderbeun. Edhe të donin ta bënin, s'e bëjnë dot.

Ajo që duket se kanë dashur të bëjnë me këtë numër është që të paraqesin në gjuhën shqipe disa artikuj shkencorë për të dhënat historike për Skënderbeun dhe kohën e tij. Sa ia kanë arritur kësaj, kjo do të shihet pas leximit.

Disa nga artikujt në fjalë sigurisht që njihen, por në shqipe nuk është kujdesur njeri t'i sjellë deri më sot.

Pjesa tjetër e numrit, duket të jenë artikuj (jo detyrimisht publicistikë: kjo pritet ende të shihet) që pasqyrojnë aspekte të mitit të Skënderbeut në kulturën shqiptare; kjo pjesë duket se është trajtuar kryesisht nga shqiptarë.

Nuk duket të ketë deri këtu ndonjë element që të shkaktojë ndonjë habi, për sa kohë revistat e specilaizuara i mungojnë lexuesit, apo ndonjë furtunë, për sa kohë nuk po pretendohet të trajtohet ndonjë scoop historik.

Add new comment